Faton Toski
Toski në vitin 2008 me Eintracht Frankfurt | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Faton Toski | ||
Datëlindja | 17 shkurt 1987 | ||
Vendlindja | Gjilan, Kosovë | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1993–1994 | TuS Makkabi Frankfurt | ||
1994–2006 | Eintracht Frankfurt | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2010 | Eintracht Frankfurt II | 41 | (5) |
2006–2010 | Eintracht Frankfurt | 27 | (3) |
2010–2013 | VfL Bochum | 41 | (3) |
2012 | VfL Bochum II | 2 | (0) |
2014–2015 | FSV Frankfurt | 17 | (1) |
2016 | Laçi | 10 | (1) |
2017 | Perak | 10 | (1) |
Gjithsej | 148 | (14) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2005–2006 | Gjermania U19 | 5 | (1) |
2014 | Kosova | 3 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Faton Toski (* 17. shkurt 1987 në Gjilan) është futbollist shqiptaro-gjerman. Për momentin luan për ekipin e VfL Bochum, mban fanellën me numër 32 dhe luan në pozita të ndryshme në mesfushë. Ai poashtu Ka mbrojtur ngjyrat e kombëtares gjermane për grupmoshat deri në 19 vjeç.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lojtari në shpinë mban numrin 20 ka lindur më 17 shkurt 1987 në Gjilan. Si fëmijë ka ardhur së bashku me familjen e tij në Gjermani dhe iu është bashkëngjitur lojtarëve të rinj të ekipit të ligës së parë Eintracht Frankfurt. I shtyrë nga trajneri gjerman i ekipit të të rinjve U-19, Horst Hrubesch, Toski më 2005 ka marrë shtetësinë gjermane, për të garuar kështu për kombëtaren e të rinjve. Pas pesë ndeshjeve për njëmbëdhjetëshin U-19, më 12 maj 2007 ai ka debutuar si mesfushor i majtë për Eintracht-in kundër Werder Bremen. Gjatë kësaj sezone Faton Toski ka luajtur dhjetë ndeshje dhe ka shënuar dy gola dhe 2 asistime. Duke iu falënderuar mënyrës korrekte të lojës së tij ai gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë vetëm një karton të verdhë. Arritjet e lojtarit të ri ia kanë tërhequr vëmendjen edhe trajnerit të kombëtares shqiptare Otto Bariq. Mirëpo Toski't nuk i është lejuar nga FIFA të luaj për kombëtaren shqiptare. Gjatë pushimit të vitit 2007 në Kosovë Fatoni ka kuptuar se fillimisht mbiemri i familjes së tij ka qenë „Toska”. Dhe pa u hamendur vendosi ta vazhdojë traditën e vjetër. Kështu ai pritet të bart fanelën e Eintracht-it ku mbi numrin 32 do të qëndrojë mbiemri „Toska” dhe kështu ndoshta do t`i gëzojë shikuesit herë pas here prapë me gola.
Emri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fatoni është në proces të përmirësimit të emrin të tij në "Toska". Poashtu, trajneri i kombëtarës së Shqipërisë në futboll, ka shprehur interesim për Fatonin, dhe ai pritet së shpejti të pajiset me pasaportë shqiptare.