Pedagogjia shkollore
Pedagogjia shkollore është një degë e pedagogjisë e cila merret me studimin e teorisë së shkollës si një institucion i veçantë edukativ e arsimor (organizatë punuese). Objekt studimi i pedagogjisë shkollore janë çështje më të rëndësishme në fushën e edukates dhe arsimit në shkollë.
Objekti i studimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kuptimi i pedagogjisë shkollore dhe objektit të saj të studimit është i mundur vetëm në kontekstin e pedagogjisë së përgjithshme, si një shkencë mbi edukatën dhe arsimin, veçanërisht kur dihet që shkenca mbi arsimin dhe edukimin është një shkencë e re (në krahasim, për shembull, me filozofinë dhe/apo mjekësinë). Afirmimin e saj të parë e përjetoi vetëm në shekullin XIX, ndërsa një zgjerim më të theksuar vetëm në vitet 70 të shekullit XX.
Çështjet qëndrore me të cilat merret aktualisht pedagogjia shkollore janë:
- struktura dhe zbatimi i kurrikulës (planeve dhe programeve mësimore),
- teoria e shkollës si institucion specifik edukativ e arsimor,
- organizimi i mësimit (teoria didaktike),
- procesi i edukimit dhe arsimimit në shkolla (metodologjia e mësimdhënies),
- pozicioni i faktorëve më të rëndësishëm të edukimit dhe arsimimit në shkollë,
- marrëdhëniet ndërpersonale në shkollë (komunikologjia pedagogjike),
- bashkëpunimi në mes të prindërve dhe shkollave,
- roli i autoriteteve profesionale dhe menaxheriale;
- çështjet e menaxhimit dhe mbikëqyrjes mbi punën e shkollave,
- roli dhe detyrat e bashkëpunëtorëve dhe ekspertëve profesional në shkolla;
- këshillimi dhe orientimi profesional (në karrierë),
- metodologjia e hulumtimit pedagogjik në shkollë, dhe
- planifikimi dhe politika e stafit pedagogjik.
Detyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Detyrat e pedagogjisë shkollore dalin nga objekti i saj i studimit. Është e nevojshme të theksohet se detyrat universale, te përhershme dhe te pandryshueshme ne pedagogjin shkollore nuk mund të përcaktohen për shkak se ajo është e gjallë dhe dinamike, e hapur për ndryshime ashtu siq është i gjallë dhe dinamik edhe procesi i edukatës dhe arsimit.
Disa nga detyrat të cilat janë aktuale në këtë moment socio-historik janë:
- të merret me studimin sistematik mbi origjinën dhe zhvillimin e shkollës;
- të studioi ligjshmëritë e ndërtimit dhe përmirësimin e edukatës dhe arsimit;
- të studioi dhe përmirësoi marrëdhëniet ndërpersonale brenda kuadrit mësimor, dhe sidomos brenda nxënësve, organizimit dhe organizatës, shoqatës, grupit;
- studimi dhe përmirësimi i teorisë mësimore me qëllim të përmirësimit të praktikave të arsimimit;
- studimi dhe përmirësimi i marrëdhënieve mes mësimdhënësve dhe nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të nxënësve, si dhe rolin e prindërve në organizimin dhe implementimin e edukimit dhe arsimit shkollor;
- të inicojë dhe aktuelizojë çështjet e trendeve bashkëkohore të shkencës pedagogjike (pedagogjisë ndërkulturore, edukimi për paqe dhe progres shoqëror, ekopedagogija, pedagogjia e kohës së lirë, etj).
Karakteri interdisiplinar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pedagogjia shkollore është e lidhur në radhë të parë me shkencat pedagogjike, sidomos me didaktikën, pedagogjin e përgjithshme, pedagogjin komparative (krahasuese), historinë e pedagogjisë, metodologjinë e hulumtimit pedagogjik (edukativ). Ajo gjithashtu ka një lidhje të fortë me psikologjinë, sociologjinë, filozofinë dhe logjikën.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Grup autorësh:Didaktika, Instituti i Studimeve Pedagogjike, Tiranë, 1986
- Musa Kraja:Pedagogjia, Tiranë, 2006
- Nijazi Zylfiu:Didaktika (Teoria e mësimit dhe e mësimdhënies), Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997, OCLC 500323644
- Riza Brada:Pedagogjia shkollore (për pedagogë dhe drejtorë shkolle), Prishtinë, 2005
- Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, 8 Nëntori, Tiranë, 1983
- Xheladin Murati:Pedagogjia e përgjithshme, Logos - A, Shkup, 1998