Emmanuel Egbo
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Ndubuisi Emmanuel Egbo | ||
Datëlindja | 25 korrik 1973 | ||
Vendlindja | Aba, Nigeri | ||
Gjatësia | 1.82 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Portier | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1993 | NITEL Vasco Enugu | (1) | |
1994–1995 | NEPA Lagos | ||
1996–1998 | Julius Berger | ||
1998–2001 | El-Masry | ||
2001 | Moroka Swallows | ||
2001–2004 | Tirana | 157 | (0) |
2004–2007 | El-Masry | ||
2007–2011 | Bylis | 52 | (1) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1999–2002 | Nigeria | 12 | (1) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2010–2013 | Bylis (trajneri i portierëve) | ||
2013–2014 | Bylis | ||
2014–2019 | Tirana (trajneri i portierëve) | ||
2019– | Tirana | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Ndubuisi Emmanuel Egbo (lindur më 25 korrik 1973) është një trajner nigerian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili aktualisht është trajner i klubit shqiptar Tirana.
Egbo luajti si portier gjatë karrierës së tij si futbollist, ku ai u dallua për kohën e tij te Tirana, me të cilët fitoi tre trofe. Ai gjithashtu ka përfaqsuar kombëtaren nigeriane, duke luajtur 12 ndeshje. Ai ka marrë pjesë në dy edicione të Kupës së Kombeve Afrikane.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë karrierës së tij, Egbo ka luajtur me NITEL Vasco Enugu, NEPA Lagos dhe Julius Berger në Premier Ligën Nigeriane, për Moroka Swallows në Premier Ligën e Futbollit të Afrikës së Jugut, për El-Masry në Premier Ligën Egjiptiane, dhe për Tiranën dhe Bylisin në Kategorinë Superiore.[1]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Egbo ka luajtur 12 ndeshje me kombëtaren nigeriane. Ai ishte pjesë e ekipit që luajti në edicionet 2000 dhe 2002 të Kupës së Kombeve Afrikane. Në edicionin e vitit 2002, Nigeria e mbylli turnamentin në vendin e tretë.[2]
Karriera si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 17 tetor 2015, trajneri i Tiranës Shkëlqim Muça u shkarkua pas barazimit 1–1 kundër Flamurtarit në kampionat; dy ndihmësat e tij Egbo dhe Ivan Gvozdenović u vendosën trajner të përkohshëm.[3]
Më 9 dhjetor 2019, pas shkarkimit të trajnerit Julian Ahmataj për rezultate negative, Egbo u vendos sërisht në rolin e trajnerit të përkohshëm.[4] Në ndeshjen e tij të parë në krye, Tirana mposhti rivalët e Partizanit me rezultatin 2–1 në Air Albania Stadium, duke regjistruar fitoren e parë ndaj tyre pas plot 6 vitesh.[5] Më 28 dhjetor, pasi arriti tre fitore në tre ndeshje, përfshirë edhe në derbi, Egbo u zyrtarizua si trajner i klubit deri në përfundim të sezonit 2019–20.[6]
Tirana e nisi vitin e ri 2020 në një formë të mrekullueshme, duke fituar 13 nga 14 ndeshjet e rradhës midis kampionatit dhe kupës.[7] Barazimi i vetëm erdhi kundër Skënderbeut më 15 shkurt. Gjatë kësaj kohe, Tirana arriti një fitore historike 5–1 kundër Partizanit më 28 shkurt, e cila ishte më e madhja që nga viti 2005.[8][9] Egbo pësoi disfatën e parë si trajner i Tiranës më 15 qershor ndaj Teutës në ndeshjen e 18të të tij si trajner; kjo ishte humbja e parë e Tiranës pas më shumë se 6 muajsh.[10] Tirana e siguroi titullin e 25të kampion pas përfundimit të javës së 34të, ku Tirana mposhti Flamurtarin dhe Kukësi, rivali i vetëm për titull, u mposht 1–0 nga Vllaznia.[11] Egbo u bë trajneri i parë afrikan që fiton një kampionat në Evropë.[12][13] Në kupë, ekipi arriti deri në finale por u mposht me rezultatin 2–0 nga Teuta.[14]
Statistikat si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 19 gusht 2020[15]
Ekipi | Nga | Deri | Rekordi | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
N | F | B | H | % F | |||
Tirana | 9 dhjetor 2019 | vazhdon | 30 | 21 | 4 | 5 | 70,00 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si lojtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Julius Berger
- Premier Liga Nigeriane: 1996
- Al-Masry
- Kupa e Egjiptit: 1997–98
- Tirana
Si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tirana
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ndubuisi Egbo" (në anglisht). FilBalad FilGoal. Marrë më 24 nëntor 2018.
- ^ "African Nations Cup 2002" [Kupa e Kombeve Afrikane 2002] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 24 nëntor 2008.
- ^ "Egbo dhe Gvozdenovic ne krye te skuadres". kftirana.al. KF Tirana. 19 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2015. Marrë më 20 tetor 2015.
- ^ "Zyrtarizimi i maskuar, Tirana me deklaratë për lëvizjen në pankinë". abcnews.al. 11 dhjetor 2019. Marrë më 24 gusht 2020.
- ^ "Marrin fund vitet e pritjes, Tirana thyen Partizanin në derbi! Stadiumi i ri vishet bardheblu (VIDEO-GOLAT)". Shqiptarja.com. 13 dhjetor 2019. Marrë më 24 gusht 2020.
- ^ "Zyrtare/Arriti tri fitore radhazi, Egbo "me detyrim" trajner i Tiranës". Supersport.al. 28 dhjetor 2019. Marrë më 24 gusht 2020.
- ^ "Tirana "makineri" perfekte me Egbo, 16 fitore në 17 ndeshje". Koha Jonë. 12 qershor 2020. Marrë më 29 shkurt 2020.
- ^ "VIDEO/ Kryevepër bardheblu në derbi, Tirana shkërmoq Partizanin dhe shkon +9 nga kampionët". Panorama Sport. 29 shkurt 2020. Marrë më 29 shkurt 2020.
- ^ "HISTORI/ "Shuplakë që përvëlon" nga Tirana, bardheblutë turpëronin dy herë brenda një sezoni Partizanin me "manita" dhe 4 gola diferencë". Panorama Sport. 28 shkurt 2020. Marrë më 29 shkurt 2020.
- ^ "VIDEO/ Tirana bie pas 6 muajsh, Teuta thyen bardheblutë dhe i jep një "asist" Kukësit". Gazeta Panorama. 15 qershor 2020. Marrë më 24 gusht 2020.
- ^ "LIBRI I ARTË/ Tirana shpallet zyrtarisht kampione, fiton titullin e 25-të pas 11 vitesh". Panorama Sport. 20 korrik 2020. Marrë më 12 gusht 2020.
- ^ "Rrëfehet Egbo: Jam trajneri i parë afrikan që fitoj një titull në Evropë". Telegraf.al. 20 korrik 2020. Marrë më 5 gusht 2020.
- ^ "Nga Egbo te Ngo, ja notat e sezonit te kampionët e Tiranës". Panorama Sport. 21 korrik 2020. Marrë më 5 gusht 2020.
- ^ "Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2019-2020". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. 2 gusht 2020. Marrë më 8 gusht 2020.
- ^ "KF Tirana matches" [Ndeshjet e KF Tiranës] (në anglisht). Soccerway. Marrë më 24 gusht 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Emmanuel Egbo te National Football Teams