[go: up one dir, main page]

Jump to content

Alush Gashi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alush Gashi

Alush Gashilindi më 4 tetor 1950 në Uçë, Istog dhe është politikanë kosovarë.

Gashi studoi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës më 1974 dhe përfundoi doktoraturën në Zagreb më 1979. Alush Gashi mban rekordin si doktori me i ri i shkencave në fushën e anatomisë në Evropë duke doktoruar në moshën 28 vjecare. Z. Gashi ishte shkencëtar vizitues në University of California San Francisco (UCSF) prej vitit 1981. Më vonë u bë drejtues në institutin e anatomisë dhe dekan në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në kohërat më të vështira për popullin Kosovar.

Gashi luajti një rol të rëndësishëm në luftën e shqiptarëve të Kosovës për vetëvendosje. Në vitin 1989, si dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ai u bë pjesë e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte anëtar i LDK-së dhe morri pjesë në negociatat për të shmangur luftën. Ai gjithashtu shërbeu si këshilltar i lartë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ibrahim Rugovës, dhe poashtu ishte sekretar me marrëdhenie me jashtë i LDK. Edhe pas luftës në Kosovë ai ka qenë politikisht aktiv. Në zgjedhjet e vitit 2007, z. Gashi ishte ndër përfaqësuesit më të votuar në parlamentin e Kosovës. Z. Gashi është nënshkrues i deklaratës të pavarësisë, dhe ndërmjet nëntorit 2007 dhe prillit 2010 ai mbajti postin si ministër i shëndetësisë. Z. Gashi ushtron profesionin e profesorit të anatomisë, dhe në vitin 2019 është zgjedhur anëtar i këshillit të përgjithshëm të LDK. Pas një pauze disa vjecare nga postet publike, në qershor të vitit 2020 z. Gashi u zgjodh këshilltar politik i kryeministrit politik z. Avdullah Hoti. Përvoja e gjatë e z. Gashit në politikë të jashtme e bënë të konsiderohet si person me lidhje të forta ndërkombëtare e posacërisht me SHBA-të.

Në shkurt të vitit 2021, me zgjedhjen e Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së, Prof. Dr. Alush Gashi u ri-zgjedh edhe për një mandat si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së [1]. Ai është anëtari më i vjetër i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, parti në të cilën ishte që nga dita e themelimit. Në qershor të vitit 2021, Prof. Dr. Gashi themeloi Institutin për Marrëdhenie me Jashtë (Institute on Foreign Relations), ku mbanë pozitën e kryesuesit të bordit. Instituti për Marrëdhenie me Jashtë është institucioni i parë i llojit të tillë i cili si synim ka të nxis një debat intensiv mbi politikën e jashtme të Kosovës. Gazeta Zëri njoftoi që në nëntor të vitit 2021, Prof. Dr. Gashi bëri lansimin e institutit duke mbajtur takimin e parë me diplomatë të Evropës Jug-Lindore ku shkëmbyen mendime se si Kosova mund të zhbllokojë anëtarësimin e saj në nivel shumëpalësh dhe njohje diplomatik[2]

  1. ^ "LDK bën të ditur emrat e anëtarëve të Këshillit të përgjithshëm". Kosovalive. 2021-03-15. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2021. Marrë më 2021-04-01.
  2. ^ "Gashi krijon Institutin për Marrëdhënie me Jashtë". Lajmet e fundit - Zëri (në anglisht). 2021-11-11. Marrë më 2021-11-11.