[go: up one dir, main page]

Jump to content

DeviantArt

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e DeviantArt

DeviantArt (më parë deviantART) është një bashkësi arti, videografie dhe fotografie në internet, e lançua më 7 gusht 2000 nga Angelo Sotira, Scott Jarkoff, Matthew Stephens, etj. Punimet e artit janë të organizuara në një strukturë të kategorive, duke përfshirë fotografinë, artin dixhital, artin tradicional, letërsinë, Flash, krijimin e filmave, skin për aplikime, shërbimet e personalizimit të sistemit operativ dhe të tjerët, së bashku me burimet e shkarkueshme, siç janë punë praktike dhe fotografi stock. Karakteristikat shtesë përfshijnë "revista", "sondazhe", "grupe" dhe "portofole".

DeviantArt, Inc është me seli në zonën HollywoodLos Angeles, Kalifornia.[1] DeviantArt kishte të paktën 36 milion vizitorë në vit deri në vitin 2008.[2] Deri në vitin 2010, përdoruesit e DeviantArt po paraqisnin mbi 1.4 milion "të preferuar" dhe 1.5 milion komente çdo ditë.[3] Në 2011, ishte rrjeti i trembëdhjetë më i madh shoqëror me 3.8 milion vizita javore.[4] Në vitin 2017, faqja kishte mbi 26 milion anëtarë dhe 251 milion parashtresa.[5] Më 23 shkurt 2017, kompania njoftoi se ishte duke u blerë nga Wix.com në një marrëveshje prej 36 milion dollarësh.[6]

  1. ^ "DeviantArt, Inc." Businessweek Investing.
  2. ^ "DeviantArt attracts almost 40m visitors online yearly" (në anglisht). Siteanalytics.compete.com. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2011. Marrë më 9 shtator 2011.
  3. ^ "DeviantArt 10th Birthday Bash at House of Blues – Angelo Sotira's Closing Speech PT 2" (në anglisht).
  4. ^ Matt Rosoff (27 korrik 2011). "These 19 Social Networks Are Bigger Than Google+" (në anglisht). Businessinsider.com. Marrë më 9 shtator 2011.
  5. ^ "DeviantArt – Job Board" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2014. Marrë më 12 shtator 2019.
  6. ^ Lunden, Ingrid. "Website builder Wix acquires art community DeviantArt for $36M". TechCrunch (në anglisht). Marrë më 23 shkurt 2017.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]