[go: up one dir, main page]

Jump to content

Gjallesat në zhdukje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjallesa në zhdukje janë për shembull leopardi, orangotangu, gorilla, peshku i kuq, breshka, tigri, delfinet, rinoceronti, elefanti, tigri siberian dhe panda e kuqe.

(Orangutangu) i Sumitres është ndër speciet më të rrezikuara midis aljemeve. Gjendet vetëm në provincat veriore dhe perëndimore të Sumatrës, në Indonezi. Fatkeqësisht ai po humb shpejt habitatin e tij natyror, për shkak të vendbanimeve të njerëzve.Jane ne rrezik zhdukje sepse po zhduken kaq shpejt per arsye te alienate.

Peshku i kuq i Atlantikut ndoshta është viktima më e madhe e peshqve të parregullt dhe të kontrolluar. Numri i peshqve të kuq është zvogëluar në mënyrë alarmante në dekadat e fundit.

Breshka leatherback ka mbijetuar për më shumë se njëqind milion vjet, por tani është në rrezik zhdukjeje. Analizat e fundit numerike demonstrojnë një rënie alarmante të mostrave gjatë viteve.

Më pak se 3200 lloje tigrash kanë mbetur të lirë në natyrë. Kemi humbur 97% të tigrave tanë të egër në pak më shumë se një shekull.

Në natyrë janë deri në 6000 leopardë nga 12 vende, por numri i tyre është gradualisht në rënie.

Delfini Vaquita

Vaquita është një delfin shumë i vogël, që jeton ekskluzivisht në gjirin e Kalifornisë në Meksikë. Specia është në rrezik zhdukjeje, sidomos për shkak të rrjetave të përdorura për peshkim në ato zona.

Delfini Irrawaddy

Një pjesë e popullatës së tyre janë drejt rrugës së zhdukjes, si për shembull ata që ndodhen në Mekong. Edhe për ta kërcënimi kryesor është kapja aksidentale gjatë peshkimit, si dhe humbja e habitatit.

Rinoceronti i Xhavës është ndoshta gjitari më i rrallë dhe më i madh i planetit, dhe jo më shumëse 50 të lënë në gjendje të egër dhe jo në robëri kanë mbijetuar.

Macja është akoma sot i përdorshëm për qëllime ceremoniale dhe fetare.

Tigri Siberian. Pjesë e familjes së Pantherinae. Ky tigër gjendet në Siberi dhe Rusi. Është për të ardhur keq pasi në botë kanë ngelur më pak se 500 të tillë dhe shkak i humbjes së tyre është gjuetia barbare që është bërë rreth kësaj race.

Panda e kuqe. Pjesë e familjes së Ailuridae. Gjendet në Indi dhe Kinë, në botë kanë ngelur rreth 10.000 dhe arsyeja e rrezikimit është shpyllëzimi.