[go: up one dir, main page]

Jump to content

Komuna e Kërçovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komuna e Kërçovës

Komuna e Kërçovës është komunë që shtrihet në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Qendra e komunës gjendet në Kërçovë.

Komuna e Kërçovës ka një pozitë gjeografike mjaft te voliteshme, ojo lidhe nepermjet ruges koridori 8 qe lidh shkupin dhe pjesen tjeter ne shqiperi

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Kërçovës jetojnë 30138 banorë.

Në pikëpamje demografike, shqiptaret përbejnë popullsinë më të vjetër autoktone, dhe për nga numri asnjëherë nuk ka qenë pakice. Ps.h. më 1889 sipas Sami Frashërit, Kazaja e Kërçovës ka pasur rreth 34000 banore prej të cilëve 14000 Shqiptar e e tjerët. Më 1921 qyteti Kërçovë ka pasur 28228 nga cilët 14454 ka qenë shëno si pravosllav kurse 13774 të besimit mysliman. Më 1994, Kërçova ka pasur 53044 banorë prej të cilët 26310 Shqiptar, 20829 Maqedonas, 3840 Turq, 1394 Romë etj. me zgjedhjet lokale 2013 u pa se populli shqiptar është shumicë me profekt komune Shqiptar.

Popullata e komunës së Kërçovës më së shumti merret me...

Kërçova, krahinë e veçantë gjeografik dhe etnografike, në pjesën qendrorë të Maqedonisë perëndimore, ka qenë e banuar qysh në periudhën më të lashtë prehistorike, të neolitit, nga popullsi bartëse të kulturës mediterane, kurse më vonë nga fise ILIRE si p.sh. Peonë, Linkestët, Deriopët, Dasaretët. Pjesa veriore e Maqedonisë ka qenë e banuar nga fiset Iliro-Trake të Dardanëve.

Kërçova për herë të parë përmendet në shekullin e dytë para erës së re gjegjësisht në kohën e luftërave Romake më mbretin të Maqedonisë Perseun, dhe atë më emrin USKANA. Ky emër i vjetër nuk mundi të mbijetojë, por u zhduk gjatë kohës së depërtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukën edhe dymbëdhjetë kështjella romake në afërsi të Kërçovës. Përveç gjurmëve të vjetra arkeologjike, të cilat deshmojne lashtësinë e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi, Arbanisec, Arbanashki në fshatrat Atishtë) mund të përmendim po ashtu varret ilire në Zajas, Trojet në Kaleshe, Manastirishten në Arangjell.

Mesjeta dhe Sundimi Osmane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me gjithë përmbytjen sllave që ndodhi në këto vise prej shek. 7 e më këndej dhe sundimit të egër bizantin, elementi autokton shqiptar nuk u asimilua i tëri, por arriti ta ruajë bërthamën e tij të fortë dhe kështu ta mbijetojë mesjetën. Më vonë në gjysmën e dytë të shekullit të XIII, Kërçova bie nën sundimin serb dhë atë për një shekull (1283-1394). Me fillimin e sundimit turk, edhe Kërçova përjeton fatin e vendeve të tjera të Ballkanit. Është me rëndësi të përmendet se Kërçova në kohën e sundimit otoman në shekullin XIV në strukturën e saj shoqërore-ekonomike ka pasur ma tëper shqiptarë më shpërndarje më të gjerë gjeografike se sa sot. P.sh. në deftëret turq, në Kërçovë përmendet lagja shqiptare, me 71 shtëpi. Shënimet më të sakta mund ty gjojm tek vepra e Sami Frashërit, Kamus al Alam 1889, ku Kërçova paraqitet si kaza e Sanxhakut në vilajetin e Manastirit.

Lufta e Parë Ballkanike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Periudha e re fillon me çlirimin e Ballkanit nga sundimi i Perandorisë osmane. Kërçova gjer më sot kaloi nëpër sundimet të reja sllave, përcjellur me reprezalje të mëdha. Viti 1913 për Kërçovarët është vit i trshtimeve. Ky është vit i një masakri kundër popullit pafajshëm, kundër pleqve, grave e fëmijëve, të cilët u prenë neper xhamia dhe u dogjën nëpër kasollet, ose u varrosën në varreza kolektive, të cilët akoma nuk janë të zbuluara. Në këto krime janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit, nën komandën etë cilëve janë kryer masakrat në Qafë, Zajaz, Greshnicë, Cërvicë, etj. Këtë terror e masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari, të cilën me 9 tetor 1913 e botoi "Radnicke novine" "Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme. Rrënqethem e flokët më ngritën përpjet e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar. Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruam më gjerësisht... Kudo kufoma, hi e pluhur. Ka fshatra ku kishte me nga 100,150, e 200 shtëpi por, ku nuk ngeli asnjë njeri i gjallë. I mblidhin njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i copëtonin që të gjithë me thika." Një episod më vehte është rasti i fshatit Qafës nga ana bandavë të çetnikëve ku sipas burimeve të sakta janë vrarë 92 fshatarë. Dukë e parë kët masakër mbi popullsinë e pafajshme të fshatit veçanërisht të babës së saj Sulltanë Qafa merr gërshërët e dhenëve, del në shkallë, vret rojën, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu krijon një tollovi të paparë prej nga banditët detyrohen të largohen nga fshati. Në përleshje direkte vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa. Më këtë akt heriok, Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit shqiptar. Për hir të kësaj, populli i ngriti përmendore të meriitueshme në fshatin e saj Qafa.

Lufta e Dytë Botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mesin e dy luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës. Në periudhën 1939-1945 populli shqiptarë ishte i angazhuar në luftë për pavarësinë, por fati historik deshi që, për njëjtin qëllim të nisen kryesisht nga dy rrugë të ndryshme, rrugë prokuminzmit dhe rrugë antikomunizmit. Lufta e Dytë Botërore përfundoi me ngadhënjimin e komunizmit, në vitin 1945, por, pikërisht ai komunizëm, që gjatë luftës ishte telall i vëllazërimit të gjithë popujve, në Kërçovë njëlloj sikurse edhe në vendet tjera të mbetura jashtë shtetit shqiptar, nuk e ndali luftën antishqiptare.

Komuna e Kërçovës i përfshin këto vendbanime:

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]