[go: up one dir, main page]

Jump to content

Historia e Italisë

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Petroglif në Nadro
Italia në vitin 1000

Italia, e bashkuar në 1861, ka kontribuar ndjeshëm në zhvillimin kulturor dhe social në të gjithë zonën e Mesdheut. Shumë kultura dhe civilizime kanë ekzistuar aty që nga koha parahistorike.

Origjina e historisë italiane mund të ndiqet që në shekullin IX p.e.s., periudhë kjo gjatë së cilës vihet re prania e fiseve Italike në zonën që sot njiohet si Italia qendrore. Sipas karakterit gjuhësor ata ndahen në Oskanë, Umbrianë dhe Latinë. Më vonë kultura latine u bë dominante, në kohën kur Roma doli si qytet dominant rreth 350 p.e.s. Qytetërime të tjera para-romake përfshijë Magna Graecia në jug të Italisë dhe qytetërimin e hershëm etrusk, i cili lulëzoi në mes të viteve 900 dhe 150 para Krishtit në qëndër e në veri të Italisë, në luginën e lumit Po, Latium dhe Kampania.[1]

Pasi Perandoria dhe Republika Romake dominuan këtë pjesë të botës për shumë shekuj, erdhi një Itali në të cilën njerëzit do të lënë kontribute të pallogaritshme. Disa nga këto kontribute çuan në zhvillimin e filozofisë evropiane, shkencës e artit gjatë Mesjetës dhe Rilindjes. E qeverisur nga qytet-shtete gjatë periudhës së mesjetës dhe Rilindjes, gadishulli italian do të ndiejë edhe pushtimin e huaj. Pjesë të Italisë ishin aneksuar nga spanjollët, perandoria austriake dhe Napoleoni, ndërsa Vatikani mbante kontrollin mbi pjesën qendrore të tij, para se gadishullit italian të e çlirohej e të bashkohej përfundimisht.

Në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit shekullit XX,ose Mbretëria e re italiane, vendi ndërtoi një perandori koloniale, suke kolonializuar pjesë të Afrikës, dhe vendet përgjatë Mesdheut. Italia pësoi humbje të mëdha në Luftën e Parë Botërore, por doli në anën e fituar. Fashistët, të udhëhequr nga Benito Mussolini, morën përsipër të ngrinin një diktaturë autoritare në vitet 1922-1943. Mussolini zhduk mafian në Italinë e jugut duke vrarë krerët e saj. Italia ishte një partner i vogël i Gjermanisë naziste dhe JaponisëLuftën e Dytë Botërore. Gjatë kësaj kohe, Italia sulmon e pushton Mbretërinë e Shqipërisë dhe Etiopinë.

Në 1946, për shkak të një referendumi, Mbretëria e Italisë u hoq,[2] dhe më 2 qershor 1946 lindi e Republika Italiane. Gjatë viteve 1950 dhe 1960 Italia pa një periudhë të modernizimit të shpejtë dhe të rritjes ekonomike. Qysh atëherë, Italia ka qenë një nga vendet themeluese, ose që u është bashkuar,disa organizatave të tilla si Komuniteti Ekonomik Europian, i cili më vonë u bë Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, NATO-s, UNESCO, G7, e cila më pas u bë G8-ës, G20, dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Italia aktualisht renditet si një fuqi rajonale,[3][4][5][6][7] dhe sipas studimeve renditet si fuqia e 11 kombëtare më e madhe në mbarë botën.[8]

  1. ^ The topic of the "League of Etruria" is covered in Freeman, pages 562-565. The league in northern Italy is mentioned in Livy, Book V, Section 33. The passage also identifies the Raetii as a remnant of the 12 cities "beyond the Apennines." The Campanian Etruscans are mentioned (among many sources) by Polybius, (II.17). The entire subject with complete ancient sources in footnotes was worked up by George Dennis in his Introduction. In the LacusCurtius transcription, the references in Dennis's footnotes link to the texts in English or Latin; the reader may also find the English of some of them on WikiSource or other Internet sites. As the work has already been done by Dennis and Thayer, the complete work-up is not repeated here.
  2. ^ "History of ITALY". Historyworld.net. Marrë më 2010-04-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "jstor.org". Links.jstor.org. Marrë më 2010-04-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ foreignaffairs.org Arkivuar 5 janar 2009 tek Wayback Machine| Ben W. Heineman, Jr., and Fritz Heimann speak of Italy as a major country or "player" along with Germany, France, Japan, and the United Kingdom, in "The Long War Against Corruption".
  5. ^ M. De Leonardis, Il Mediterraneo nella politica estera italiana del secondo dopoguerra, Bologna, Il Mulino, 2003, p. 17
  6. ^ "carabinieri.it". Translate.google.com. Marrë më 2010-04-24. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ books.google.com. books.google.com. ISBN 9780415140447. Marrë më 2010-04-24. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2011. Marrë më 2 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)