[go: up one dir, main page]

Jump to content

Isfahani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Isfahan)
Isfahani
اصفهان
Qytet
Nofkat: 
Nesf-e Jahān (gjysma e botës)
Popullsia
 • Gjithsej1.583.609

Isfahan ose Esfahan (Persisht: اصفهان‎‎) është qyteti i tretë më i madh në Iran, ndodhet rreth 340 kilometra në jug të Teheranit. Në regjistrimin e popullsisë në vitin 2006, Isfahani kishte 1,583,609 banorë. Isfahani është qytet i famshëm për arkitekturë islamike me vende të bukura, xhamia dhe minare. Sheshi Nagsh-e Xhahan është sheshi më i madh në botë. Qendra tregtare në Isfahan është qendra e pestë më i madh në botë.

Qyteti është i vendosur në fushat e harlisura të lumit Zayanderud në rrëzë të vargmalit Zagros. Mali më i afërt është Mali Soffeh (Kuh-e Soffeh), në jug të qytetit.

Isfahani ka një klimë të ftohtë shkretëtire (Köppen BWk). Asnjë pengesë gjeologjike nuk ekziston brenda 90 kilometrave në veri të Isfahanit, duke lejuar që erërat e ftohta të fryjnë nga ky drejtim. Pavarësisht nga lartësia e tij, Isfahan mbetet i nxehtë gjatë verës, me maksimumin tipikisht rreth 35 °C. Sidoqoftë, me lagështirë të ulët dhe temperatura të moderuara gjatë natës, klima është mjaft e këndshme. Gjatë dimrit, ditët janë të freskëta, ndërsa netët mund të jenë shumë të ftohta. Bora bie mesatarisht 7.8 ditë çdo dimër. Lumi Zayande fillon në Malet Zagros, duke rrjedhur nga perëndimi përmes zemrës së qytetit, dhe më pas shpërndahet në ligatinën Gavkhouni. Mbjellja e pemëve të ullirit në qytet është e dobishme nga ana ekonomike, sepse është në përputhje me mungesën e ujit.

  1. ^ "Sisterhoods". Isfahan Islamic Council (në anglisht). 2005. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2007. Marrë më 2007-12-04.
  2. ^ "Saint Petersburg in figures – International and Interregional Ties" (në anglisht). Saint Petersburg City Government. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2009. Marrë më 2008-07-14.
  3. ^ "ԵՐԵՎԱՆԻ ՔԱՂԱՔԱՊԵՏԱՐԱՆՊԱՇՏՈՆԱԿԱՆ ԿԱՅՔ" [Jerevani duke zgjeruar marrëdhëniet e tij ndërkombëtare] (në armenisht). yerevan.amwww.yerevan.am. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2013. Marrë më 2013-08-05.