[go: up one dir, main page]

Jump to content

Haxhì

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 28 prill 2023 07:55 nga Punetor i Rregullt5 (diskuto | kontribute)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Haxhinjtë në Haxhin e 2010

Haxhi (arabisht: الحجّي‎ al-Hājj) në trajtë të pashquar, e në trajtë të shquar Haxhiu ose Haxhia (turqisht: Hacı) është një titull që i është dhënë fillimisht një myslimani që ka përfunduar me sukses HaxhilëkunMekë.[1] Përdoret gjithashtu për t'iu drejtuar një të moshuari, pasi duhet kohë për të grumbulluar pasurinë për të kryer udhëtimin, dhe në disa shoqëri myslimane është një titull përnderimi për një njeri të çmuar. Titulli vendoset para emrit të personit; p.sh. Zekë Biberaj bëhet Haxhi Zekë Byberi.

Përdoret gjithashtu në Krishtërimin Ortodoks për njerëz që kryejnë pelegrinazh në varrin e KrishtitJeruzalem. Mund t'i shtohet më pas mbiemrit të burrit (p.sh. Haxhimihali) ose para emrit për gratë (Haxhika).

Haxhi rrjedh nga gjuha arabe ḥājj, që është pjesorja në diatezë veprore e foljes ḥajja ("për të bërë haxhin/pelegrinazhin"). Forma alternative ḥajjī rrjedh nga emri i Haxhit me mbrapashtesën mbiemërore -ī, dhe kjo është forma që kanë marrë gjuhët joarabike. Në disa zona titulli është bërë mbiemër i familjes, për shembull, mbiemri boshnjak Haxhiosmanoviq ("biri i Haxhi Osmanit"); .

Në vendet Arabe, ḥājj dhe ḥājjah (shqiptim ndryshon sipas të folmeve arabe) është mënyrë e zakonshme adresimi ndaj çdo të moshuari të respektueshëm, ndonëse e ka kryer ose jo personi në fjalë haxhin.

Termi është përdorur edhe nga të krishterët e Ballkanit dikur nën sundimin osman (ndër shtetet e sotme: Bullgaria, Serbia, Greqia, Mali i Zi, MaqedoniaRumania dhe Shqipëria) për një të krishterë që kish udhëtuar për në Jeruzalem dhe Tokën e Shenjtë.[2] Në Shqipëri ndër ortodoksë haset tek mbiemrat Haxhimihali, Haxhinase e Haxhinasto dhe Haxhipetro.[3]

Iran titulli i nderit Haxh (حاج) ndonjëherë është përdorur për komandantët TRI, në vend të titullit Serdar ("gjeneral").

  1. ^ Malise Ruthven (1997). Islam: A very short introduction (në anglisht). Oxford University Press. fq. 147. ISBN 978-0-19-285389-9.
  2. ^ "Jerusalem and Ancient Temples (in Greek)" (në anglisht). apologitis.com. Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2013. Marrë më 4 maj 2010.
  3. ^ Aurel Plasari (15 gusht 2012). "Debati për identitetin? Kadare ka nonsense, Qosja ngatërron Stambollin me Jeruzalemin". Intervistuar nga Ardit Rada.