[go: up one dir, main page]

Jump to content

Kryqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kryqi është simbol i Jesu Krishtit, i Kishës dhe i të krishterëve. Me Kryqin kujtohet dhe përjetohet dashuria e madhe e Perëndisë dhe flijimi i Zotit tonë Jisu Krisht për të gjithë njerëzit, prej të Cilit rrjedh hiri, shenjtërimi dhe shpëtimi i njeriut.

Kryqi ka shumë fuqi dhe hir, sepse fuqia dhe hiri shenjtërues i Krishtit, kur u kryqëzua, i kaloi në mënyrë mistike dhe të pakonceptueshme Kryqit të Tij të nderuar, “edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit të njeriut...”. Kryqi, nëpërmjet Krishtit, nga mjet dënimi u bë mjet shpëtimi, nga simbol mallkimi u bë “zhdukje e mallkimit të lashtë”, ku dhe njerëzve iu falën mëkatet e fajet (Kol. 2:14), (Vep.13:38), (2 Korint.5:18-20). Kështu Kryqi u bë shenjë e pajtimit të njerëzve me Perëndinë, shenjë fuqie dhe mbrojtjeje, shenjë bekimi dhe shpëtimi, shenjë fitoreje mbi vdekjen, mbi sëmundjet dhe mbi demonët, prej të cilit edhe dridhen. U bë shenjë lutjeje dhe ndriçimi, shenjë paqeje dhe gëzimi, shenjë falënderimi dhe lavdërimi.

Kuptimi dhe fuqia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryqi është simbol i Jisu Krishtit, i Kishës dhe i të krishterëve. Me Kryqin kujtohet dhe përjetohet dashuria e madhe e Perëndisë dhe flijimi i Zotit tonë Jisu Krisht për të gjithë njerëzit, prej të Cilit rrjedh hiri, shenjtërimi dhe shpëtimi i njeriut.

Kryqi ka shumë fuqi dhe hir, sepse fuqia dhe hiri shenjtërues i Krishtit, kur u kryqëzua, i kaloi në mënyrë mistike dhe të pakonceptueshme Kryqit të Tij të nderuar, “edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit të njeriut...”. Kryqi, nëpërmjet Krishtit, nga mjet dënimi u bë mjet shpëtimi, nga simbol mallkimi u bë “zhdukje e mallkimit të lashtë”, ku dhe njerëzve iu falën mëkatet e fajet (Kol. 2:14), (Vep.13:38), (2 Korint.5:18-20)[1]. Kështu Kryqi u bë shenjë e pajtimit të njerëzve me Perëndinë, shenjë fuqie dhe mbrojtjeje, shenjë bekimi dhe shpëtimi, shenjë fitoreje mbi vdekjen, mbi sëmundjet dhe mbi demonët, prej të cilit edhe dridhen. U bë shenjë lutjeje dhe ndriçimi, shenjë paqeje dhe gëzimi, shenjë falënderimi dhe lavdërimi.

Të krishterët nuk e nderojnë Kryqin si një formë gjeometrike të rastësishme, por si shenjë të Jisu Krishtit. As nuk e nderojnë Kryqin në vetvete si formë, të shkëputur nga Jisu Krishti i kryqëzuar sepse kjo do të ishte me të vërtetë idhujtari. Gjithashtu, as nuk e nderojnë Kryqin të shkëputur nga Ngjallja, sepse Jisu Krishti nuk mbeti në kryq, nuk mbeti në varr, por u ngjall.

Kryqin, të krishterët, jo vetëm e nderojnë, e zbukurojnë dhe e vendosin brenda e jashtë kishës, por edhe e mbajnë atë në trupin e tyre, në ambientet kudo ku jetojnë, punojnë, studiojnë, udhëtojnë etj. E përdorin Kryqin për bekim, për ndihmë, për shërim shpirti e trupi, për largim të fuqive demoniake dhe në çdo aspekt të jetës së tyre, të gëzuar apo të hidhëruar. Bëjnë shenjën e tij mbi veten tyre, por edhe i kërkojnë priftërinjve t'i bekojnë me të dhe me shenjën e tij.

Bërja e shenjës së Kryqit mbi veten tyre është shprehje shumë e thjeshtë e një lutjeje personale si edhe një dëshmie të besimit të krishterë.

Të krishterët e bëjnë Kryqin për të shoqëruar lutjet tyre të përbashkëta në kishë, por edhe lutjet personale në shtëpi, në kishë e kudo që ndodhen. E bëjnë kur ngrihen nga gjumi dhe kur bien në gjumë, kur dalin nga shtëpia, kur kalojnë para kishave, kur fillojnë dhe kur mbarojnë aktivitetet e tyre, para dhe pas ngrënies e pirjes, në çdo lajm dhe situatë: të vështirë, të hidhëruar, të frikësuar, të gëzuar, kohë e pa kohë, kur të duan dhe sa herë të duan. Dita dhe nata e besimtarit të krishterë fillon dhe mbaron me bërjen e shenjës së Kryqit.

Berja e kryqit.jpg

Kishën Ortodokse shenjën e kryqit e bëjnë në këtë mënyrë: Fillimisht, bashkohen tre gishtërinjtë e parë të dorës së djathtë (fig.1), duke pohuar kështu besimin në një Perëndi Triadik, që është njëkohësisht tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Dy gishtërinjtë e tjerë, që takojnë tek pëllëmba (fig.1), simbolizojnë dy natyrat e Zotit tonë Jisu Krisht: atë hyjnore dhe atë njerëzore. Në këtë mënyrë bëhet një pohim simbolik i besimit të krishterë ortodoks. Pastaj tre gishtërinjtë vendosen në ballë (fig.2), duke treguar dashurinë ndaj Perëndisë me të gjithë mendjen dhe se i kushtohen Atij të gjitha mendimet. Pas kësaj dora zhvendoset në bark (fig.3), duke treguar në mënyrë simbolike se i kushtohen Zotit të gjitha dëshirat dhe ndjenjat. Së fundi, dora zhvendoset te supet, në fillim tek i djathti (fig.4), pastaj tek i majti (fig 5), duke pohuar kështu se edhe çdo aktivitet trupor i përket Atij.

Shenjën e Kryqit duhet bërë saktë, jo mekanikisht, jo me nxitim, por me ndjenjë, me shpresëtari, me frymë lutëse dhe pa ndrojtje. Për t’i shijuar të gjitha këto fuqi, hire, dhurata e bekime të Kryqit duhet që të kihet: besim i gjallë te Jisu Krishti dhe përulësi.

  1. ^ "Dhiata e Re". Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2019. Marrë më 11 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)