[go: up one dir, main page]

Jump to content

Iljesa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Iljesa (Arabisht: اليسع, romanizuar: Alyasaʿ) është profet dhe i dërguar i Zotit i cili është dërguar për të udhëzuar Bijtë e Israelit. Iljesa përmendet dy herë në Kuran. Ai nderohet nga myslimanët si pasardhësi profetik i Iliasit (Elia). Burimet islame që e identifikojnë Eliseun me Hidrin citojnë marrëdhënien e fortë midis Hidrit dhe Iljasit në traditën islame.[1]

Iljesa përmendet dy herë në Kuran: El-En'am 6:86 dhe Sad 38:48. Në ato vargje, pa përmendur asgjë për personalitetin apo profetësinë e Iljesës, ai përmendet si "i ngritur" dhe "midis të zgjedhurve".[2] Sipas Kuranit, Eliseu është i lartësuar "mbi pjesën tjetër të krijimit" (Arabisht: فَضَّلْنَا عَلَى ٱلْعَالَمِين, romanizuar: faḍḍalnā ʿala l-ʿālamīn(a)[2] dhe është "ndër të zgjedhurit" (Arabisht: مِنَ ٱلْأَخْيَار, romanizuar: mina l-akhyār).[3] Iljesa përmendet në El-Enam 6:86 dhe Sad 38:48, së bashku me Islamilin:

Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit;

— El-En'am 6:86

Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë.

— Sad 38:48
  1. ^ al-Rabghūzī, Stories of the prophets, ed. Hendrik E. Boeschoten, M. Vandamme, and Semih Tezcan [Leiden 1995], 2:460
  2. ^ a b "Surah Al-An'am - 86". quran.com (në anglisht). Marrë më 2021-08-11.
  3. ^ "Surah Sad - 48". quran.com (në anglisht). Marrë më 2021-08-11.