Asllan Pushka
Asllan Pushka ( lindi më 15 shkurt 1943 Pejë , vdiq më 24 maj 2013) profesor doktor i gjeografisë, shqiptar nga Kosova.
Në Pejë kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studimet e gjeografisë i filloi në vitin 1963/1964 dhe i përfundoi në qershor të vitit 1967 me sukses të shkëlqyeshëm. Studimet pas diplomimit i vazhdoi në të njëjtin vit në Fakultetin e Shkencave Matematike dhe natyrore të Zagrebit, magjistroi në vitin 1970, kurse disertacionin e mbrojti në të njëjtin fakultet në vitin 1975.
Në Fakultetin Filozofik, dega e gjeografisë u pranua në vitin 1968 në cilësinë e asistentit dhe me 1 shkurt 1969, filloi punën i rregullt. Në vitin 1971 zgjedhet ligjërues, kurse në vitin 1977 docent. Pas pesë viteve zgjidhet profesor inordinar dhe në vitin 1987 profesor ordinar.
Në departamentin e gjeografisë ka mbajtur ligjerata nga shumë lendë: gjeografi ekonomike, regjionale, metodat kuantitative e gjeostatistikës, gjeografi kulturore, bujqësi e politikë agrare, hyrje në hulumtime, ndërsa për studentet e studimeve pasdiplomike e master, metodologjinë e punës kërkimore-shkencore, gjeostatistikën, inovacionet në gjeografi, gjeografinë agrare, industriale dhe të komunikacionit.
Nga viti 1995 ka mbajtur ligjerata në Universitetin e Tetovës nga lendët gjeografia ekonomike, agrare, regjionale dhe metodat statistike, pastaj në Fakultetin e mësuesisë dhe Fakultetin e edukimit gjeografinë e përgjithshme, pabarazitë në zhvillimin ekonomik dhe gjeografinë kulturore.
Në periudha të shkurta disa herë ishte në specializim në Gjermani (1972,1978,1987/88). Ka mbajtur ligjërata ndër tjera në institutet të gjeografisë të qendrave evropiane si në : Bon, Hajdelberg, Tiranë, Sofje, Roskide (Danimarkë ), Zagreb, Lubjanë etj. Mori pjesë aktive në shumë simpoziume, seminare, kongrese, konferenca e tryeza profesionale, shkencore e publike.
Me punë shkencore e hulumtuese filloi të merret që nga koha e përgatitjes së punimit të magjistraturës dhe qëndrimit në Bon, kur filloi t'i zotoj metodat kuantitative në gjeografi. Botoi disa tekste shkollore të gjeografisë për tri nivelet shkollore, monografi, studime dhe mbi 120 punime profesionale e shkencore të cilat u botuan në Prishtinë, në Tiranë,në Shkup, në Sarajevë, në Beograd, në Zagreb, në Lubjanë dhe në Varshavë.
Ka punuar në disa projekte shkencore, ka udhëhequr degën e gjeografisë dy mandate, Shoqatën e gjeografëve të Kosovës dhe Lidhjen e Shoqatave të gjeografëve të ish Jugosllavisë.
Që kur u hapen studimet pas diplomuese 1995/96 në departamentin e Gjeografisë në Prishtinë, në udhë heqjen e tij magjistruan tre kandidat dhe tre doktor shkencash.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Librat:
• Albania, Monografi Gjeografike, Zagreb, 1978.
• Industrijske kulture na Kosovu, studim gjeografik, Prishtinë, 1978.
• Gjeografia për klasen e VI të shkollës fillore , Prishtinë, ribotuar 10 herë.
• Gjeografia për shkolla të mesme , Prishrinë , 1979,(bashkëautor) ribotuar 3 herë.
• Gjeografia e Kosovës për klasën e VIII, Prishtinë , 1994(bashkëautor).
• Metodat kuantitative në gjeografi, Prishtinë , 1981, ribotuar në vititn 1985 - tekst universitar.
• Kosova dhe vazhdimsia etnike shqiptare, atllas historiko-gjeografik, Prishtinë, 1997.
• Ecuria dhe shtrirja hapsinore e populllsisë shqiptare në Kosovë dhe ë trojet tjera etnike në ish-Jugosllavi, Instituti ekonomik, Prishtinë 1997.
• Trends of Albanian population extension in Kosova and its other ethnic land in the former Yugoslavia, Institut of economics, prishtina, 1998.
• Gjeografia shoqërore për shkollat e mesme , klasa e dytë, Prishtinë. 1999, ribouar më 2001.
• Gjeografia agrare, libër universitar, Prishtinë, 2000.
• Aspekte gjeopopullative në Kosovë dhe rreth saj, Prishtinë, 2000.
• Aspekte gjeosociale dhe gjeoekonomike në Kosovë, Prishtinë, 2000.
• Gjeografia 7, Gjeografia regjionale e Evropës, Prishtinë, 2004.
• Gjeografia 10,11, Gjimnazi i shkencave shoqërore dhe i gjuhëve, Prishtinë, 2004 (bashkëautor).
• Gjeografia 12, Gjimnazi i shkencave të natyrës, gjimnazi gjuhësor, Prishtinë, 2005 (bashkëautor).
• Gjeografia 9, Kosova dhe vendet për rreth, Prishtinë, 2006 (bashkëautor).
• Gjeografia 4, për shkollat e mesme, Tiranë, 2007 (bashkëautor).
• Analiza e Statistikave vitale të Kosovës për përiudhën më të re, Enti i Statistikës së Kosovës, Prishtinë, 2007 (bashkëautor)(botuar ne gjuhen angleze, 2008).
Punimet e botuara (të zgjedhura) në revista të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Revista Perparimi:
• Disa karakteristika sociogjeografike të Krahinës Autonome socialiste të Kosovës, vështrim mbi rajonet agrare, nr.5, 1969, fq.456–465
• Ndërrimi i strukturës nacionale të popullsisë së Kosovës dhe imigrimet në 70 vjetët e këtij shekulli, nr.10,1971,fq.831–858
• Struktura e pronave sipas madhësisë dhe procesi i fragmentimit të tyre në Kosovë, nr.9,1973,fq.705–722
• Distribuimi i popullsisë shqiptare, bujqësore dhe i familjeve me 8 e ma tepër anëtar në Kosovë,nr.5–6,1974,fq.392–401
• Mobiliteti i popullsisë si indikator i zhvillimit diferent territorial me shembull nga Kosova,nr.1, 1976, fq.56–73
• Faktorët dhe indikatorët e transformimit socio-ekonomik në KSA të Kosovës, nr.6,1978,fq.780-795
• Matja e veçorive kualitative dhe kuantifikimi i tyre, nr.6,1979,fq.893–902
• Krijimi i fushave dinamike në hapsirë dhe zgjerimi i tyre me shembuj nga Kosova, nr.5, 1980,fq.687–695
• Shpërndarja vertikale (hipsometrike) e popullsisë dhe ndryshimet në përiudhën 1948–1971, nr.3,1982,fq.371–382
• Aspekte gjeografike të funkcionit të arsimit, nr.1,1983,fq.87–100
• Struktura e veprimtarive në komunat e KSA të Kosovës,nr.1,1984,fq.57–74
• Dendësia e popullsisë dhe faktorët që ndikojnë në rritën e saj (analizë e korrelacionit të thjeshtë, parcial dhe të shumëfishtë), nr.3,1984,fq.389–406
• Vlersimi demografik i rezervave të fuqisë punëtore në KSA të Kosovës, nr.5,1984,fq.709–722
• Disa veçori socio-ekonomike të popullsisë dhe ekonomive shtëpiake bujqësore sipas madhësisë së pronave në KSA të Kosovës, nr.3,1985,fq.341–354
• Relacionet ndërmjet punësimit, produktit shoqëror per capita dhe lindjesia, nr.5,1985,fq.621–633
• Koncentrimi i popullsisë ndaj sipërfaqës dhe levizjët vertikale e horizontale të saj në KSA të Kosovës,nr.3,1986,fq.241–272
• Vlersimi kuantitativ i ndikimit të faktorit socio-ekonomik, socio-kulturor dhe etnik në shkallën e lindjesisë, nr.4-5, 1987,fq.411–424
• Zhvillimi i qyteteve dhe orientimi funkcional i tyre në KSA të Kosovës,nr.6, 1988,fq.662–678
• Migrimet prej dhe drejt Kosovës si rajon me natalitet të lartë, nr.4,1989,fq.419–435
• Përcaktimi i pozitës në shkallën e zhvillimit në bazë të disa parametrave demografik dhe socio-ekonomik,nr.1,1990,fq.11–25
Revista e Shoqatës së gjeografëve të Kosovës “Kërkime gjeografike”:
• Masat për matjën e shpërndarjës së elementeve dhe veçorive të tyre në kohë dhe hapsirë, nr.1,1979,fq.69–74
• Roli i distancës në zhvillimin e proceseve socialo-ekonomike e kulturore, nr.2,1980,fq.101–114
• Lidhëmeria në mes të punësimit dhe natalitetit,nr.3,1981,fq.93-100
• Korrelacioni në mes të madhësisë së vendbanimeve, dendësisë së popullsisë dhe lartësisë mbidetare të KSA të Kosovës, nr.4, 1983,fq.115–125
• Aspekti gjeografik i prodhimit të drithrave në KSA të Kosovës, nr.5, 1984, fq.63–73
• Struktura e kulturave bujqësore dhe shkalla e asocijimit të tyre në KSA të Kosovës, nr.6,1985,fq.33–39
• Trendi i disa parametrave socio-ekonomik në Kosovë, nr.7,1986
• Analiza kuantitative e migrimeve të brëndshme në KSA të Kosovës, nr.8, 1987,fq.19-29
• Ndikimi i industrisë në formimin e regjioneve ekonomike në KSA të Kosovës, nr.9,1988,fq.63-74
• Shkalla e industrializimit në RSFJ dhe KSA të Kosovës, nr.10, 1989,fq.43
• Tipizimi funkcional i njësive gjeografike territoriale me anën e metodës uni verzale të shkallzimit, nr.11,1990,fq.45–50
Buletini i FSHMN–së:
• Prostorna koncentracija nekih geografskih elemenata u Pokrajini Kosovo, Buletini nr.1,1973,fq.51-58 (bashkëautor)
• Dnevne migracije kao funkcija društveno-ekonomskog razvoja ,nr.3 , 1975, fq.5–24
• Relacionet në gjeografi, vështrim teorik,nr.5, 1977/78,fq.367–376
• Trendovi u agraru SAP Kosova,nr9,1983/86,fq.359–369
• Shkalla e përputhshmerisë së regjimit të reshjeve në KSA të Kosovës, nr.8, 1982,fq.333–339
• Korrelacioni në mes lartësisë mbidetare dhe pjesëmarrjës së sipërfaqeve të punueshme, arave dhe sipërfaqeve nën miser dhe grur, nr.8,1982, fq.329–332
• Roli i vendosjës së objekteve ekonomike dhe joekonomike në ripërndarjën e popullsisë në KSA të Kosovës, nr.7,1981,fq.325–335
• Variabiliteti dhe siguria e reshjeve në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, nr.10, 1995, fq.259–264
• Shkalla e përputhjës në mes të strukturës relievore dhe kategorive të shfrytzimit të tokave në Kosovë, nr.11,1996,fq.179–191
• Matja e (pa) rregullsisë në shpërndarjën e vendbanimeve në regjionin e Kosovës, nr.11,1996,fq.237–242 (bashkëautor)
• Analiza e dendësisë së rrjetit rrugor të Kosovës me metodën e korrelacionit dhe regresionit, nr.12,1998
Punimet e botuara në kongresët e gjeografëve të "Jugosllavisë":
• Proces porasta i koncentracije stanovništva Kosova, IX Kongres geografa Jugoslavije, 24-30.09.1972, Sarajevo 1974,fq.251-263 (bashkëautor)
• Uloga informacije na istraivanje geografskih objekata, XI Kongres geografa Jugoslavije, Budva, 1981
• Podudarnost hipsometrijskog razmeštaja površina, stanovništva i naselja, XII Kongres geografa Jugoslavije, Novi Sad 29.09–6.10.1985, botuar në vitin 1987,fq.371–374
• Ekonomsko-geografski razvoj SAP Kosova, XIII Kongres geografa Jugoslavije, Priština,1989, botuar në vitin 1991, fq.73-82
Punimet e botuara në revistën “Gjurmime albanologjike”:
• Pushka, A., Fusha e martesave, indikator i rendësishem i zhvillimit ekonomiko-shoqëror e territorial, “Gjurmime albanologjike”, seria folklor dhe etnologji, nr.XI,1981,fq.27-34
• Pushka, A., Relacionet në mes të rritjës së popullsisë dhe zhvillimit ekonomik të KSA të Kosovës, Çështje studimore albanologjike II, Prishtinë 1977,fq.391–402
• Pushka, A., Ciklet migruese të Popullsisë në Kosovë e ma gjërë, Studime etnografike, nr.27, fq.409–417
Punimet e botuara në materialet e Institutit “Riinvest”:
• Aktivitetet ekonomike dhe zhvillimi demokratik i Kosovës, Projekt studimor. A.Pushka: Kosova dhe pozita e saj në rrethinë, pozita gjeostrategjike,fq.17–19, Prishtinë 1998 (grup autorësh)
• Pozita qendrore gjeostrategjike e Kosovës në Ballkan dhe roli i saj në bashkëpunimin regjional, Seminar organizuar me 1–2 mars 1999.
• Pasojat demografike të eksodeve dhe deportimit të popullsisë në zhvillimin e ardhshem ekonomik të Kosovës, seminar i organizuar në shtator të vitit 1999, Prishtinë.
• Demographic consequences of exodus and deportation of population in future economic development of Kosova, Post–war renewal and reconstruction of Kosova (Collection of paper from the Seminar, juli 26–27,1999, Riinvest–Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina, Dezember 1999).
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |