KSHMR
KSHMR | |
---|---|
Background information | |
Emri i lindjes | Niles Hollowell-Dhar |
Lindi | 6 tetor 1988, (27 vjeç) |
Origjina | Berkeley, Kaliforni, SHBA |
Zhanret | EDM, electro house |
Vitet aktik | 2013-prezent |
Labeli | Spinnin' Records |
Niles Hollowell-Dhar (lindur më 6 tetor 1988), i njohur si KSHMR (shqiptohet "Kashmir"; përdorur dhe si KSHМЯ), është një DJ nga Berkeley, Kaliforni. Emri i tij dhe kënga me të njëjtin emër e marrin emrin nga Kashmir, një provincë në Indi. KSHMR ka prodhuar muzikë nën këtë emër që pas ndarjes nga The Cataracs në 2014. Ai debutoi në vendin e 23 në DJ Mag 2015, duke arritur debutimin më të mirë të vitit. Në vitin 2016, ai u ngjit edhe me 11 pozicione të tjera, duke arritur vendin e 12, dhe duke fituar edhe çmimin "Akti më i mirë Live".[1]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 2013-2014, Niles "Cyranizzy" Hollowell-Dhar nisi të prodhonte muzikë electro house nën emrin KSHMR të cilin e përdori më pas si pseudonim. Në Beatport, ai është klasifikuar me këtë emër. Bashkëpunimet më të njohura të KSHMR janë me Firebeatz, R3HAB, DallasK dhe Tiësto.
KSHMR lançoi këngën "Megalodon" në 24 shkurt 2014 në Spinnin' Records. KSHMR & R3HAB bashkëpunuan me këngën "Karate" që u listua në SNEP, Klasifikimin Zyrtar Francez në mars 2014.
Shumica e këngëve të KSHMR janë lançuar prej Spinnin' Records. KSHMR filloi të tërhiqte vëmendje kur kënga e tij "Burn", një bashkëpunim me DallasK, debutoi në klasifikimin e Beatport duke arritur në Top 40 duke u ngjitur eventualisht në vendin e parë. Kënga është lançuar nëpërmjet 3 shtëpive diskografike: Revealed Recordings, Spinnin' Records, dhe Ultra Records.
Një tjetër lançim i njohur është "Secrets" me Tiësto dhe vokalet e Vassy (Vasilliki Karagiorgos). Niles e zbuloi fytyrën e tij në "Ultra Music Festival dhe u prezantua nga vetë Tiësto.
KSHMR pati një numër të madh hitesh në Beatport, si "No Heroes", "Burn", "Secrets", "Dead Man's Hand", "Kashmir", "Dogs", "Karate", "It Feels (KSHMR Remix)" dhe "JAMMU".
Logoja, emri i tij dhe disa këngë si "Delhi", "JAMMU", "Kashmir", "Bazaar", " Dharma" dhe albumi "Paradesi EP" bazohen në kulturën indiane, fymëzuar nga origjina e tij.
Në qershor 2015, KSHMR shfaqi se do të mbante me Spinnin' Records një konkurs për të krijuar remix-e të "JAMMU", ku çmimi i parë do të ishte një bashkëpunim me KSHMR. Vendi i parë i shkoi KYFRA.
Pas konkursit, KSHMR tha se do të zhvillonte shfaqjen e tij të parë live në Teatrin Fonda, Los Angeles. Shfaqja u zhvillua më 19 shtator 2015.
Më 11 dhjetor të po këtij viti, lançoi "Bazaar" në bashkëpunim me Marnik, i cili do të ishte himni zyrtar i festivalit "Sunburn Goa 2015".
Më 17 prill 2016, ai performoi në eventin më të nxehtë të vitit, Coachella.
Në 13 maj, KSHMR lançoi albumin e tij të parë, të titulluar " The Lion Across The Field".
Më 23 korrik, ai performoi për herë të parë në skenën kryesore të festivalit muzikor Tomorrowland.
KSHMR ka bashkëprodhuar 'Tsunami' nga DVBBS & Borgeous, dhe gjithashtu edhe 'Stampede' nga DVBBS, Borgeous, Dimitri Vegas & Like Mike, përveç shumë këngëve të tjera.
KSHMR aktualisht përdor programin Ableton Live 9. Kur ishte pjesë e The Cataracs, ai përdorte programin Propellerhead Reason.
Në 24 tetor 2016, ai bashkëpunoi me Bassjackers duke lançuar "Extreme" me vokalet e Sidnie Tipton. Bassjackers thanë "Përveç një lidhjeje muzikore, ne gjithashtu krijuam një miqësi jashtë muzikës. Ne mendojmë se miqësia jonë është ajo çka e bën këtë këngë kaq speciale".[2]
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këngët zyrtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2014
- KSHMR - Megalodon
- KSHMR - ¡Baila!
- KSHMR - Omnislash
- Firebeatz & KSHMR feat. Luciana - No Heroes
- KSHMR feat. Luciana - Dogs
- KSHMR & DallasK - Burn
- KSHMR - Leviathan
- KSHMR & DallasK feat. Luciana - Burn (Let Your Mind Go)
- R3hab & KSHMR - Karate
- KSHMR - Kashmir
- 2015
- KSHMR - Dead Man's Hand
- KSHMR & Dillon Francis feat. Becky G - Clouds
- Tiësto & KSHMR feat. Vassy - Secrets
- KSHMR feat. BassKillers & B3nte - The Spook
- Carnage feat. Timmy Trumpet & KSHMR - Toca
- KSHMR - Jammu
- KSHMR - Paradesi Intro
- KSHMR - Delhi
- KSHMR & Vaski feat. Francisca Hall - Lazer Love
- KSHMR, Dzeko & Torres feat. FRANKIE - Imaginate
- KSHMR & Bassjackers feat. Sirah - Memories
- Shaun Frank & KSHMR feat. Delaney Jane - Heaven
- KSHMR & Disasterpeace - It Follows
- R3hab & KSHMR - Strong
- KSHMR & Marnik - Bazaar
- KSHMR & ZAXX - Deeper
- 2016
- KSHMR & Felix Snow ft. Madi - Touch
- KSHMR ft. Sidnie Tipton - Wildcard
- KSHMR - Jungle Whistle
- KSHMR - Sleepwalk
- KSHMR - Dadima
- KSHMR - Dhoom
- KSHMR - Hymn of Reflection
- Headhunterz & KSHMR - Dharma
- KSHMR & Tigerlily - Invisible Children
- KSHMR & Will Sparks - Voices
- Bassjackers & KSHMR ft. Sidnie Tipton - Extreme
- KSHMR, B3nte & Badjack - The Spook Returns
- KSHMR - Creep (Radiohead Cover)
- KSHMR & Marnik ft. Mitika - Mandala
- 2017
- KSHMR & Crossnaders ft. Micky Blue - Back To Me
- KSHMR - Strange Lands
- Tiësto & KSHMR ft. Talay Riley - Harder
Remixet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2015: Martin Garrix & MOTi - Virus (How About Now) (KSHMR Remix)
- 2015: Galantis - Runaway (KSHMR Remix)
- 2015: NERVO - It Feels (KSHMR Remix)
- 2015: KSHMR - Jammu (Paradesi EP)
- 2015: KSHMR - Kashmir (Paradesi EP)
- 2015: Bassjackers - Savior (REEZ & KSHMR Remix)
- 2015: DJ Jean - The Launch (KSHMR Remix)
- 2015: Tiësto & KSHMR feat.Vassy - Secrets (KSHMR Future House Mix)
- 2015: KSHMR & Bassjackers feat. Sirah - Memories (Versioni Akustik)
- 2015: Avicii - For A Better Day (KSHMR Remix)
- 2015: Tiësto & KSHMR feat.Vassy - Secrets (KSHMR VIP Remix)
- 2015: Shaun Frank & KSHMR feat. Delaney Jane - Heaven (KSHMR Remix)
- 2015: Kiiara - Feels (KSHMR Remix)
- 2016: R3hab & Ciara - Get Up (KSHMR Remix)
- 2016: KSHMR & Felix Snow feat. Madi - Touch (VIP Remix)
- 2016: KSHMR ft. Sidnie Tipton - Wildcard (VIP Remix)
- 2016: KSHMR & Tigerlily - Invisible Children (KSHMR Remix)
- 2017: Nero - Two Minds (KSHMR & Crossnaders Remix)
- 2017: Ramin Djawadi - Game Of Thrones Theme (KSHMR & The Golden Army Remix)