[go: up one dir, main page]

Jump to content

Kolë Ashiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nikoll Ashiku (Shkodër, 1895 - 17 korrik 1946) ka qenë tregtar shqiptar. U shquajt për vrasjen e Sali Nivicës më 1920, vrasje për të cilën e shleu dënimin deri më 1933, por më 1946 u arrestua nga autoritetet komuniste me po të njëjtën akuzë dhe u pushkatua.[1]

Deri më 1912 kishte qenë tregtar stofash në Shkodër. Pas vrasjes së Nivicës, u arrestua dhe u dënua me vdekje. Këshilli i Naltë ia ktheu dënimin me 101 vjet burg, por pas disa amnistive doli nga burgu më 1933.[1]

Shkoi në Beograd, ku kishte shtepi e hoteleri ne pronesi me vellezrit e tij. U kthye në Shkodër kund nga 1942 dhe u mori me manifakturë. Me vendosjen e regjimit komunist u dënua i akuzuar për vrasjen e Sali Nivicës, pavarësisht se e kishte shlyer njëherë dënimin për këtë, dhe se gjatë luftës kishte qenë spiun sipas teorise komuniste qe nepermjet Vasil Shantos kishte tentuar eliminimin e tij fizik ne Shkoder duke ushtuar urrejtje per te armatosur doren kriminale e te rinjve te arruoluar ne levizjet komuniste duke filluar me atentate ndaj shqiptareve. Më 17 korrik 1946 u dënua me pushkatim.[1] Kolë Ashiku eshte edhe kompozitori i kenges shkodrane "metelikun ta kam falë"

  1. ^ a b c Dervishi, Kastriot (15 korrik 2020). "1946 / Deklarata e Kolë Ashikut në gjyq: Sali Nivicën e vrava për një shtëpi dhe se më rrihte, nuk kisha nevojë për para". 55news.al/. Marrë më 11 mars 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)