[go: up one dir, main page]

Jump to content

Dario Fo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dario Fo
U lind më24 mars 1926
Leggiuno-Sangiano, Itali
KombësiaItalian
Gjinitë letrareSatira, Drama

Dario Fo (24 mars 1926 - 13 tetor 2016) ishte një satirist, shkrimtar, aktor dhe drejtues teatri si edhe kompozitor italian. Ai mori çmimin nobel në fushën e letërsisë më 1997 me librin e tij "Johan Padan në kërkim të Amerikës" (e përkthyer edhe në shqip). Puna e tij teatrale dhe dramatike përfshin një punë të gjërë, të frymëzuar zakonisht nga komedianët dhe letrarët e lashtë italianë, ku ky stil mendohet se është shumë popullor ndërmjet kalsave proletare. Momentalisht ai ka në pronësi një kompani teatrale, ku luan edhe vetë së bashku me gruan e tij Franca Rame.

Dario Fo është kryesisht i njohur për tekstet e tij teatrale satirike. Kjo satirë politike, plotësohet shumë bukur edhe nga satira sociale. Ai ka qenë i angazhuar në lëvizje politike dhe ekologjike. Dari Fo mund të krahasohet shumë mirë me një tjetër komedian të njohur në Itali Eduardo De Filippo. Kjo ngjashmëri mund të spjegohet thjeshtë nga fakti që edhe Fo është një aktor, regjizor, skenograf, dramaturg dhe kostumist i teatrit që ai vetë drejton. Veprat e Fo-së paraqiten rregullisht sot në të gjithë botën. Kandidatura për çmimin nobel është hedhur për herë të parë më 1975, por ai do t'a gëzonte këtë çmim vetëm në vitin 1997. Ky çmim do t'i jepej me komentin e mëposhtëm që është përshtatur nga italishtja:

Çmimi Nobel për letërsinë i caktohet këtë vit shkrimtarit italian Dario Fo sepse duke ndjekur traditën e iocularis (nga latinishtja aktorë që fitonin para duke dhënë shfaqje përpara njerëzve, ose duke bërë mimika, akrobacira e të tjerë), rifitoi fuqinë duke i rikthyer dinjitetin të shtypurve.

— Motivacioni në marrjen e çmimit Nobel në letërsi

29 janar 2006 ai do të kandidohej në zgjedhjet primare (elezioni primarie - ku një parti zgjell kandidatët e saj që do të marrin pjesë në zgjelljet e përgjithshme) të koalicionit të quajtur L'Unione (bashkimi) për t'u zgjellur si kryetar bashkie i Milanos. Ai do të merrte vetëm 23.1% të votave duke u rënditur kështu i dyti. Mbas këtyre zgjedhjeve, Fo do të kandidonte si këshilltarë bashkiak.

Veprat më të njohura

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pavarsisht se komeditë e Dario Fo-së janë shfaqur suksesshëm në teatrin shqiptar, titujt e përkthyer në shqip janë akoma të pakët. Më poshtë paraqiten veprat e njohura të Dario Fo në formën e tyre origjinale:

  • Gli arcangeli non giocano a flipper - (shkruajtur më 1959)
  • Aveva due pistole dagli occhi bianchi e neri - Kishte dy pistoleta nga sytë bardhë e zi (shkruajtur më 1960)
  • Isabella, tre caravelle e un cacciaballe - (shkruajtur më 1963)
  • Settimo ruba un po' meno (shkruajtur më 1964)
  • La signora è da buttare - Zonja është për t'u hedhur tutje (shkruajtur më 1967)
  • Mistero buffo (shkruajtur më 1969)
  • Morte accidentale di un anarchico - Vdekja aksidentale e një anarku (shkruajtur më1970)
  • Tutti uniti, tutti insieme, ma scusa quello non è il padrone? - Të gjithë të bashkuar, të gjithë bashkë, por më fal ai aty a nuk është pronari? (shkruajtur më 1971)
  • Il Fanfani rapito (shkruajtur më 1973)
  • Non si paga, non si paga! - Nuk paguhet, nuk paguhet! (shkruajtur më 1974)
  • Coppia aperta, quasi spalancata - Çifti i shqyer (shkruajtur më 1983)
  • Il papa e la strega - Papa dhe shtriga (shkruajtur më 1989)
  • Johan Padan a la descoverta delle Americhe - Johan Padan në zbulim të Amerikës (shkruajtur më 1991 për të fituar nobelin më 1997)
  • Il diavolo con le zinne (shkruajtur më 1997)
  • Marino libero, Marino è innocente - Liri Marinos, Marino i pafajshëm (shkruajtur më 1998)
  • L'anomalo Bicefalo (shkruajtur më 2003).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]