Diego Godín
Godín me kombëtaren në vitin 2014 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Diego Roberto Godín Leal | ||
Datëlindja | 16 shkurt 1986 | ||
Vendlindja | Rosario, Uruguaji | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Cagliari | ||
Numri | 2 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Defensor | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2003–2006 | Cerro | 63 | (6) |
2006–2007 | Nacional | 26 | (0) |
2007–2010 | Villarreal | 91 | (4) |
2010–2019 | Atlético Madrid | 277 | (17) |
2019–2020 | Internazionale | 23 | (1) |
2020– | Cagliari | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2005– | Uruguaji | 106 | (8) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 shtator 2019 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 3 Shkurt 2017 |
Diego Roberto Godín Leal (Spanjisht[ˈdjeɣo ɣoˈðin]; lindur më 16 shkurt 1986) është një futbollist profesionist uruguajian i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Cagliari dhe kombëtaren uruguajiane.
Ai bëri debutimin e tij me Cerron në 2003 në Premiera Division. Në 2006, ai u ble nga Nacional dhe vetëm 1 vit më vonë shkoi në Evropë duke firmosur me Villarreal në Spajë. Pas tre sezonesh te Nëndetsja e Verdhë ai firmosi me Atlético Madrid ku do të fitonte Superkupën Evropiane në vitet 2010 dhe 2012 dhe Copa del Rey në vitin 2013.
Një lojtar i kombëtares uruguajiane që nga 2005, ai bëri debutimin e tij në 2005 dhe ka përfaqsuar skuadrën e tij në du Copa América në vitet 2007 dhe 2011 ku u shpallën kampion, në dy Kupa Bote të viteve 2010 dhe 2014 dhe në një Kupë Konfederatash në vitin 2013.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në moshën 15 vjeç, Godín u bashkua me klubin e divizionit të gjashtë Defensor Sporting dhe në vitin 2003 u transferua te Cerro në divizionin e parë uruguajian. Ai në fillim u vendos në pozicionin e sulmuesit, por më vonë u zhvendos në pozicionin e mbrojtësit ku zhvilloi performancat e tij më të mira. Falë performancave të tij të mira, në 2006 ai u ble nga Nacional. Ai bëri debutimin e tij me klubin uruguajian më 26 gusht 2006 në humbjen 0–1 kundër Danubios në Torneo Apertura 2006. Me Nacional, ai fitoi Liguilla Pre-Libertadores 2007 dhe ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës në Copa Libertadores 2007 ku shënoi edhe dy gola.
Villarreal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 2007, Godín firmosi një kontratë pesë-vjeçare me skuadrën spanjolle Villarreal në La Liga për 800,000 €.[1] Ai shënoi golin e parë me klubin që në ndeshjen e dytë të tij që rezultoi në humbjen 2–3 kundër Osasunës[2] dhe luajti 24 ndeshje në ligë në sezonin e parë me Nëndetsen e Verdhë. Ai u bë titullar i padiskutueshëm te Villarreali duke pasul koleg në qëndër të mbrojtjes argjentinasin Gonzalo Rodríguez.
Atlético Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 4 gusht 2010, pasi përjetoi sezonin më të mirë të karrierës me 36 ndeshje dhe tre gola me Villarreal, Godín u bashkua me Atlético Madridin në një marrëveshje pesë-vjeçare për tetë milion €.[3] Ai bëri debutimin e tij më 27 gusht 2010 në Superkupën e Evropës kundër Interit ku ekipi fitoi me rezultatin 2–0. Më 3 tetor 2010, ai luajti ndeshjen e 200të në kampionat në barazimin pa gola kundër Seviljes. Më 30 janar 2012, ai shënoi golin e parë në La Liga me fanellën e Atlético Madrid në fitoren 1–0 kundër Osasunës. Më 9 maj 2012, Godín fitoi titullin e parë evropian me klubin pasi Colchoneros mposhtën me rezultatin 3–0 Athletic Bilbao në finalen e Ligës së Evropës.
Për sezonin 2012–13, Godín ishte një nga lojtarët kyç të mbrojtjes sëbashku me brazilianin João Miranda; gjatë tij sezoni, Atlético humbi vetëm tre ndeshje dhe kishte mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Falë performancave të tij dhe të mbrojtësve të tjerë, portieri Thibaut Courtois fitoi trofeun Zamora. Ai luajti në finalen e Kupës së Mbretit më 17 maj kundër Real Madrid në Santiago Bernabeu; ai e nisi ndeshjen si titullar dhe ndihmoi skuadrën që të fitonte trofeun me rezultatin 2–1.
Më 1 nëntor 2013, Godín firmosi një kontratë të re me Atlético Madrid, duke e mbajtur atë në klub deri në 2018. Pas rinovimit, ai tha: "Unë jam i kënaqur të zgjasë qëndrimin tim me klubin. Kjo është shtëpia ime".[4]
Më 17 maj 2014, Godín shënoi një gol me kokë në ndeshjen e javës së 38të të La Ligas kundër Barcelonës, duke i dhënë Atléticos një barazim 1–1 në Camp Nou dhe titullin e parë kampion për herë të parë pas 18 vitesh.[5] Një javë më vonë, ai ishte sërisht protagonist, duke shënuar me kokë në finalen e Ligës së Kampioneve për t'i dhënë avantazhin e përkohëshëm ekipit të tij, por Real Madridi përmbysi rezultatin dhe fitoi 4–1 pas kohës shtesë.[6] Pas përfundimit të sezonit, ai ishte në formacionin e sezonit sëbashku me shokët e tij Filipe Luís, Juanfran, Gabi, Koke dhe Diego Costa.[7]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në moshën 19 vjeçre, Godín bëri debutimin e tij me kombëtaren uruguajiane në një ndeshje miqësore që përfundoi me humbje kundër Meksikës në Guadalajara. Ai ka përfaqsuar kombëtaren e tij në Copa América 2007.
Godín ishte një nga lojtarët e përzgjedhur për të luajtur me Uruguajin në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut, duke e nisur si titullar ndeshjen hapëse kundër Francës që u mbyll në barazimin 0–0 në Cape Town.[8] Ai do të luante edhe katër ndeshjet e tjera me La Celeste që u eleminuan në gjysmë–finale nga Hollanda.
Në vitin 2011, Godín ishte pjesë e skuadrës që fitoi Copa América 2011, duke u aktivizuar si zëvëndësues në fitoren 3–0 në finale kundër Paraguajit.[9] Ai gjithashtu u thirr për të luajtur me La Celeste në Kupën e Konfederatave 2013, ku ai sëbashku me Diego Luganon u vendosën në qëndër të mbrojtjes; ai u aktivizua në katër nga pesë ndeshjet e skuadrës në këtë kompeticion.
Godín ishte në listën e 23 lojtarëve të thirrutr nga trajneri Óscar Tabárez për të luajtur në Kupën e Botës 2014.[10] Ai luajti në të katërta ndeshjet e Uruguajit gjatë këtij kompedicioni. Në ndeshjen e dytë të Grupit D kundër Anglisë, ai u ndëshkua me karton të verdhë por Uruguaji fitoi ndeshjen me rezultatin 2–1 falë dy golave të Luis Suárez.[11] Në ndeshjen e tretë të grupit kundër katër herë kampionëve të botës Italisë, Godín shënoi me kokë në minutën e 81 duke kualifikuar Uruguajin për në fazën me eleminim direkt dhe duke eleminuar Italinë nga faza e grupeve, kjo ishte hera e dytë rresht që Italia eleminohej që në fazën e grupeve pas eleminimit në Kupën e Botës 2010.[12] Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Kolumbisë, Uruguaji u eleminua falë dygolëshit të James Rodríguez.[13]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Cerro | 2003 | Primera División | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 2 | 0 |
2004 | 14 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 15 | 0 | ||
2005 | 17 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 17 | 1 | ||
2005–06 | 30 | 5 | 0 | 0 | 0 | 0 | 30 | 5 | ||
Gjithsej | 63 | 6 | 1 | 0 | 0 | 0 | 64 | 6 | ||
Nacional | 2006–07 | Primera División | 26 | 0 | 4 | 0 | 16 | 2 | 46 | 2 |
Gjithsej | 26 | 0 | 4 | 0 | 16 | 2 | 46 | 2 | ||
Villarreal | 2007–08 | La Liga | 24 | 1 | 3 | 0 | 7 | 0 | 34 | 1 |
2008–09 | 31 | 0 | 0 | 0 | 7 | 0 | 38 | 0 | ||
2009–10 | 36 | 3 | 2 | 0 | 6 | 0 | 44 | 3 | ||
Gjithsej | 91 | 4 | 5 | 0 | 20 | 0 | 116 | 4 | ||
Atlético Madrid | 2010–11 | La Liga | 25 | 0 | 1 | 1 | 4 | 1 | 30 | 2 |
2011–12 | 27 | 2 | 1 | 0 | 13 | 1 | 41 | 3 | ||
2012–13 | 35 | 1 | 5 | 0 | 2 | 0 | 42 | 1 | ||
2013–14 | 34 | 4 | 7 | 2 | 10 | 2 | 51 | 8 | ||
Gjithsej | 121 | 7 | 14 | 3 | 29 | 4 | 164 | 14 | ||
Total | Uruguaji | 89 | 6 | 5 | 0 | 16 | 2 | 110 | 8 | |
Spanjë | 212 | 11 | 19 | 3 | 49 | 4 | 280 | 18 | ||
Gjithsej karriera | 301 | 17 | 24 | 3 | 65 | 6 | 390 | 26 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 13 korrik 2013[16]
Kombëtarja uruguajiane | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2005 | 1 | 0 |
2006 | 9 | 3 |
2007 | 8 | 0 |
2008 | 9 | 0 |
2009 | 9 | 0 |
2010 | 7 | 0 |
2011 | 9 | 0 |
2012 | 9 | 0 |
2013 | 14 | 0 |
2014 | 6 | 1 |
Total | 81 | 4 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]# | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 27 maj 2006 | Stadion Crvena Zvezda, Beograd, Serbi | Serbia dhe Mali i Zi | 1–1 | 1–1 | Ndeshje Miqësore |
2. | 16 gusht 2006 | Stadiumi Alexandria, Alexandria, Egjipt | Egjipti | 0–1 | 0–2 | Ndeshje Miqësore |
3. | 18 tetor 2006 | Centenario, Montevideo, Uruguaji | Venezuela | 1–0 | 4–0 | Ndeshje Miqësore |
4. | 24 qershor 2014 | Arena das Dunas, Natal, Brazil | Italia | 1–0 | 1–0 | 2014 FIFA Kupa e Botës |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Atlético Madrid
- La Liga: 2013–14
- Copa del Rey: 2012–13
- Supercopa de España: 2014; finalist 2013
- UEFA Liga e Evropës: 2011–12, 2017–18
- UEFA Super Kupa: 2010, 2012, 2018
- UEFA Liga e Kampioneve: finalist 2013–14, 2015–16
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lojtari i Muajit i La Ligas: prill 2014, maj 2014
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Villarreal put faith in Godín" [Villarreali i jep besim Godínit] (në anglisht). UEFA. 2 gusht 2007. Marrë më 15 prill 2014.
- ^ "Osasuna vs. Villarreal 3 – 2" (në anglisht). ESPN. 7 tetor 2007. Marrë më 15 prill 2014.
- ^ "Atlético get Godín from Villarreal" [Atlético merr Godínin nga Villarreali] (në anglisht). UEFA. 4 gusht 2010. Marrë më 15 prill 2014.
- ^ "Godín delighted by Atlético deal" [Godín i lumtur nga marrëveshja me Atléticon] (në anglisht). UEFA. 1 nëntor 2013. Marrë më 1 nëntor 2013.
- ^ "Simeone ndal Barçën, Atletiko kampione". Panorama Sport. 17 maj 2014. Marrë më 25 maj 2014.
- ^ "Përmbysje e çmendur, Reali është kampion". Panorama Sport. 24 maj 2014. Marrë më 25 maj 2014.
- ^ "Formacioni i sezonit në La Liga, asnjë nga Barcelona". Panorama Sport. 20 maj 2014. Marrë më 25 maj 2014.
- ^ "Uruguay 0–0 France" [Uruguaji 0–0 Francë] (në anglisht). BBC Sport. 11 qershor 2010. Marrë më 2 prill 2014.
- ^ "Uruguaji, mbreti i ri i Amerikës". Top-Channel.tv. 25 korrik 2011. Marrë më 22 prill 2020.
- ^ "Uruguay World Cup 2014 squad" [Ekipi i Uruguajit për Kupën e Botës 2014] (në anglisht). The Daily Telegraph. 2 qershor 2014. Marrë më 24 qershor 2014.
- ^ Androkli Dralo (20 qershor 2014). "Suarez me dopietë, Anglia thuajse jashtë". Panorama Sport. Marrë më 24 qershor 2014.
- ^ "Eliminohet edhe Italia, e "kafshon" Uruguai". Panorama Sport. 25 qershor 2014. Marrë më 25 qershor 2014.
- ^ "Kolumbia e pandalshme, tani "kërcënon" Brazilin". Panorama Sport. 28 qershor 2014. Marrë më 28 qershor 2014.
- ^ "Godín: Diego Roberto Godín Leal" (në anglisht). BDFutbol. Marrë më 6 qershor 2014.
- ^ "Diego Godín" (në anglisht). Football Database. Marrë më 6 qershor 2014.
- ^ a b Benjamin Strack-Zimmerman. "Diego Godín" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 6 qershor 2014.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Diego Godín. |
- Profili zyrtar te Atlético Madrid
- Profili te BDFutbol
- Profili te ESPN FC
- Profili te 2010 FIFA Kupa e Botës Arkivuar 20 dhjetor 2011 tek Wayback Machine
- Profili te Transfermarkt
Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- Futboll-cung
- Lindje 1986
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë uruguaianë
- Futbollistë në kombëtaren uruguajiane
- Futbollistë në C.A. Cerro
- Futbollistë në Club Nacional de Football
- Futbollistë në Villarreal CF
- Futbollistë në Atlético Madrid
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Cagliari Calcio
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në 2018 FIFA Kupën e Botës