[go: up one dir, main page]

Jump to content

Historia gjeologjike e Tokës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Historia gjeologjike e Tokës, si dhe historia e njerëzimit , ndahet në njësi kohore. Një njësie të caktuar kohore të historisë gjeologjike i përgjigjet koha e krijimit të një serie më të vogël apo më të madhe të depozitimeve ( fundrrimeve) shkëmbore.Historia gjeologjike e Tokës ndahet në katër era:Era Arkaike , Era Paleozoike, Era mezozoike, Era kenozoike dhe Aluviumi .


Kjo erë ka zgjatur rreth 315milionë vjet. Në atë kohë Toka dallonte shumë nga e sotmja. Sipërfaqet e paraqitura tokësore kishin pamjen e ishujve , disa prej tyre qenë më të mëdhenj , të shpërndare rreth Ekuatorit. Gjatë kësaj kohe erdhi deri te një varg rrudhosjesh dhe midis shkëmbinjëve kryesorë nga kuarci , shkumësi , gëlqerja dhe rëra. Klima ishte e ngrohët dhe e lagët . Organizmat shumëqelizorë filluan të përhapen dhe të evulojnë , ndërsa në dete u zhvillua shumë bota e gjallë . Nëpër kontinente filluan të rriten bimët e para dhe shpejt u formuan pyje të mëdha , kurse në dete u paraqitën Ekinodermët , më vonë edhe peshqit . Pak më vonë u shfaqën ujëtokësorët , insektet , kurse pastaj edhe zvarranikët e parë.

Kjo erë zgjati 160 milionë vjet . Në fillim të gjitha kontinentet e vogla , që ekziston në periudhën e mëparshme , u bashkuan dhe formuan një kontinentë gjigant të quajtur Pangjea . Rrudhosjet më të mëdha kanë ndodhur në Amerikë , gjatë së cilave janë krijuar Malet Shkëmbore dhe Andet. Klima ishte e ngrohtë , por më e thatë se ajo e paleozoikut. Në atë kohë në tokë dominonin drurët gjethegjilpërë. Prej kafshëve zhvillimi i madhë i zvarranikëve , të cilët gjatë juraiskut çuan deri në paraqitjen e DINOZAURËVE . Para se të zhduken këta u paraqitën edhe sisorët e parë.

parakembriane (koha ose era e lashhtë) 4.570.000.000-550.000.000
paleozoiku (koha ose era e jetës së lashtë) 550.000.000-245.000.000
mezozoiku ( koha ose era e jetës së m,esme ) 245.000.000-65.000.000
kenozoiku ( koha ose era e jetë së re) 65.000.000-0