[go: up one dir, main page]

Jump to content

Universiteti i Gracit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universität Graz

Universiteti i Gracit (gjermanisht: Karl-Franzens-Universität Graz), është një universitet publik në Graz, Austri. Universiteti i Gracit është universiteti më i madh dhe më i vjetër në rajonin Styria, si dhe universiteti i dytë më i madh dhe më i vjetër në Austri.

Ndërtesa qendrore historike në kampusin kryesor

Universiteti i Gracit u themelua në vitin 1585 nga arkiduka Charles II i Austrisë. Më 1 janar 1586 themelimi i tij u zyrtarizua edhe nga Papa Sixtus V. vendim ky që u botua më 15 prill 1586 [1] Për pjesën më të madhe të ekzistencës së tij mbikëqyrej nga Kisha Katolike për tu mbyllur në vitin 1782 nga Perandori Jozef II në një përpjekje për të fituar kontrollin shtetëror mbi institucionet arsimore. Jozefi II e shndërroi atë në një lice, ku trajnoheshin nëpunësit civilë dhe personeli mjekësor. Në vitin 1827 u rihap si universitet nga Perandori Françesku I, duke fituar kështu emrin Karl-Franzens-Universität, që do të thotë Universiteti Charles Francis. Mbi 30,000 studentë janë aktualisht të regjistruar në universitet.

  • Walther Nernst, 1920 në kimi - studioi në Graz në 1886
  • Fritz Pregl, 1923 në kimi - në Graz 1913-1930
  • Julius Wagner von Jauregg, 1927 në mjekësi - në Graz 1889-1893
  • Erwin Schrödinger, 1933 në fizikë - në Graz 1936-1938
  • Otto Loewi, 1936 në mjekësi - në Graz 1909-1938
  • Victor Franz Hess, 1936 në fizikë - studioi në Graz 1893-1906 dhe dha mësim 1919-1931 si dhe 1937-1938
  • Gerty Cori, 1947 në mjekësi - në Graz para 1922
  • Ivo Andriq, 1961 në letërsi – doktoroi në Graz më 1924.
  • Karl von Frisch, 1973 në mjekësi - në Graz 1946-1950
  • Peter Handke, 2019 në letërsi – studiuar në Graz 1961-1965

Profesor të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Hermann Beitzke, patolog, profesor në Graz (1922–1941)
  • Leopold Biwald, profesor i fizikës, fundi i shekullit të 18-të
  • Ludwig Boltzmann, profesor i Fizikës Matematikore (1869-1873) dhe i Fizikës (1876-1890)
  • Ludwig Gumplowicz, mësoi administratën (1897-1909)
  • Rudolf von Jaksch, dha mësim në pediatri (1887-1899)
  • Ernst Mach, dha mësim matematikën dhe fizikën (1864–67)
  • Ernst Mally, filozof, themelues i logjikës Deontike (1925-1942)
  • Alexius Meinong (1853-1920), filozof, themelues i Shkollës së Gracit të psikologjisë fenomenologjike pas 1894
  • Gustav Meyer, gjuhëtar dhe i konsideruar si një nga themeluesit e albanologjisë, si disiplinë studimi, profesor që nga viti 1881.
  • Rudolf von Scherer, profesor i së drejtës fetare (1875–1899)
  • Ludwig Karl Schmarda, themeluesi i Muzeut Zoologjik të shkollës (rreth 1851)
  • Roland Scholl, kimist, profesor në universitet për disa kohë midis 1907 dhe 1914
  • Joseph Schumpeter, ekonomist, më vonë dha mësim në Universitetin e Harvardit, në Graz (1912–1914)
  • Anton Wassmuth, profesor i fizikës teorike (1893-1914)
  • Alfred Wegener, babai i teorisë së lëvizjes kontinentale, profesor i gjeofizikës (1924-1930)
  • Gustava Aigner (1906–1987, martuar: Gustava Kahler), gjeolog dhe paleontolog austriak.

Studentë të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ivo Andriq, shkrimtar jugosllav dhe laureat i çmimit Nobel
  • Lasgush Poradeci, filolog, poet dhe shkrimtar shqiptar
  • Gabriel Anton, neurolog dhe psikiatër austriak
  • Konti Anton Alexander von Auersperg, poet dhe politikan austriak
  • Milko Brezigar, ekonomist jugosllav
  • Safet Butka, politikan shqiptar
  • Izidor Cankar, historian slloven i artit dhe diplomat jugosllav
  • Etbin Henrik Costa, politikan slloven
  • Monika Fludernik, studiuese letrare austriake
  • Karl Gurakuqi, gjuhëtar dhe folklorist shqiptar
  • Juraj Habdeliq, shkrimtar kroat
  • Emil Johann Lambert Heinricher, botanist austriak
  • Kryepeshkopi i Athinës Ieronymos II, Kryepeshkopi i Athinës
  • Ernst Kaltenbrunner, zyrtar i lartë SS i Gjermanisë naziste me origjinë austriake, i ekzekutuar për krime lufte
  • Janko Kersnik, shkrimtar slloven
  • Ferdinand Konščak, misionar dhe hartograf jezuit kroat
  • Karel Lavrič, politikan slloven
  • Leo Leixner, korrespondent i luftës
  • Franz Miklosich, gjuhëtar austro-slloven
  • Heinz Oberhummer, fizikan austriak
  • Vladimir Šubic, arkitekt slloven
  • Nikola Tesla, shpikës, fizikant, inxhinier elektrik, inxhinier mekanik dhe futurist i shquar (nuk mori një diplomë dhe nuk vazhdoi përtej semestrit të parë të vitit të tretë, gjatë të cilit ai ndërpreu leksionet)
  • Lovro Toman, politikan slloven
  • Petina Gappah, autore dhe avokate ndërkombëtare
  • Franz Unger, paleontolog austriak
  • Leopold von Sacher-Masoch, gazetar austro-ukrainas dhe shkrimtar i mazokizmit
  • Gregory Weeks, jurist dhe historian
  • Milan Zver, sociolog dhe politikan slloven
  • Heinrich Harrer, alpinist austriak, sportist, gjeograf dhe autor.
  • Höflechner, Walter; Wagner, Ingrid Maria (2006). Geschichte der Karl-Franzens-Universität Graz: von den Anfängen bis in das Jahr 2005 (në gjermanisht). Grazer Universitätsverlag. ISBN 3-7011-0058-6.
  1. ^ "University of Graz" (në anglisht). Catholic Encyclopedia (New Advent). 1909. Marrë më 7 janar 2017.