Elektromagneti
Elektromagneti është një lloj magneti në të cilin fusha magnetike është prodhuar nga rryma elektrike. Në teorinë elektromagnetike solenoidi është shumë me rëndësi sepse për një rrymë të caktuar fusha magnetike brenda solenoidit është praktikisht uniforme, dhe po ashtu e shumëllojshme ashtu që ndryshimi i rrymës mund ta ndryshon intensitetin e fushës magnetike.
Elektromagnetet jane magnet te krijuar nga kalimi i rrymes elektrike neper percjellesit ne forme spirale.
Elektromagneti i bazuar në solenoid është elementi bazë i shumë pajisjeve elektrike, si p.sh zilja elektrike, reletë, vinçat magnetik, dëgjuesja e telefonit, etj.
Një elektromagnet është një lloj magneti në të cilin fusha magnetike prodhohet nga një rrymë elektrike. Elektromagnetët zakonisht përbëhen nga tela të mbështjellë në një spirale. Një rrymë përmes telit krijon një fushë magnetike e cila është e përqendruar në vrimë, duke treguar qendrën e spirales. Fusha magnetike zhduket kur rryma fiket. Kthesat e telit shpesh mbështillen rreth një bërthame magnetike të bërë nga një material ferromagnetik ose ferrimagnetik si hekuri; bërthama magnetike përqendron fluksin magnetik dhe bën një magnet më të fuqishëm. Avantazhi kryesor i një elektromagneti mbi një magnet të përhershëm është se fusha magnetike mund të ndryshohet shpejt duke kontrolluar sasinë e rrymës elektrike në mbështjellje. Megjithatë, ndryshe nga një magnet i përhershëm që nuk ka nevojë për energji, një elektromagnet kërkon një furnizim të vazhdueshëm të rrymës për të ruajtur fushën magnetike. Elektromagnetët përdoren gjerësisht si përbërës të pajisjeve të tjera elektrike, si motorët, gjeneratorët, solenoidet elektromekanike, reletë, altoparlantët, disqet e ngurtë, makinat MRI, instrumentet shkencore dhe pajisjet e ndarjes magnetike. Elektromagnetët përdoren gjithashtu në industri për marrjen dhe lëvizjen e objekteve të rënda hekuri si hekuri dhe çeliku.
Zbatimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zilja elektrike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka lloje të ndryshme të zileve ku në shumicën prej tyre armatura prej hekurit të butë tërhiqet nga elektromagneti. Një zile thjeshtë është treguar në Fig. 5. Shtypja e butonit e lejon qarkullimin e rrymës nëpër bobinë. Pasi bobina me bërthamë hekuri magnetizohet, armatura prej hekurit të butë tërhiqet nga elektromagneti. Armatura e terheq po ashtu edhe çekanin i cili e godet gongun. Kur qarku hapet bobina çmagnetizohet, spiralja elastike e kthen armaturën prapa në pozitën fillestare. Çekani punon vetëm kur butoni shtypet.
Releja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është e ngjashme me zilen elektrike në përjashtim që kontaktet hapen ose mbyllen me veprimin e elektromagnetit në vend të goditjes së gongut. Një rele tipike e thjeshtë është treguar në Fig. 6, i cili përbëhet nga bobina e pështjellur në hekur të butë. Kur të eksitohet bobina armatura e varur e hekurit të butë tërhiqet nga elektromagneti dhe mbështetet për dy kontakte fikse, kështu që ato lidhen mes veti duke e mbyllur në këtë mënyrë ndonjë qark elektrik tjetër.
Vinçi magnetik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vinçat me elektromagnet ndërtohen me elektromagnete të mëdhenj, dhe përdoren për ngarkim-shkarkimin e pjesëve metalike të hekurit dhe çelikut. Në Fig. 7 është treguar një i tillë, ku bobina B, është pështjellë në bërthamën qendrore P të mbajtjes së hekurit. Mbi faqen e elektromagnetit është vendosë një pllakë jo magnetike mbrojtëse R. Ngarkesa Q e cila duhet të jetë magnetike ngrihet kur eksitohen bobinat dhe krijojnë fluksin magnetik M, të treguar me vija të
Dëgjuesja telefonike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur transmetuesi ose mikrofoni i konverton valët zanore në sinjale elektrike, dëgjuesja telefonike sinjalet elektrike i konverton sërish në valë zëri. Në Fig. 7b është treguar një dëgjuese telefonike tipike e cila përbëhet nga një magnet permanent me bobina të pështjellura në polet e tij. Një diafragmë e hollë fleksibile nga materiali magnetik është e përforcuar në pozicionin afër poleve magnetike por nuk i takon ato. Variacioni i rrymës nga transmetuesi e ndryshon fushën magnetike dhe diafragma vibron në pajtim me këtë ndryshim. Vibracionet prodhojnë vibracione tonike që i korrespondojnë atyre të transmetuara.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- R. Cani, Matjet Elektrike 1
- Kofi Makinwa, Electronic Instrumentation Laboratory, Dimes
- Exploring Electrical Enginering www.facstaff.bucnell.edu/mastascu
- John Bird, Electrical Circuit Theory and Technology, Newnes 2003