[go: up one dir, main page]

Jump to content

Beteja e Legnicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Tablloja Beteja e Legnicës

Beteja e Legnicës (pol.: Bitwa pod Legnicą / gjer.: Schlacht von Liegnitz) thirret beteja që ndodhi afër qytetit LegnicaSilesi më 9 prill 1241.

Në këtë betejë të luftës së armatosur u ballafaquan ushtria e Perandorisë Mongole me ushtrinë evropiane të kombinuar nga trupat polake dhe gjermane të komanduara nga duka polak Henri II Pios i Silesisë i ndihmuar nga feudalët vendas dhe kalorësit e Urdhrave ushtarake krishtere të dërguara nga Papa. Evropianët në këtë betejë tentonin të ndalonin marshimin e trupave mongole në pjesën veriore të Evropës. Përkundër fitores së mongolëve në këtë betejë shtrirja e tyre në veri të Evropës nuk ndodhi.

Pas rënies së Kievit më 1240 në duar të mongolëve, I pari i tyre Kani Batu me një armatë të madhe të përbërë nga numër i vogël i mongolëve, vazhdojë marshimin pushtues në lindjen e afërt dhe në drejtim të Polonisë. Gjatë marshimin të Kanit Batu, trupat e tij përdhosën Sadomirin dhe Krakaun dhe në vitin 1240/41 e ai ndau ushtrinë. Një degë e ushtrisë, nën princin Paidar dhe Orda marshoi në veriperëndim të Evropës, ndërsa Batu me degën kryesore marshoi në jug.

Rrjedha e luftimeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në lëndinat juglindore të qytetit të quajtur Legnicë, Henri II-të pozicionoi trupat e tij përballë Aurës së artë mongole të cilët depërtonin nga Krakau dhe Bresau në drejtim të veriperëndimit për të siguruar marshimin e Kanit Batu në Hungari (Beteja e Muhit). Trupat e Henrit II-të përbëheshin nga kalorësit polak dhe gjerman si dhe kalorësit templarët e ndoshta edhe nga misionarët Johanitas. Përpos tyre, Henri II-të priste edhe përforcime nga Mbreti Wenzel I-rë i Bohemisë, i cili donte të merrte pjesë në betejë. Mirëpo në ditën e betejës ai ishte larg vendngjarjes dhe vetëm një para-trup bohemase arriti në betejë.

Trupat nën komandën e ‘’Henrit II-të’’, u asgjësuan plotësisht së bashku me ta edhe ai. Koka e tij u vu mbi një shtizë si trofe, dhe mongolët parakalonin me të para portës së qytetit Legnicë. Mirëpo edhe për kundër fitores, mongolët nuk vazhduan depërtimin në veri.