[go: up one dir, main page]

Jump to content

Gaikai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gaikai është një kompani që ofron teknologji për shikimin e video lojërave me rezolucione të lartë online. Kompania është themeluar në vitin 2008 dhe është blerë në vitin 2012 nga Sony Computer Entertainment. Teknologjia që ofron ka një sërë aplikimesh, përfshi shikimin dhe luajtjen e video lojërave kudo ku ka një lidhuje të qëndrueshme interneti. Si një kompani e re, para se të blihej nga Sony, kompania njoftoi shtypin për një numër partnerësh me të cilët do të punonte për këtë teknologji në vitin 2010 duke përdorur shitjen direkte të lojërave, lojërat online në faqe të ndryshme, nga rishitës dhe nga prodhues të produkteve elektronike në masë. Më 2 korrik 2012, Sony deklaroi që një marrëveshje formale mes tyre ishte arritur dhe që Gaikai ishte shitur kundrejt Sony për shumën e 380 milion dollarëve duke e bërë kështu, shërbimin e tyre personal e të ri të lojërave të bazuara në cloud storage. Gjëja e parë që Sony bëri ishte integrimi i teknologjisë Gaikai në produktet e Sony, duke filluar nga PlayStation duke krijuar PlayStation Now dhe Remote Play.