[go: up one dir, main page]

Jump to content

Mërgimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mërgimi i NapoleonitShën Helenë nga Franc Josef Sandman (1820).
Nata e Parë në Mërgim – Kjo pikturë vjen nga një seri që ilustron Ramajana, një poemë epike hinduje. Në të paraqitet princi Rama, i cili është i dëbuar gabimisht nga mbretëria e të atit, i shoqëruar vetëm nga gruaja dhe vëllai i tij.
Danteja në mërgim nga Domeniko Petarlini.

Mërgimi ose dëbimi, është kryesisht dëbim penal nga vendlindja e dikujt, dhe së dyti mërgim ose mungesë e zgjatur nga atdheu i dikujt ose nën detyrimin e rrethanave ose rreptësinë e ndonjë qëllimi të lartë. Zakonisht personat dhe popujt vuajnë nga mërgimi, por ndonjëherë qeniet shoqërore si institucionet (p.sh. papati ose qeveria) detyrohen të largohen nga atdheu i tyre.

Në ligjin romake, exsilium (mërgimi) shënonte si mërgimin vullnetar ashtu edhe dëbimin si një alternativë dënimi ndaj atij me vdekje. Dëbimi ishte mërgim i detyruar dhe sillte humbjen e përjetshme të shtetësisë dhe pronës. Ulja në status ishte një formë më e butë e dëbimit, e cila ruante shtetësinë dhe pronën e subjektit.[1]

Termi diasporë përshkruan mërgimin në grup, vullnetar dhe të detyruar. "Qeveria në mërgim" përshkruan një qeveri të një vendi që është zhvendosur dhe argumenton legjitimitetin e saj nga jashtë atij vendi. Mërgimi vullnetar shpesh përshkruhet si një formë proteste nga personi që e pretendon atë, për të shmangur përndjekjen dhe ndjekjen penale (siç janë akuzat tatimore ose penale), një akt turpi ose pendimi, ose izolimi i vetes për të qenë në gjendje t'i kushtojë kohë një qëllimi të caktuar.

Neni 9 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë se "askush nuk duhet t'i nënshtrohet arrestimit, ndalimit ose mërgimit arbitrar".

  1. ^ William Smith (1890), "Banishment (Roman)", Dictionary of Greek and Roman Antiquities (bot. 3rd), fq. 136–137 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)