[go: up one dir, main page]

Jump to content

Massimiliano Fuksas

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Massimiliano Fuksas (lindur në 9 janar 1944) është një arkitekt Italian.

Massimiliano Fuksas

Me origjinë lituaneze, Massimiliano Fuksas ka lindur në Romë në vitin 1944, ku ai u diplomua në arkitekturë në Universitetin "La Sapienza" në vitin 1969. Në vitin 1967 hapi studion e tij në Romë.

Nëpërmjet arkitekturës së tij, të zhvilluar gjatë viteve, ka ndikuar arkitektë shumë të rinj në Itali dhe në Evropë.

Massimiliano Fuksas është fokusuar kryesisht në realizimin e veprave publike, duke përfshirë ndërtesat universitare dhe komplekset e mëdha urbane. Mënyra e tij e projektimit është zhvilluar përmes një procesi intensiv që zhvillohet nga një seri modelesh tre-dimensionale transferuar pastaj në dy-dimensionale dhe në fund të realizuara.

Ka provuar aftësinë e tij në "skalitjen" dhe krijimin e objekteve në shkalle të ndryshme, të tilla si "Muzeu i Graffiti-t" në Francë dhe "Kullat Binjake" në Vjenë, që vizatojnë një profil të ri urban për qytetin.

Projektet e tij karakterizohen nga një hulumtim i vazhdueshëm në materiale të reja dhe teknika të reja të prodhimit. Me rëndësi të veçantë është gjithmonë orientimi dhe lidhja me kontekstin.

Twin Tower, Vienë
Qendra Peres për Paqe, Izrael
FieraMilano , Rho-Pero, Milano
  • 1998 Vitruvio a la Trayectoria, në Buenos Aires
  • 1999 Grand Prix d'Architecture Française
  • 2000 Accademico Nazionale di San Luca, Itali
  • 2000 Commandeur de l'Ordre des Arts et des Lettres de la République Française
  • 2002 Honorary Fellowship of the American Institute of Architects
  • 2006 Honorary Fellowship of the Royal Institute of British Architects, Londër
  • 2011 Ignazio Silone International Prize for Culture, Romë