[go: up one dir, main page]

Jump to content

Atentati Gërvalla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur më 17 janar 1982Untergrupenbach (Gjermani). Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllave dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre. Pas kroatëve në ekzil si duket qeveria e Beogradit u ka shpallur luftën të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vijnë nga Republika e Kosovës[1].

Atentati ka ndodhur kur drejtuesi i makinës (BMW 316, targa:HN CY 353) po nxirrte makinën nga garazhi, duke drejtuar prapthi në drejtim të udhëkryqit. Në mot me borë, diku në 40 metrat e para makina ka ndaluar pasi nga një vend ndërtimi në anë të djathtë të makinës një person nga një distancë pre 3 metrave ka gjuajtur në veture. Krahas kësaj një person tjetër ka gjuajtur në veturë dhe i eshte afruar asaj për të vërtuar qe ja kanë arritur qëllimit.

Fqinjët të friksuar nga krismat shohin dy persona të gjinisë mashkullore duke ikur. Makina ka mbetur e ndezur pasi drejtuesit i kishte mbetur këmba në pedalen e gazit. Si pasojë makina ka vazhduar të ecë deri sa përplaset me një garazh. Gjatë kësaj kohe drejtuesi ka vdekur, ndërsa pas përplasjes është fikur motori.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur të vdekur drejtuesin e makinës Bardhosh Gërvallen, 31 vjeç, shtetas jugosllav i goditur nga 6 plumba, bashkudhëtarët e tij Kadri Zekën, i vrarë nga dy goditje me plumba në trup dhe vëllain e drejtuesit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, gjithashtu i plagosur rëndë nga dy goditje, me plumba.

Der Spiegel (25 janar 1982) për motivin e krimit shkruan se identifikimi i shpejt i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre : " jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë Shqiptare nga provinca e Kosovës në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit" dhe vazhdon me tutje mbi autorët e vrasjes.

Në vendin e ngjarjes Jusuf Gërvalla, i cili më vonë vdes, i kishte pëshpëritur policisë : "Ka qenë UDB-ja"- shërbimi sekrete jugosllave (Sluzba Drzavne Bezbednosti).

Dymbëdhjetë herë ishte gjuajtur mbi të tre burrat nga pistoletat të - kalibri 7,65, dhjetë goditje kishin qëlluar zemrën, mushkëritë dhe qafën. Një polic në vendin e ngjarjes thotë : "E tëra i ngjan një ekzekutimi".

Ishte metodë që përdoret nga shërbimi sekret, siç thoshte snajperisti dhe instruktori i policisë nga Stuttgart-i Siegfried Hübner - duhet qëlluar me katër plumba "tre për ta mbërthyer viktimën nëse ajo qëndron ende, pra për ta rrëzuar dhe për ta bërë të paaftë për kundërvënie, dhe pastaj rigjuajtja e katërt e domosdoshme dhe vdekjeprurëse".

Koha dhe atentatit ishte kulminacion i grindjeve të shërbimit sekret jugosllav me kundërshtarët e regjimit në botën e jashtme në këto vite. Gjatë kësaj kohe shtetasit jugosllavë në ekzil i kanë sulmuar ambasadat, konsullatat dhe përfaqësuesit e qeverisë jugosllave. Reagimet kriminele dhe terroriste të Beogradit në këto raste kanë qenë gjithnjë të ngjajshme.

Sheti gjerman asnjëherë nuk u prononcua, se kush e vrau dhe se si agjenturat jugosllave vepronin në Gjermani aq hapur.

Donika Gërvalla-Schwarz në një aritikull në gazetën kosovare Koha Ditore me 19.01.2012 shkruan që e njeh çdo faqe të dosjes hetimore të organeve gjermane dhe apelon që deri tani duhej të ishte thyer heshtja së bashku.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ PASQYRA E tëra dukej si pas një ekzekutimi, 1982 Der Spiegel
2. Gazeta gjermane DER SPIEGEL me 25.01.1982 për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës: "E tëra i ngjan një ekzekutimi"

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]