[go: up one dir, main page]

Jump to content

Andromaqi Gjergji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Andromaqi Gjergji (20 maj 1928, Korçë - 8 korrik 2015, Tiranë) ishte etnologe dhe historiane e shquar dhe e para femër akademike shqiptare.[1]

Andromaqi Gjergji u lind në Korçë ku kreu edhe arsimin fillor dhe atë të mesëm. Në vitet 1947–1949 ndoqi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar të Tiranës dhe filloi punën në sektorin e etnografisë në Institutin e Shkencave. Më vonë plotësoi studimet e larta dhe u diplomua në degën e historisë të UT. Vijoi punën si etnologe në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, dhe më vonë në Institutin e Kulturës Popullore. Ku ka punuar për të gjithë kohën deri në moshën e pensionit në të njëjtin seksion shkencor, atë të Etnologjisë së Akademisë. Në këtë rrugë ajo eci me shumë punë ku pas shumë vitesh dha provimet e para si “Kandidate e Shkencave” dhe pastaj “Doktore e Shkencave”. Këtë titull e mori në vitin 1982. Akademikja dhe studiuesja Andromaqi Gjergji është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i qytetit të Korçës” me motivacionin : “Shkencëtares korçare, anëtares së parë femër të Akademisë së Shkencave për kontributin e paçmuar në fushën e etnografisë dhe artit popullor, duke u bërë pjesë e etnografisë europiane dhe botërore“.

  • “Veshjet shqiptare në shekuj” (1988).
  • “Veshje popullore” (1989)
  • “Histori e artit shqiptar” (bashkautore - 1990)
  • “Veshje Popullore Shqiptare – Albanian Popular Costumes” (bashkautore - vëll. I, 1999; vëll. III, 2005),
  • “Albania a Patrimony of Europian Values” (bashkautore - 2000),
  • “Mënyra e jetesës në shekujt XIII–XX” (2002).
  • “Ligjërata për etnologjinë shqiptare” (2001, ribotim 2005)
  1. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar (Vëllimi I), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, fq, 831 - 832.