[go: up one dir, main page]

Jump to content

Danja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Danja ose Dêja, (it. Dagno) ishte një kala e rëndësishme në mesjetë e cila ndodhej në Shqipërinë bashkohore.

Kështjella është e njohur që në 1395, Konstantin Balsha e pushtoj Danjën, megjithatë, e ka humbur atë nga i afërmi i tij, Gjergj II Balsha, zot i Zetës. Më 1396 Koja Zakarija, një vasal [1] osman, pushtoi Danjën.

Pasi dëgjoi gabimisht se sulltani turk, Murati II, kishte vdekur, Gjergj Arianiti ngriti një kryengritje të madhe kundër turqve në 1433. Nikollë Dukagjini, shfrytëzoi këtë rebelim dhe pushtoi tokat e ish-familjes së tij, duke pranuar shtet feudal Venedikun. Ai i dha Danjën Venedikut. Venediku shpejt mësoi se sulltan Murati ishte në të vërtetë i gjallë. Nga frika se Venediku do të jetë duke provokuar osmanët, ata e prishën të gjitha marrëdhëniet me Dukagjinin, dhe e transferua Danjën në duart e turqve më 1435.

Anëtarët e Besëlidhja e Lezhës, Nikollë Dukagjini dhe Lekë Zakarija, mbret i Danjës, ishin në mosmarrëveshje rreth asaj se kush duhet të martohet Irene Dushmani, fëmija i vetëm i Lekë Dushmanit, princ i Zadrimës. Princat shqiptarë ishin ftuar në dasmën e motrës së vogël të Skënderbeu, Mamicës, e cila ishte duke u martuar me Muzaka Topia në 1445. Irene hyri dhe armiqësia shumë shpejt filloi. Dukagjinin i kërkoi Irene të martohej me të, por një Zakarija i dehur e pa këtë dhe e sulmoi Dukagjinin. Disa princa u përpoqën për t'i japin fund luftës, por kjo çoi deri te përzierja e më shumë princave që rezultoi në shumë vdekje deri sa u krijua paqe. Asnjë nga të dy kundërshtarët nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim fizik, por Dukagjini ishte poshtëruar moralisht. Në një akt hakmarrës, Dukagjinin e zuri në pritë dhe e vrau Zakarijan në 1447.

Kjo rezultoi në armiqësi e qytetit në drejtim të Lidhjes Shqiptare. Venediku shpejt dërgoi një forcë në Danjë dhe popullsia lokale i dha mbështetjen e tyre Venedikut, duke përfshirë edhe nënën e Zakarijas. Venediku pastaj përcaktoj të pushtoj tokat tjera të Zakarijas duke përfshirë tokat e Sati, Gladri dhe Dushmani, me marrveshjen e nënës së Zakarijas. Skënderbeu kishte urdhëruar kthimin e këtyre qyteteve, dhe Drishtin, me duart e shqiptarëve, megjithatë, Venediku refuzoi. Lidhja Shqiptare dërgoi lajmëtarë tek fqinjët e tyre verior, Principatës së Zetës (nën Stefanica Crnojević) dhe Despotatin e Serbisë (nën Đurađ Brankoviç ) për të ndihmuar Lidhjes kundër armiqve të tyre Venedikut. Brankovic u shpreh i gatshëm për të ndihmuar kundër Venediku, megjithatë, e bëri të qartë se ai nuk do të ndihmonte kundër armikut të tyre të përbashkët osoman.

Skënderbeu urdhëroi pushtimin e Danjës në 1447. Venedikasit, panë këtë qytet aq e rëndësishëm, më të rëndësishëm në fakt se sa lufta e tyre kundër otomanëve. Venediku ofroi një shpërblim për këdo që mund të vriste Skënderbeun. Venediku madje edhe dërgoi lajmëtar tek osmanët për të sulmuar Shqipërinë edhe një herë më shumë.

Skënderbeu, mësoi që Venediku dërgoi një forcë për të mbrojtur Danjën. Ai pastaj la një forcë të vogël për të vazhduar rrethimin mbi qytet. Në ndërkohë, Skënderbeu marshoi nga qyteti për të takuar ushtrinë veneciane në Lumin Drin. Çfarë do të jetë e njohur si Beteja e Drinit1448, ushtria shqiptare mundi Venedikasit.

Prania e Venedikut u reduktua në garnizone të vogla brenda disa qyteteve të rrethuar me mure, duke përfshirë Danjën. Venedikasit hapën negociatat për paqe me shqiptarët në Alessio dhe paqja u nënshkrua në mes të përfaqësuesve të ndryshëm të të dyja palëve më 4 tetor 1448. Nënshkruesit ranë dakord që Venediku do të paguajë 1,400 dukat [2] në vit për Skënderbeun dhe trashëgimtarëve të tij meshkuj dhe se Venediku do të hiqte dorënga Danja dhe të gjitha tokat përreth.

Lekë Dukagjini luftoi venedikasit mbi kontrollin e Danjës që nga viti 1456. Në 1456, Dukagjini pushtoi qytetin, por Venediku rimori qytetin më gusht 1457. Dukagjini përfundimisht bëri paqe me Venedikun në 1459, megjithatë është e panjohur nëse ai pranoi kontrollin venecian të qytetit.

Në 1474, osmanët drejtuan një sulm kundër Crnojević Zeta dhe Zetës së Venedikut (rreth liqenit të Shkodrës). Kjo luftë direkt çoi në pushtimin otomanë të qytetit nga duart e Venedikut. Osmanët nuk kishin synimet e mbajtjes të qytetit, por ishin të kënaqur për rrënimin e fortifikimeve të saj.

  1. ^ vasal: Njeri që varet plotësisht nga dikush tjetër, ai që i përulet e i nënshtrohet dikujt; shtet që varet plotësisht nga një shtet tjetër dhe i nënshtrohet këtij http://www.fjalori.shkenca.org/
  2. ^ dukat: Monedhë e vjetër prej argjendi dhe më vonë prej ari, që përdorej në disa vende të Evropës Perëndimore. http://www.fjalori.shkenca.org/