[go: up one dir, main page]

Jump to content

Tregu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tregu është vend ekonomik ku bëhet shkëmbimi i ofertës dhe kërkesës në bazë të çmimit. Për shkëmbim mund të përdoren gjëra të ndryshme si p.sh.:


Tregu i punësimit

Llojet e tregjeve
Lloji oferta pagesa
Tregu i mallrave të mirat materiale
shërbimet shoqërore
çmimi
Tregu i faktorëve
prodhues
fuqia punëtore
toka
kapitali
shërbimet teknike dhe organizative
rroga, pagesa mujore
qiraja
kamata
patente dhe licenca
Tregu i akcizave pjesë në sipërmarrje kursi
Tregu i devizave valutat e jashtme ndryshimet e kursit
Tregu i tenderëve leje ndotje ambientit
leje peshkimi
çmimi

Tregu i punësimit është një lloj tregu ekonomik me disa komponentë shoqërore, karakteristike vetëm për këtë lloj tregu. Për dallim nga Tregu në kuptimin ekonomikë, këtu nuk kemi të bëjmë me një treg si të tjerët . Për deri sa tek tregjet ekonomike një gjëje është e mundshme t´i jepet kundërvlera, në tregun e punësimit kjo nuk është e mundshme për disa arsye. P.sh.:

  • Njerëzit me vendin e punës së tyre sillen në mënyrë sociale (shoqërore) ç´ka d.m.th për ta nuk vlen ligji i thjeshtë i këmbimit, që fuqia punëtore që japin të vlerësohet me një kundërvlerë, por aty luan rolë, jo vetëm plotësimi i nevojave materiale por edhe i atyre sociale (dëshirat, mirënjohjet, etj.)
  • Lëvizshmëria e fuqisë punëtore është e kufizuar, dhe ç´do lëvizje e tyre sjellë në vete shpenzime dhe ndryshime në jetën sociale të tyre (familjare).
  • Motivacioni i fuqisë punëtore m´varret nga rrethanat sociale në vendin e punës, ç´ka reflektohet në produktivitet.

Tregu i mallrave

Tregu i pemëve dhe perimeve

Tregu i mallrave është në fakt burimi nga i cili rrjedhë ky termë dhe është zgjeruar edhe për tregjet tjera më komplekse. Në të kaluarën në hapësirën shqiptare janë përdorur terme nga koha feudale si "pazari" apo "pjaca".

Në këtë treg apo vend takim të ofertës dhe kërkesës, zakonisht bëhet këmbimi i mallit me para. Mënyra e këtij këmbimi ndryshon nga ato më primitivet (direkt) deri te tregjet më komplekse (indirekte). Gjatë këmbimit direkt poseduesi i mallit shitësi (zakonisht tregtari) ja shet mallin me para, aty për aty, blerësit - poseduesit të parasë (zakonisht konsumatori ose tregtari). Për tregjet në të cilat zbatohet kjo formë ekonomistët thonë se janë tregje me pakicë. Gjatë këmbimit indirekt që zakonisht ndodhë në mes të dy tregtarëve e që në kohet e fundit përdoret termi i përvetësuar nga anglishtja biznesmen, këmbimi mund të bëhet sipas marrëveshjes d.m.th vendi i këmbimit mund të mos jetë i njëjti me vendin e marrëveshjes dhe malli mund të këmbehet jo vetëm për para por edhe për forma tjera të kundërvlerës (huazime, mall, shërbime etj.). Për këto lloj tregje thuhet se janë "tregje me shumicë".

Tregu i faktorëve prodhues

Tregu i akcizave

Tregu i devizave

Tregu i tenderëve

Shiko dhe këtë