[go: up one dir, main page]

Jump to content

Dragon Ball

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Personazhi Goku nga filmi Dragon Ball.

Dragon Ball (sq:Sferat e Dragoit) janë seriDragon Ball Z të shkruajtura nga një artist i njohur mangash me emrin Akira Toriyama, në fillim janë transmetuar vetëm në Japoni në vitin 1986 dhe më pas zyrtarisht u lëshua në ShBA në vitin 1998. Transmetimi i anime "Dragon Ball" është shfaqur edhe në Shqipëri, por nuk ka asnjë datë zyrtare se kur kanë filluar transmetimet.

Historia fitoi famë shumë shpejtë dhe shumë seriale dhe seri lojrash të tjera do publikoheshin më vonë. 'Sferat e Dragoit' ka në qëndër të ngjarjes një djalosh i lindur me bisht që quhet Goku. Ai zotëron një pafajsi fëmije dhe nje forcë mbi naturale. Në film tregohen aventurat e Gokut dhe miqve të tij, një grup ky që zgjerohet gjithmonë e më shumë me vazhdimin e serialit. Ngjarja zhvillohet në vënde egzotike dhe bën fjalë për heronj shumë të fuqishëm që ndeshen gjithmonë kundra të keqes. Goku gjatë udhëtimit të tij do të fitojë një fuqi të jashtzakonshme duke u bërë kështu luftëtari më i fortë në univers.

Të gjitha ngjarjet zhvillohet rreth sferave të dragoit. Ato janë shtatë dhe po të mblidhen të gjitha (mungesa e qoftë njërës prej tyre nuk do të jepte asnjë efekt), personi që i ka mbledhur, ka të drejtën të shprehë një dëshirë dragoit Shenlong dhe pikërisht kjo i bën këto sfera kaq të kërkueshme duke hapur luftime të vazhdueshme. Pasi dëshira shprehet, sferat shpërndahen në mënyrë të çrregullt nëpër botë por me anë të mjeteve të ndryshme (zakonisht radarë) ato mund të lokalizohen lehtë edhe pse marrja e tyre mund të jetë me të vërtetë një sforcim lodhës.

Përmbledhja në pak fjalë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kujdes: Informacioni i mëposhtëm mund të ketë zbulime dhe revelacione të serialit!

Gjithçka fillon kur Bulma zbulon në shtëpinë e saj një sferë dragoi. Menjëherë ajo shpik një radar i cili mund të indentifikojë të gjithë sferat e dragoit kudo që janë. Me makinën e saj bulma shkon drejt aventurës duke mos e ditur se ku është ngatarruar. Takimi i Bulmës me Gokun është jo shumë miqsor. Ajo e godet atë me armë por për fat të mirë Goku nuk pëson asnjë gërvishtje. Është këtu që adhuruesit familjarizohen me personazhin që do jetë gjatë të gjithë serive Dragon Ball. Mbasi të dy miqsohen, Bulma vë re se edhe miku i sapo njohur ka një sferë dragoi por ndryshe nga Bulma ai nuk e di kuptimin e saj. Për të ajo është shpirti i gjyshit të tij, që ka vdekur shumë kohë më parë. Megjithatë, pas shumë përpjekjesh Goku bindet që të dorëzoj sferën e tij madje merr edhe vetë pjesë në udhëtim. Kur historia fillon, Goku është vetëm 12 vjeç dhe kur seria mbaron për t’i lënë vënd serisë Dragon Ball Z, ai është 19. Situata bëhet gjithmonë kritike dhe kundershtaret gjithmonë e më të fortë por kështu edhe heroi i serisë. Gjatë të gjithë kohës së udhëtimit ata hasin në miq dhe shumë armiq, qëllimi i të cilëve zakonisht është shfrytëzimi i sferave për qëllime të liga. Por me sa duket edhe kur situata shkon shumë keq, seria merr një pamje positive dhe fundi është gjithmonë i gëzuar. Seriali Dragon Ball, mbyllet me përfundimin e luftrave dhe me martesen e Gokut me Çiçin. Kjo i hap rrugë fillimit të serialit Dragon Ball Z ku edhe shpiegohen aftësia e Gokut për t'u shëndrruar në një majmun gjigand (gjë që ndodh kur ai shikon hënën e plotë) si edhe origjina e tij e vërtetë.

Është për t’u çuditur mënyra se si personazhët e Dragon Ball takohen me njëri tjetrin. Si duket regjisori përdor të njëjtën mënyrë çdo herë, dhe kjo mënyrë është luftimi (madje Goku nga fundi i serialit ndeshet edhe me gruan e tij të ardhshme). Gati të gjithë personazhët ndeshen me njëri tjetrin dhe zakonisht mbas luftimit ata kalojnë nga ana e të mirës (kjo gjë vlen edhe për DBZ dhe DBGT, me përjashtim të dy personazhëve Sell dhe Frizër)

Gjatë epizodit personazhet si Bulma, Mai, Roshi, Jamça, Tao-Pai-Pai, Nam, Komentuesi e të tjerë, e bëjnë epizodin më të larmishëm dhe të qeshurat nuk mungojnë. Në serialin e Drgon Ball, një event i rëndësishëm është Kampionati i arteve marciale që është një konkurs force. Si rregull kundërshtarët nuk duhet të bien jashtë territorit të ringut. Shumë armiq Goku i sfidon pikërisht në këtë arenë, por në Dragon Ball Z, ky kontest e humb rëndësinë e tij në kuptimin e mirfilltë. Sfidantët nuk ndeshen më për vendin e parë, por për shkatarrimin total të tokës.

Dragon Ball dhe Dragon Ball Z Anime janë bazuar nga libri manga me të njëjtin titull. Serialet dhe libri, ndryshe nga disa filma anime manga (që jo në pak raste ndryshojnë shumë nga njëra tjetra), janë shumë të ngjashme. Filloi si një seri në një revistë javore (Weekly Shonen Jump). Nga 1984 deri në 1995 pati një dalje prej 42 librash individual të quajtur Tankōbon (përmbledhje). Më vonë akoma, në 2004 do të dilte manga me 34 volume (si në Amerikën Veriore ashtu edhe në Evropë) me një fund të rishikuar dhe me kapakë të rinj, ku spikatej përmirsimi i stripave, që ishin ndryshuar nga autori me kalimin e kohës dhe sipas pëlqimit të adhuruesve (këtu është për t’u theksuar që edhe gjatë transmetimit në Japoni, për shkak se ky serial vazhdoi për një kohë të gjatë të shfaqej në televizion, pati ndyshime dhe përmisime të stripave).

Publikimi në Evropë dhe Amerikë ka pasur shumë ndryshime përpara se të publikohej. Në serinë origjinale lëshuar në Japoni, ka shumë përdorim armësh, gjë që nuk u lejua për publikim në ShBA dhe Evropë, duke detyruar produktorin të modifikonte shumë gjëra. Përpara se ky serial të shfaqej në këto dy vënde, nga Dragon Ball janë pastruar dhe modifikuar shumë skena ku lakuriqsia ishte e pranishme. Megjithatë Dragon Ball pati sukses dhe fitoi shumë popullaritet ashtu si edhe në Japoni.

Në Shqipëri Dragon Ball është transmetuar nga platforma DigitAlb në kanalin "Bang Bang". Atje janë transmetuar vetëm episodet e Dragon Ball Z. Është ndjekur shumë nga fëmijët në Shqipëri.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]