[go: up one dir, main page]

Jump to content

Kino Jusuf Gërvalla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e kinemasë Jusuf Gërvalla (2011)

Kinema Jusuf Gërvalla është kinemaja e vetme e qytetit të Pejës e cila është themeluar në vitin 1955 dhe funksionon ende si qendër kulturore. Kinemaja është emëruar pas Jusuf Gërvalla.

Kinema Jusuf Gërvalla 2019

Peja ka një kinema lokale, Kinema Jusuf Gërvalla, e cila funksionon edhe si qendër kulturore. Ajo u ndërtua në vitin 1955 me paratë e Unionit të Punëtorëve. Në atë kohë, kinemaja quhej ‘Kino Rad’ (‘Kinemaja e Punëtorëve’). Qëllimi i saj ishte të ofronte një hapësirë kulturore në qytetin e Pejës. Gjatë periudhës 1955-1998, ajo shërbeu si qendër e aktiviteteve të përbashkëta kulturore për banorët e Pejës. Aktivitetet përfshinin shfaqje të filmave më të fundit, diskutime publike, koncerte muzikore, shfaqje teatrale dhe programe për fëmijë. Kinemaja u mbyll kur filloi lufta në vitin 1998 dhe u dëmtua rëndë në vitet që vijuan, ashtu si e tërë Peja. Në vitin 2000, ndërtesa u renovua dhe u rindërtua pjesërisht. Në vitin 2001, kinemaja u hap përsëri dhe emri iu ndryshua në ‘Kinemaja Jusuf Gërvalla’ në vitin 2002. Megjithatë, aktivitetet u bënë më të rralla, për shkak të vështirësive teknike dhe mungesës së interesimit të publikut.

Në vitin 2016, me një vendim të komunës, kinemaja me të gjitha asetet e saj iu dha organizatës joqeveritare Anibar, e cila ka organizuar Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit Anibar në kinema që nga viti 2010. Qëllimi ishte të ringjallej Kinemaja Jusuf Gërvalla. Por më vonë atë vit, Agjencia Kosovare e Privatizimit e vendosi objektin në listën e objekteve për privatizim, gjë që nënkuptonte se do ta humbiste funksionin e saj publik. Megjithatë, pati reagime të ashpra kundër idesë së marrjes së këtij objekti të rëndësishëm historik e kulturor nga komuniteti lokal. Protestat i siguruan Kinemasë Jusuf Gërvalla një vend në listën e përkohshme të objekteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Kosovë.[1] Aktualisht, Kinemaja Jusuf Gërvalla funksionon si qendër kulturore që jep shfaqje të filmave, performanca muzikore, netë të poezisë, netë të lojërave në tavolinë (board games) e shumë të tjera. Ajo po ashtu ofron vizita me guidë, që ju njoftojnë me historinë e pasur të kinemasë.[2]







  1. ^ "Bioskopi". Anibar (në anglishte britanike). Marrë më 2021-04-30.
  2. ^ "Anibar International Animation Festival". Anibar (në anglishte britanike). Marrë më 2021-04-30.