[go: up one dir, main page]

Jump to content

E penguara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


"E penguara - Requiem për Linda B". Roman me Autor Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri. Botuar në nëntor 2009. Faqet e librit 216. ISBN 978-99943-42-48-8

Ky libër, afron me një roman, ku, veç të tjerash, flitet për nostalgjinë e Tiranës. "Kafe Flora", kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe", kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel "Dajtit". Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet. Kjo është "e penguara", vajza tetëmbëdhjetë vjeçare, e cila, ashtu si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Fundi i saj, është tepër tragjik, përfundon me vetëvrasje.

Kryedramaturgu Rudia Stafa , është, bartësi kryesor i kësaj ngjarjeje, i cili padjallëzisht i nënshkruan një libër një vajze të panjohur. Shkas për nënshkrimin e këtij libri , bëhet shoqja e Lindës, Migena. Migena krijon një marrëdhënie me dramaturgun , të cilën e mban te fshehur nga shoqja e saj e ngushtë. Në të njejtën kohë, ky veprim i Migenës i pafalshëm, ishte tradhëti ndaj shoqes së saj , por edhe fillimi i problemeve të mëdha për Rudianin. Rudiani thërritet në komitetin e partisë, pa e ditur përse-në. Atje ai përballet me një sprovë të dyfishtë, ku nga njëra anë mundohej të kuptonte vështirësitë ku ndodhej dhe nga ana tjetër përpiqet te kuptojë të vërtetën që ka të bëjë me Linda B. Kapërcimi i zonave të rrezikshme , është një kapërcim i ankthshëm e tronditës por dhe hulumtues e ndërgjegjës. Në këtë mënyrë ai arrin të kuptojë shumë gjëra rreth fatit të tij dhe fatit të të tjerëve.

Vetëvrasja e Lindës ka motive konkrete , por dhe të panjohura. Duke mbyllur jëtën tragjikisht, Linda na jep të kuptojmë iluzionin jetësor që tingullon si një metaforë e zezë ekzistenciale. Figura e Lindës është një realitet i zymtë e rrënqethës. Ajo përnjëmend është një qenie njerëzore , por pa të drejta jetësore. Fati tragjik i Lindës, lidhur me dramën e Rudianit është një gërshetim tepër i ndërlikuar, një dramë me thelb të dyfishtë, një rrëshqitje e padukshme nga rrafshi i zhvillimit të gjallëruar në përzierje të gjërave me prejardhje të kundërt.

Kjo vepër mer përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet , si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanerin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar.

Në brendësi të romanit:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në romanin “E Penguara” , zëri I rrëfimtarit ndërkembehet me atë të përsonazhit. Ligjerimet e brendshme të personazhit , mendimet  apo përjetimet e tij qe ndertojnë diskursin e personazhit , depërtojne në ligjërimin e rrëfimtarit të jashtëm. Rastet e një përzierje të tillë të ligjërimit  të rrëfimtarit me anë të personazhit nuk janë të rastësore.  Ato shtrihen përgjatë gjithë veprës dhe I shërbejnë qëllimit final të eksistencëssë këtij romani . Ndërthurja e ligjërimeve në këtë roman është I dukshëm dhe mjaft efikas. Rrëfimi objektiv në vetën e 3, që I takon rrëfimtarit jashtëdiegjetik, ngjyroset me nuancat emocionale të Rudianit , personazhit kryesor të veprës .Gjithashtu diskursi I rrëfimtarit organizohet duke shfrytëzuar motive  apo tituj të mëparshëm të shkrimatrit , Kadare.Romani “ E Penguara” na dëshmon një rrëfim , I cili shfaq të dy tipet e rrëfimit : 

-zëri I të cilit nënkuptohet pa rrëfimin heterodiegjetik, që shfaq shënjuesit e vet,

- edhe rrëfimin homodiegjetik , personazhet. Në roman , fragmented na paraqesin ngjarjet që zhvillohen në mendjen e personazhit kryesor , ndërtohen përmes një ligjërimi që shkrin në një idiomat dhe njohuritë bazë të protagonistit. Në këtë mënyrë , mendimet e personazhit na vijnë përmes zërit të rrëfimtarit të gjithëdijshëm, por me fjalorin e personazhit. Dialogu I përfytyruar i Rudian Stefës me Linda-B , që më shumë se një situatë  e mendimit të brendshëm të protagonistit është gati – gati një ndodhi që na rrëfehet si cdo ngjarje tjetër. Diskursi I zhvensosur I përdorur  nga shkrimatri , për të rrëfyer cafrë ndodh në mendjen e Rudianit , ka si synim të ruaje linjën rrëfyese dhe jot ë sjellë thjesht një dialog midis personazhesh, I cili raportohet tek lexuesi midis ligjëratës së zhdrejte. Dialogu imagjinar në kokën e protagonistit , midis tij dhe Lindes , si një pjesë e konsiderueshme e situatatve të paralelizuara konkretisht, na vjen përmes diskursit te zhvendosur .Në brendi të këtij diskursi , të cilin autori e quan dialog, kemi të bëjmë me shkëmbimet e batutave midis personazheve .Në një situatë te zakonshme dialogjike , kemi të bëjmë me ndërkëmbim të vazhdueshëm te personazhit me rrëfimtarin. Ky ndërkëmbim krijon mundësinë e ndryshimit të zërit që flet, por pa ndryshuar pozicionin jashtëdiegjetik të rrëfimtarit. Perfundimi i gjithe kesaj ligjerate per nje liber shpifarak. me kete veper Kadere hedh balte mbi gjithe vakjzat e intrenuara, shembell krenarie e heroina ndaj mizorive te diktatures qe kerkonte t'i poshteronte. Ato dolen krenare e te pampshtura, ndresa kadareja i sehembullon me nje vajze te internuar ne nje qyete e penguar per Tiranen. po qendrat e vajzave te Tepelenenes ç'ishin per Kadarene? Hiçe, sa ai i krahason me Linda B te tij. ( Pergjigjje nga Gjuliana Malaj: Vajzat e internuara te Tepelenes, Radi&Radi, 2014).