[go: up one dir, main page]

Jump to content

Kamus al alam

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kamus al-a’lam është vepra më e rëndësishme dhe njëkohësisht më voluminoze e Sami Frashërit. Është enciklopedi historiko-gjeografike në gjashtë vëllime me gjithsej 4830 faqe të formatit 30 x 21 cm. Vepra është shkruar në gjuhën turke dhe një përkthim persisht u botua në dekadën e fundit të shekullit të 19 (1889-1898).

Vëllimi i parë, hapet me fjalën e botuesit të njohur Mihran Matbaasi, i cili thekson rëndësinë e këtij botimit. Pastaj vjen parathënia ku Samiu flet për karakterin e veprës së vet dhe për vështirësitë në të cilat hasi gjatë punës në këtë vepër. Flet për historinë dhe gjeografinë si disiplina të pandashme njëra prej tjetrës dhe me interes të madh. Sami Frashëri me këtë dëshmon se i njihte mirë veprat historiografike dhe gjeografike e biografike në gjuhën arabe, turke, persiane si dhe ato në gjuhën evropiane. Gjithashtu për këtë vepër ka shfrytëzuar edhe burime të tjera të ndryshme zyratre bashkohëse, me të dhëna të verifikuara për kohën.

Sipas Samiut historia është koha, gjeografia është vendi, por marrëdhëniet e këtyre dy disiplinave të diturisë janë të gërshetuara. Koha mbetet kohë, vetin mbetet vend, me ndryshime të vogla, ndërkaq njerëzit dhe botëkuptimet e tyre vazhdimisht ndërrohen, e bashkë me ta pëson ndryshime edhe bota materiale e krijuar nga njerëzit.

Autori më poshtë jep sqarimet lidhur me parimin e punës, respektivisht vë në pah rrugën si ka vepruar me emrat e vendeve a të personave, të cilëve alfabeti osman nuk u përshtatet për interpretim të drejtë. Emrat e këtillë, përveç me shkronja arabe, i dha në kllapa ose pa to edhe me shkrim latin.

Në vëllimin e parë është përfshirë shkronja alif. Këtu janë përshkruar vendet e personalitete të ndryshme të botës, të cilët në enciklopedi aleksione të tjera, me alfabet latin a cirilik, gjenden nën shkronjat A, I dhe E. Vëllimin e parë Samiu e fillon me Aa që në gjuhën kelte do të thotë ujë, dhe Ab që gjithashtu në gjuhen perse do të thotë ujë. Në këtë vend ai përshkruan edhe disa lumenj të botës, emri i të cilëve paraqet një kompozitë të formuar me anë të fjalës ujë dhe ndonjë emri tjetër, si : Penxhab, Mergab, etj. Dhe përfundon me Ahvas Abdullah poet arab i njohur si poet satirik.

Vëllimi i dytë vazhdon me shkronjën alif. Këtu gjenden emrat që fillojnë me U, O dhe Y, si : Uskotët, Ulqini, Ostrogotët, Orikumi etj. Ky vëllim përfundon me shkronjën P. Këtu është eshe për vendet : Iliria, Berati, Beogradi, Peja, Prishtina, Presheva etj.

Vëllimi i tretë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vëllimi i tretë fillon me shkronjën T dhe vazhdon deri te shkronja R. Këtu përshkruhet : Tërgovishta, Tirana, Durrësi, Dishnica, Rioli etj. Dhe përfundon me përshkrimin e një krahine të Argjentinës.

Vëllimi i katërt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vëllimi i katërt përmban shkronjat Z deri me shkronjën A, në të cilën përshkruhet edhe: Zagora, Zadrima, Semerkandi, Shijaku, Toskëria, Dangëllia etj.

Vëllimi i pestë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vëllimi i pestë vazhdon me shkronjën A, pas së cilës vijojnë shkronjat deri te L. Në vëllimin e pestë janë përshkruar : Kaçaniku, Kavaja, Kosova, Kolonja, Kërçova, Kraja, Tetova (Kallkandelen), Frashëri, Fillati, Korça, Lutfi Pasha dhe shumë vende e personalitete të tjera të rëndësishme. Ky vëllim mbyllet me përshkrimin e lumit Loire në Francë, po shkronja L do të vazhdojë edhe në vëllimin e gjashtë.

Vëllimi i gjashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vëllimi i gjashtë vazhdon me shkronjën L e deri me shkronjën e fundit J. Me këtë shkronjë përfundon Kamus al-a’lam. Në këtë vëllim, përveç tjerash, janë përshkruar edhe Luma, Lushnja, Manastiri, Myzeqeja, Mirëdita, Novo Brdo, Nikshiqi, Mosulu, Vlora, Vefik Pasha, Novi Pazari, Nishi, Janina etj.