[go: up one dir, main page]

Jump to content

Ekonomia e Gjermanisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ekonomia e Gjermanisë
Frankfurti
ValutaEuro (EUR)
Viti fiskalvit kalendarik
Organizatat tregtareBE, OBT dhe OECD
Statistikat
PBB (PPP)$2.585 trilion (2006 est.)
rritja e PBB2.7% (2006[update])
PBB për banor$31,400 (2006 est.)
PBB sipas sektorëveagrikultura (0.9%), industria (29.1%), shërbimet (70%) (2006)
Inflacioni (CPI)1.7% (2006)
Popullsia
nën vijën e varfërisë
11% (2001)
Fuqia puntore43.66 million (2006 est.)
Fuqia puntore sipas
okupimeve
shërbime (63.8%), industri (33.4%), agrikulturë (2.8%) (2006)
Papunësia7.3%
Industritë kryesorehekurit, çelikut, qymyrit, çimentos, kemikaleve, makinerive, automjeteve, veglat makinerike, elektronikës, industria ushqimore, anijeve, tekstilit
Të jashtme
Eksporti$1.354 trilion f.o.b. (2007 est.)
Të mirat e
eksportuara
makineri, automjete, kemikale, metale dhe prodhime të tyre, ushqim, tekstil
Partnerët kryesorë të eksportitFranca 9.7%, ShBA 7.5%, Britania e madhe 7.3%, Italia 6.7%, Holanda 6.4%, Austria 5.4%, Belgjika 5.3%, Spanja 5% (2007)
Importet$1.075 trilion FOB (2007 est.)
Të mirat e
importuara
makineri, automjete, kemikale, metale, ushqim, tekstil
Partnerët kryesorë të importitHolanda 12%, Franca 8.6%, Belgjika 7.8%, Kina 6.2%, Italia 5.8%, Britania e madhe 5.6%, ShBA 4.5%, Austria 4.4% (2007)
Financat publike
Borxhi shtetërorë$1.93 trilion (66.8% të $2.89 trilion, BPV-së nominale) (2006)
Të ardhurat$1.277 trillion (2006)
Shpenzimet$1.344 trilion; përfshirë shpenzimet kapitale prej $NA (2006 est.)
Ndihma ekonomikedhurues: $7.5 bilion, 0.28% të BPV-së (2004)
Burimi: CIA World Fact Book'
Të gjitha vlerat, përveç nëse thuhet ndryshe, janë në dollarë

Gjermania është ndër vendet që kanë më së shumti përvojë në ekonominë e tregut. Ajo është ekonomia e tretë në botë sipas termeve të kursit të këmbimitdollarit,[1] e pesta sipas "purchasing power parity" (PPP),[2] dhe ekonomia më e madhe në Europë.

Ekonomia gjermane është kryesisht e orientuar në eksport; Gjermania zë vendin e parë në botë për eksportim, dhe eksporti përbën një të tretën e prodhimit kombëtar.[3] Si rezultat, eksportet tradicionalisht kanë qenë element kryesor në rritjen e makroekonomisë gjermane.

Bujqësia dhe blegtoria

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhvillimi i bujqësisë i dedikohet makinerive dhe teknologjive nga më të fundit. Por klima dhe toka nuk janë shumë të favorshme. Shumë zona,kryesisht në perëndim janë ranore ose kënetore. Gjermania shquhet për kultivimin e patateve të cilat janë edhe ushqimi kombëtar. Është i lartë edhe prodhimi i panxharit të sheqerit, shumbullishteve (bimë që përdoret për aromatizimin e birrës) dhe vajit. Nga kulturat e tjera mund të përmendim orizin dhe drithërat e tjera gjithashtu edhe perimet si karotën, lakrën, lulelakrën dhe qepet etj.. bujqesia munde te shquhet edhe si njera nder deget kryesore ekonimike.

Produkti kryesor i mineraleve që nxerr Gjermania është karboni. Megjithëse Gjermania është një vend i pasur me minerale ajo preferon më shumë që t’i importojë ato me qëllim që të mos pakësojë mineralet e brendshme. Sëbashku me hekurin dhe metalet e tjera të ngjashme me të dhe karboni ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e industrisë Gjermane dhe konkretisht në zonat metalurgjike të Renit Verior, në portet e Detit Balltik (Hamburgut). Më i vonë ka qenë zbulimi i gazit natyror.

Që prej dy shekujsh Gjermania ka praktikuar industrinë e rëndë. Duke shfrytëzuar më së miri praninë në sasi të mëdha të karbonit , ka filluar të ketë një përhapje të gjerë industria kimike që përdoret në miniera dhe industrinë mekanike që përdoret në armatime. Në kohët e fundit është zhvilluar edhe industria lehtë, kryesisht në lande. Industrinë e lehtë e kanë më të zhvilluar landet perëndimore (Bavaria, Badeni dhe Ëurttembergu) dhe ato lindore (Sasonia dhe Turinxhia). Industria Gjermane zhvillohet si nga sipërrmarjet gjysmë shtetërore dhe sipërrmarrjet e vogla dhe të mesme. Shteti Gjerman mban vendet e para në botë për shumë sektore industriale.

Metalugjia Gjermane është më e rëndësishmja në Europë (hekuri,giza, alumini). Kjo ka çuar në prodhimin e automobileve si Wolsvagen, Audi, Benz , Mercedez, BMW të cilat janë ndër më të kërkuarat dhe të shiturat jo vetëm në Europë. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe prodhimin e lartë të motoçikletave, materialeve elektronike, celularëve (SIEMENS) etj. Në qytete të ndryshme prodhohen instrumente muzikore. Në Turinxhi prodhohen materiale optike ndërsa Nurembergu ka të zvilluar industrinë e lodrave.

Industria kimike ka një përhapje dhe traditë të gjerë në Gjermani. Produktet kozmtike dhe detergjentët janë me famë Botërore(Bayer, Hoechst, BASF, Beiersdorf, Henkel). Shumë e zhvilluar është edhe industria ushqimor. Vlejnë për tu përmendur mishi, produktet si sheqeri,birra,kafeja dhe ësmbëlsirat. Janë prezente edhe industritë e tekstileve dhe materialeve sintetike.

Në këtë vend është shumë e zhvilluar edhe industria e hidroenergjitikës si pasojë e një rrjeti të dendur lumor. Gjithashtu prodhimi i energjisë shfrytëzon energjinë diellore kryesisht në vendet e verilindjes.

  1. ^ "Total GDP 2005" (PDF). World Bank. Marrë më 2007-03-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "PPP GDP 2005" (PDF). World Bank. Marrë më 2007-03-18. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Library of Congress – Federal Research Division (2008). "Country Profile: Germany" (pdf). fq. 10. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 19 korrik 2005. Marrë më 11 janar 2009. Exports are responsible for one-third of total economic output, and at the prevailing dollar–euro exchange rate, no country exports more merchandise. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)