[go: up one dir, main page]

Jump to content

Antoneta Papapavli

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Antoneta Papapavli
Skeda:Antoneta Papapavli.jpg
U lind në17 shkurt 1938
Kombësiashqiptare
Shtetësiashqiptare
ShkollimiInstituti i Lartë i Arteve
Profesioniaktore

Antoneta Papapavli lindi në Përmet17 shkurt të vitit 1938, dhe vdiq ne Tirana me 13 shtator të vitit 2013 nga nje semundje e rende, ishte aktore e njohur shqiptare.

Kreu studimete larta në ILA, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964. Ka interpretuar mbi 50 role në TP, ka mbi 20 vjet karrierë artistike si dhe në 16 role në filmin artistik shqiptar.

Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, etj. Doli në pension në tetor 1985. Ka afro 30 vjet që nuk është ngjitur në skenë, për arsye shëndetësore.

Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin "Artiste e Merituar".

Aktorja u nda nga jeta, me 13 shtator 2013, duke marrë me vete dy dhimbje të mëdha, humbjen e të birit dhe të bashkëshortit. Kishte 23 vjet qe i mungonte skenës dhe publikut, kohë gjatë së cilës ka qenë e sëmurë [2]

(1984) ... E shoqja e Kapitenit të Burakut

  1. ^ http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/ndahet-nga-jeta-aktorja-antoneta-papapavli-148785.html
  2. ^ http://www.peshkupauje.com/2013/10/nderron-jete-aktorja-artiste-e-merituar-drita