Minosi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Koha e vjetër, shumë personazhe nga mitet i ka konsideruar personalitete historike. Disa me plot seriozitet, ndërsa të tjerët me dyshime indiferente. Në rastin e Minosit historianët kanë qenë të bindur se në të vërtetë ka ekzistuar dhe se ka qenë mbret i fuqishem në Kretë dhe se ka sunduar në pallatin madhështor në Konos. Poqese këtu janë paraqitur paqartësi ato kanë të bëjnë, para së gjithash, me origjinën e tij. Tukididi, për shembull e konsideronte grek, por sipas Herodotit, nuk ka qenë me origjinë greke. Sipas mitit ka qenë vetëm gjysmë grek, deri sa nga ana tjetër ishte nga Azia e Vogël. E ëma e tij, Europa ishte e bija e Agenorit, mbretit të Sidonit dhe asaj bukuroshje, sa qe na të u dashurua edhe vetë Zeusi dhe i shndërruar në dem e rrëmbeu dhe çoi në Kretë.
Skeptrin e ka fituar Minosi drejtpërdrejt prej Zeusit dhe me te rëndom takohej në vendlindjen e zotit suprem (në shpellën e malit Dikta) për t'u këshilluar me të rreth ligjeve dhe sundimit. Prandaj sundonte me mençuri dhe drejtësi. Si mbret i tokës ujëdhesore nuk shkapërderdhte paratë për ndërtimin e mureve dhe të fortifikatave bregdetare, por e ndërtonte mbrojtjen e fuqishme: flotën e madhe e cila prej së largu mund ta pengonte depërtimin e armikut, të zmbrapsë dhe ta bëjë të pamundshëm çdo sulm në ujëdhesë. Minosi i ndërtoi edhe disa baza detare në ujëdhesa të afërta dhe të largta (më vonë edhe në bregun grek) dhe kështu u bë sundues i vërtetë i detit. Nën mbrojtjen e flotës se vet detare, e cila u bë frikë ë tmerr për armiqtë cubat, e ka zhvilluar tregtinë e jashtme e cila Kretës i sillte begati dhe mirëqenie.
Minosi i ka mbajtur lidhjet me shumë qytete greke dhe lidhje miqësore ka pasur veçmas me Athinën. Shenja e kësaj miqësie ishte edhe pjesëmarrja e Androgeut, djalit të tij në lojërat athinase. Mirëpo, kur Androgeu në to fitoi shpërblimin e parë, Egjeu, mbreti athinas, i cili disi në mënyrë të tepruar dhe të njëanëshme anonte për përfaqësuesit e Athinës, nga xhelozia e mbyti. I shtyrë nga ky akt Minosi u nis me flotën e vet kundër Athinës dhe e detyroi Egjeun që për dëmshpërblim për djalin çdo nëntë vjet t'ia dërgojë shtatë djelmosha dhe shtatë vajza dtu ta pranojë pozitën e nënshtruar të tij ndaj Kretës.
Në Kretë sipas të drejtës së hakmarrjes, athinasit e rinjë kanë qenë të detyruar të vdesin: Minosi ia hudhte përbindshit Minotaur, i cili i lindi mu në kohën e ekspeditës së tij kundër Athinës. Thënë më saktësisht ia ka lindur gruaja e tij, Pasifea, e cila më parë i ka lindur katër djem (Androgeun, Deukalionin, Glaukun dhe Katreun) dhe dy vajza (Adrianën dhe Fedrën). I ati i Minotaurit ishte demi i shenjtë dhe Minotauri, në përputhshmëri me pamjen e babës së vet ishte përbindësh: ka pasur trupin e njeriut dhe kokën e demit. Minosi e ka dënuar rreptë gruan e pabesë, ndërsa Minotaurin, i cili iu dhimbs, e la të jetojë pasi që ai nuk ka qenë fajtor për nënën e pabesë. Megjithatë, Minosi vendosi që ta fshehë nga sytë dhe përgojimi i botës. Urdhëroi që për të ta ndërtojë një labirint të madh në të cilin e mbylli. Labirintin e ndërtoi Dedali, arkitekti dhe shpikësi i shquar. Në labirint Minotauri jetoi derisa vdiq. E vrau Tezeu, kreshniku i Athinës.
Kur Dedali e kreu labirintin, Minosi ishte më se i kënaqur dhe Dedalin e shpërbleu në mënyrë mbretërore. Pastaj i jipte detyra gjithnjë e më të reja, dhe, më në fund, i propozoi që përherë të vendoset në Kretë. Dedali nuk e pranoi ofertën, ndërkaq Minosi ia ndaloi që ta braktisë ujëdhesen. Poashtu ia ka ndaluar largimin edhe djalit të tij, Ikariusit. Me siguri se frikësohej se do ta tregojnë fshehtësinë e ndërtesës ose që dikund gjetiu mos ta ndërtonin mrekullinë e ngjashme botërore. Për këtë arsye pra Dedali vendosi që së bashku me Ikariusin të ikë. Nëpër det këte nuk ka mundur ta bëjë për arsye se atje ishin në roje anijet e Minosit. E vetmja mundësi andaj Dedalit i mbeti rruga ajrore. Prej puplave të shpezëve i bëri dy parë krihë,ia mbërtheu Ikariusit dhe vetes për duar dhe pastaj fluturuan sikur shpezët. Ikariusi nga dëshira për lartësi deri te të cilat deri më atëherë askush nuk ka fluturuar, u ngrit tepër afër diellit dhe nga zjarri i tij u shkri dylli me të cilin ishin të ngjitura puplat, kështu që Iikariusi ra në det, ku edhe u mbyt. Dedalit i shkoi përdore që të fluturojë deri në Sicili. Atje hyri në shërbim të mbretit Kokal i cili e pranoi miqësisht.
Minosi, i pëzmatuar e kërkonte gjatë, por pa sukses Dedalin. Kur, më në fund, detektivët e tij morën vesh se Dedali gjendej në Sicili, Minosi luti Kokalin që t'ia dorëzojë. Kokali i përgjegji në mënyrë të papërcaktuar. Minosi e mobilizoi flotën e vet dhe vetë u nis në Sicili. Dedali u përgatit për ardhjen e Minosit. Me pëlqimin e heshtur të mbretit Kokal, në banjo të pallatit mbreteror e bëri një instalim të fshehtë, dhe kur Minosi, sipas zakonit të tij, në mbrëmje hyri për t'u larë, e lëshoi ujin e vluar. Mjeku e konstatoi vdekjen nga paraliza e zemrës, ndërkaq Kokali, sa për sy e faqe i tronditur thellë për vdekjen e papritur, Minosit ia organizoi varrimin madhështor.
Kështu i erdhi fundi Minosit, mbretit të famshëm të Kretës. Kështu kanë menduar dhe besuar të gjithë historianët antikë duke e përfshirë edhe Diodorin e Sicilisë, i cili që ne shek. para e.s. e përshkruante vendin, ku ka qenë Minosi i varrosur dhe se si, sipas dëshmive të dëshmitarëve që e kanë parë me sy, kanë qenë të eks-humuara mbeturinat e trupit të tij.
Ndoshta mund të na zihet për të madhe për shkak të të dhënave të shumta për Minosin, nuk jemi të detyruar të merremi edhe me historinët antikë. Tek e fundit mjafton edhe ajo që për të ka shkruar Homeri dhe përpunuesit e tjerë të miteve antike. Mirëpo, çështja nuk është aq e thjeshtë. Me emrin e Minosit merren edhe hulumtueist modern. Në vitin 1900, arkeologu anglez, Artur Evansi, në kodrinën Kefala (përafërsisht 5 km. në jug të Iraklionit, kryeqytet të Kretës, pikërisht në vendin, ku sipas Homerit, qysh në vitin 1883 e ka përcaktuar zbuluesi i Trojës, Hajnrih Shliman, i zbuloi gërmadhat e pallatit të madh. Gjatë gërmimeve i zbuloi shumë oda, shkallë, salla me shtylla, përveç kësaj edhe piktura murale, qeramikë, mbeturina të stabilimenteve etj., që më në fund përputheshin me përshkrimet e Homerit. Simbole të shumta në formë të brirëve të demit dhe piktura të tija e dëshmonin kultin e demit. Por kurrfarë gjurme të mureve nuk gjeti. Nga kjo përfundoi se ky qytet, kryeqendër e mbretërve të shtetit ujëdhesor është dashur të mbrohet ndryshe: me DHE MINOSI THA: n e Knososit Evansi ka gërmuar më se trddhjetë vjet me ekipe të tëra ekspertësh. Ka depertuar deri te shtresat e saj më të lashta dhe historinë e tij tekstualisht e lexoi nga guri. E ka ndarë në tri epoka të mëdha (3000-1200 para e.s.), që e quajti "minoike". Arkeologët e tjerë i kanë gërmuar pallatet që i përmendin mitet greke lidhur me Minosin dhe pasardhësit e tij në fron. Mirëpo, askund nuk e kanë zbuluar dëshminë e drejtpërdretë që flet për ekzistencën historike të mbretit të Kretës që kishte për t'u quajtur Minos, por e zbuluan bërthamën historike të tregimit që ka të bejë me të.
Kërkimet e Kretës antike dhe të përmendoreve të Kretës as për së largu nuk përfunduan. Në vitin 1952 i shkon për dore anglezit. M. Ventris ta lexojë njërin prej tri llojeve të shkrimit të Kretës (i ashtuquajturi shkrimi linear "B "). U tregua se tekstet e shkruar me këtë janë në gjuhën e lashtë greke dhe se për nga koha janë nga e ashtuquajtura periudhë e re minoike (përafërsisht prej viteve 1580-1200 para e.s.).