[go: up one dir, main page]

Jump to content

Sijeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 6 nëntor 2019 12:01 nga Liridon (diskuto | kontribute) (Robot: ISBN Formatimi)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Sijar-i (arabisht سير = sijar, forma e shumësit të sira-s (arabisht سيرة = sīra = „mënyrë të sjelluri“, „sjellje“) përcakton në shkencën juridike islamike (fikh) të drejtën e luftës dhe atë për të huajt. Tërësia e të gjithë këtyre rregullave paraqet brenda jurisprudencës islamike një degë të veçantë të juridiksionit dhe ka si burime kuranin, sunna-n, kijasin, ixhma-n si dhe rregullat ligjore që trajtojnë xhihadin. Ky term cilëson tërësinë e rregullave, të cilat përcaktojnë qëndrimin e shtetit islamik kundrejt jo-myslimanëve (dhimmi)-ve. Bëhet fjalë për një pararendës të rregullave të të drejtës ndërkombëtare duke u bazuar në praktikën juridike të ekspansionit islamik.

Një përkufizim islamik i termit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Teologu juridik es-Sarahsi († 1090) shkruan në trajtesën e tij juridike të drejtimit juridik hanafit:

„Dije se fjala sijar është shumësi i sīrat që do të thotë sjellje. I japim këtij kapitulli këtë emër sepse ai përshkruan sjellen e myslimanëve ndaj jo-myslimanëve që bëjnë luftë si dhe ndaj luftuesve që kanë lidhur pakt (me myslimanët) dhe që jetojnë si të huaj ose nënshtetas jo-myslimanë në shtetin islamik, edhe sjelljen ndaj renegatëve (tradhtarëve), të cilët janë më të ligë se të pafetë sepse e kanë mohuar pasi e kanë pranuar (fenë islame); dhe sjellja ndaj rebelëve, pozita e të cilëve është më pak (e qortueshme) se ajo e jo-myslimanëve, megjithëse janë të paditur dhe qëndrojnë në vend të gabuar me argumentimet e tyre“.
-(Muhammad Hamidullah, Theorie und Praxis des Völkerrechts im frühen Islam. (E drejta ndërkombëtare e hershme islamike në teori dhe praktikë) Në: Kairos. Zeitschrift für Religionswissenschaft und Theologie. Vëll. 2 (1963), f. 101)
  • Ghazi, Mahmood Ahmad (edited, translated and annotated): The Shorter Book on Muslim International Law. Kitāb al-siyar al-ṣaghīr by Muḥammad ibn al-Ḥasan al-Shaybānī. Islamic Research Institute. Islamabad 1998. ISBN 969-408-194-7
  • Hilmar Krüger: Fetwa und Siyar. Zur internationalrechtlichen Gutachtenpraxis der osmanischen Seyh ül-Islâm vom 17. bis 19. Jahrhundert unter besonderer Berücksichtigung des „Behcet ül-Fetâvâ“. (Fatva dhe sijar-i. Praktika e ekspertizave mbi të drejtën ndërkombëtare të sejh yl-islâm-it osman gjatë shekujve të 17-të deri 19-të me përqëndrim të veçantë tek „behçet yl-fetâvâ-s“) 1978, ISBN 3-447-01783-X
  • Hilmar Krüger: Die Begründung der islamischen Völkerrechtslehre (Motivet e të drejtës ndërkombëtare islame). Në: Saeculum 5 (1954), 221-241
  • Majid Khadduri:The Law of War and Peace in Islam. London 1941. 2. Auflage Lahore 1956
  • Majid Khadduri:The Islamic Law of Nations: Shaybānī's Siyar. The Johns Hopkins University Press 2002. ISBN 0-8018-6975-7
  • Rüdiger Lohlker (2006): Islamisches Völkerrecht: Studien am Beispiel Granada (E drejta ndërkombëtare islamike: analizë e shembullit të Granadas). Bremen: Kleio Humanities. ISBN 3-9811211-0-4
  • Miklos Muranyi:Das Kitāb al-Siyar von Abū Isḥāq al-Fazārī. Në: Jerusalem Studies on Arabic and Islam 6 (1985) 63-97
  • Wilhelm Heffening: Das islamische Fremdenrecht bis zu den islamisch-fränkischen Staatsverträgen. Eine rechtshistorische Studie zur Fiqh. (E drejta islamike për të huajt deri në kohën e marrëveshjeve islamo-franke. Studim historiko-juridik i fikh-it) Ribotim Hannover 1975, ISBN 3-7648-0375-4
  • Muhammad Hamidullah: The Muslim Conduct of State. Ashraf Printing Press, Lahore 1987