[go: up one dir, main page]

Jump to content

Alberto Moreno

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alberto Moreno

Moreno duke luajtur me Sevillën në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlberto Moreno Pérez
Datëlindja (1992-07-05) 5 korrik 1992 (32 vjeç)
VendlindjaSevilje, Spanjë
Gjatësia1.71 m (5 ft 7 in)[1]
PozicioniMbrojtës i majtë
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Villarreal
Numri18
Karriera me të rinjtë
Sevilla
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2011–2013Sevilla B49(8)
2012–2014Sevilla45(3)
2014–2019Liverpool90(3)
2019–Villarreal1(0)
Karriera ndërkombëtare
2013–2014Spanja U2110(0)
2013–Spanja4(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 23 gusht 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 14 nëntor 2017

Alberto Moreno Pérez (Spanjisht: [alˈβerto moˈɾeno ˈpeɾeθ]; lindur më 5 korrik 1992) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si mbrojtës i majtë me klubin spanjoll Villarreal dhe kombëtaren spanjolle.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Sevilje, Andaluzi, Moreno kaloi përmes niveleve të të rinjëve të Seviljes, duke shpenzuar sezonin e tij të parë si profesionist me rezervatdivizionin e tretë. Më 8 prill 2012, ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë – gjithashtu debutimin e tij në La Liga – duke hyrë në fushë si zëvëndësues me Manu del Moral në minutat e fundit të humbjes 0–1 jashtë fushe kundër Athletic Bilbao.

Në shkurt 2013, Moreno definitivisht u promovua në skuadrën e parë.[2] Më 4 tetor, ai rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2018.[3]

Më 20 tetor 2013, Moreno shënoi golin e tij të parë si profesionist, duke shënuar golin e dytë të barazimit 2–2 kundër Real Valladolid.[4]

Më 12 gusht 2014, u zbulua, pas një muaj e gjysëm negociata, Liverpool kishte bërë një ofertë 12 milion £ që ishte pranuar nga Sevilja. Ai më pas u hoq nga ndeshja e Superkupës së Evropës 2014 kundër Real Madrid në stadiumin e Cardiff në atë ditë.[5] Ai kompletoi transferimin e tij katër ditë më vonë,[6] dhe j'u dha fanella me numrin 18.

Më 26 gusht 2014, Moreno bëri debutimin e tij me Liverpoolin, në një ndeshje kundër Manchester Cityt, duke e nisur ndeshjen si titullar dhe duke luajtur 90 minuta në humbjen 1–3 jashtë fushe.[7] Ai shënoi golin e parë me të kuqtë pesë ditë më vonë, duke shënuar të tretin në fitoren 3–0 kundër Tottenham Hotspur, pasi la mbrapa Andros Townsend dhe vrapoi për 40 metra duke mposhtur portierin në minutën e 60të të ndeshjes.[8][9] Më 29 dhjetor ai shënoi golin e parë të fitores 4–1 kundër Swansea në Anfield.[10]

Më 26 qershor 2019, Moreno u transferua në Spanjë te Villarreali në një marrëveshje pesë-vjeçare si lojtar i lirë.[11]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi luajti me Spanjën U–21Kampionatin Europian U–21 në vitin 2013, duke qënë zgjedhja e parë në formacion dhe duke ndihmuar skuadrën të fitojë turnamentin,[12][13] ai mori thirrjen e parë në kombëtaren kryesore më 4 tetor 2013 për ndeshjen fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2014 kundër Gjeorgjisë.[14] Ai bëri debutimin e tij më 15 tetor, duke luajtur 90 minuta në fitoren 2–0 kundër Albacete.[15]

Moreno ishte i përfshirë në listën paraprake prej 30 lojtarëve të thirrur nga trajneri Vicente del Bosque për të luajtur në Kupën e Botës 2014 në Brazil, por ishte një nga shtatë lojtarët që u larguan nga lista përfundimtare.[16]

Redaktuar më 21 nëntor 2014 [17][18]

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa[nb 1] Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Sevilja 2011–12 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2012–13 15 0 2 0 0 0 0 0 15 0
2013–14 29 3 0 0 14 0 0 0 43 3
Total 45 3 2 0 14 0 0 0 61 3
Liverpool 2014–15 9 1 0 0 3 0 0 0 12 1
Total 9 1 0 0 3 0 0 0 12 1
Karriera në total 54 4 2 0 17 0 0 0 73 4
  1. ^ Përfshirë UEFA Ligën e Europës dhe UEFA Ligën e Kampioneve

Redaktuar më 30 maj 2014

Kombëtarja spanjolle
Viti Ndeshje Gola
2013 2 0
2014 1 0
Total 3 0
Sevilla
Spanja U–21
  1. ^ "Official club website Liverpool FC Alberto Moreno". The Liverpool Football Club (në anglisht). 2014. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2014. Marrë më 9 nëntor 2012.
  2. ^ "Alberto Moreno reconoce que vive "en una pompa de jabón" en el primer equipo" [Alberto Moreno jeton si "një flluskë" në skuadrën e parë] (në spanjisht). La Liga. 20 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2013. Marrë më 23 prill 2013.
  3. ^ "Alberto Moreno, sevillista hasta 2018" [Alberto Moreno, Sevillista deri në vitin 2018] (në spanjisht). Sevilla F.C. 4 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2013. Marrë më 14 tetor 2013.
  4. ^ "Valladolid snatch unlikely draw" (në anglisht). ESPN FC. 20 tetor 2013. Marrë më 25 nëntor 2013.
  5. ^ "Alberto Moreno: Liverpool agree £12m fee with Sevilla for defender" [Alberto Moreno: Liverpooli pranon shifrën 12 milion £ me Seviljen për mbrojtësin] (në anglisht). BBC Sport. 12 gusht 2014. Marrë më 13 gusht 2014.
  6. ^ "Alberto Moreno completes £12m Liverpool move from Sevilla" [Alberto Moreno plotëson kalimin 12 milion £ te Liverpooli nga Sevilja] (në anglisht). BBC Sport. 16 gusht 2014. Marrë më 16 gusht 2014.
  7. ^ Androkli Dralo (25 gusht 2014). "Jovetiç super, Siti i jep leksion Liverpulit". Panorama Sport. Marrë më 25 gusht 2014.
  8. ^ "Spektakël i Liverpulit në ditën e Balotelit". Panorama Sport. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  9. ^ "Alberto Moreno's first goal for Liverpool was spectacular" [Goli i parë i Alberto Morenos për Liverpoolin ishte spektakolar] (në anglisht). USA Sports Today. 31 gusht 2014. Marrë më 31 gusht 2014.
  10. ^ "Liverpuli e mbyll me "poker"". Panorama Sport. 30 dhjetor 2014. Marrë më 27 janar 2015.
  11. ^ "Alberto Moreno nënshkruan me Villarrealin". Botasot.info. 26 qershor 2019. Marrë më 14 korrik 2019.
  12. ^ Chris Myson (19 qershor 2013). "Euro Under-21 Team of the Tournament: Thiago & Isco star as Spain dominate". Goal.com (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2013.
  13. ^ "Alberto Moreno se incorpora a la pretemporada tras ser campeón europeo sub-21" [Alberto Moreno joins preseason after being under-21 European champion]. Andalucia Información (në spanjisht). 13 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2020. Marrë më 15 tetor 2013.
  14. ^ "Vicente del Bosque recluta a cuatro del Atlético de Madrid" [Vicente del Bosque thërret katër nga Atlético de Madrid]. Diario AS (në spanjisht). 4 tetor 2013. Marrë më 14 tetor 2013.
  15. ^ "Spain top Group I to clinch finals place" (në anglisht). UEFA. 15 tetor 2013. Marrë më 16 tetor 2013.
  16. ^ "World Cup 2014: Spain drop Alvaro Negredo and Jesus Navas" (në anglisht). BBC Sport. 31 maj 2014. Marrë më 31 maj 2014.
  17. ^ "Alberto Moreno". Soccerway (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2021. Marrë më 1 qershor 2014.
  18. ^ "Alberto Moreno" (në anglisht). Football Database. Marrë më 31 maj 2014.
  19. ^ "Spot-on Sevilla leave Benfica dreams in tatters" (në anglisht). UEFA. 14 maj 2014. Marrë më 15 maj 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]