[go: up one dir, main page]

Jump to content

Bilal Xhaferri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 8 prill 2018 18:13 nga Qiqrra (diskuto | kontribute) (saktesim i nje burimi, mbeshtetur ketu http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=articles&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=200295946&LIMIT=50)

Stampa:Kutia ShkrimtarBilal Xhaferri (Ninat, 2 nëntor 1935 - Çikago, 14 tetor 1986) ka qenë shkrimtar, disident dhe botues shqiptar.

Biografia

Xhaferri ka lindur më 1935 në fshatin Ninat afër Konispolit,[1] i biri i Xhaferr Hoxhës.[2] Në moshën 8 vjeç i vdiq e ëma, kurse në moshën 10 vjeç, pushteti komunist i pushkatoi të atin nacionalist[3] dhe ai mbeti jetim me tri motra, nën kujdesin e Ferik Hoxhës, gjyshit nga babai. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, duke marrë dy klasë në një vit, më 1948 u largua për të gjetur punë në Sarandë si korrier, meqenëse nuk kishin asnjë mjet jetese, sidomos kur gjyshi u shpall kulak dhe e shpronësuan.[4] Bëri një shkollë njëvjeçare si gjeometër.[2]

Më 1954-1955 jetonte bashkë me të motrën Antiken, në një dhomë në Sukth të Durrësit. Aty ndiqnin të dy shkollën shtatëvjeçare, motra ditën, ndërsa ai natën, sepse punonte normist. Ndërkohë kreu një shkollë teknike për ndërtim dhe u punësua në kantiere ndërtimi, në rruga-ura në Krujë, në hidrocentralin e Ulzës etj.[4]

Më 1968, ai u shpreh në Lidhjen e Shkrimtarëve kundër romanit DasmaKadaresë, gjë për të cilën u qortua rëndë nga Fadil Paçrami.[1] Iu hoq e drejta e botimit dhe u internua[5] në fshatin HamalleDurrësit.[4] Pas një mbledhjeje të Lidhjes së Shkrimtarëve me në krye Rita Markon, u kritikua bindshëm dhe u përjashtua.[2]

Më 30 gusht 1969 u arratis nga Shqipëria për në Greqi. Më 1970, shkoi në SHBA, në Boston ku deri më 1972 punoi në gazetën “Dielli”. Më 1974 u vendos në Çikago ku themeloi revistën “Krahu i shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame të cilën e drejtoi, botoi dhe redaktoi për 39 numra në dy gjuhë, shqip e anglisht.

1978 e plagosin disa njerëz të panjohur. Më 1981 digjet redaksia e revistës “Krahu i shqiponjës” ku kishte dorëshkrimet e veprave letrare, studime, kërkime shkencore, përkthime, shënime politike, letra, piktura, fotografi, etj.

1986 sëmuret dhe operohet prej tumorit dhe me 14 tetor të po atij viti, vdes në spital në Çikago. Disa prej bashkëkohësve janë të mendimit që e kanë vrarë a helmuar.

Riatdhesimi i eshtrave dhe nderimi

Më 3 maj 1993 Presidenti i Republikës Sali Berisha e dekoroi me medaljen “Martir i demokracisë” (Dekreti 1089) me motivacionin "Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike"[2] dhe "Nder i Kombit" nga Presidenti Bamir Topi.

Më 6 maj 1996 shkrimtari Shefki Hysa, drejtues i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri", në bashkëpunim me qeverinë shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në Sarandë.

Më 2014 shtëpia e tij në Ninat të Sarandës u bë Shtëpi Muze,[6] dhe më 2 nëntor u inaugurua busti pranë shtëpisë.[7]

Vepra

Publicistikë

Në vitet 1962-1963 botoi poezitë dhe tregimet e para në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, në revistat “Nëntori”, "Ylli”, etj[3] dhe debutoi me romanin "Rrugë dhe fate" më 1963.[2]1966 botoi poemën "Balada çame" në faqen letrare të gazetës “Zëri i Rinisë".[8] Për Ardian Ndrecën, qasja e Xhaferrit ndër këto organe shtypi të periudhës komuniste përbën një kundërshti lidhur me faktin e pushkatimi të të atit.[3]

Libra

1967 i botohet vëllimi me poezi “Lirishta e kuqe”, qe shtypur para se të binte në fatkeqësi, por nuk u vu kurrë në qarkullim.[1]1967 shkruan romanin “Krastakraus” që u botua më 1993, pas vdekjes. Më 1968 shkroi skenarin për film artistik “Era shtyn mjegullat”.

Më 1968 kritikoi Dasmën e Kadaresë si roman "revizionist" dhe "që e ul femrën shqiptare". Sipas pedagogut dhe shkrimtarit Ag Apolloni disa këtë kritikë ia kanë interpretuar si disidencë, duke argumentuar se të akuzoje dikë për "revizionizëm" në kohën e regjimit komunist ka qenë një përpjekje për t'i hyrë Partisë meqë me fjalën "revizionist" etiketoheshin tradhëtarët e doktrinës komuniste, rrjedhimisht Xhaferi po e mbronte komunizmin nga "revizionisti" Kadare. Po sipas Apollonit, Xhaferi nuk kishte shfaqur kurrë elemente dekadente apo disidente.[9]

1972 nga Bostoni dërgoi për botim në Ndërmarrjen Botuese “Rilindja”, në Prishtinë, romanin “Ra Berati”. Tituj të tjerë janë:[1]

  • Njerëz të rinj, tokë e lashtë, tregime, 1966.
  • Dashuri e përgjakur, 1992.
  • Eja trishtim, poezi, 1995.
  • Përtej largësive, 1996.

"Krahu i Shqiponjës"

Në të përkohshmen "Krahu i Shqiponjës" botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj. Aty botoi fragmente të romanit “Trotuare të kundërta” dhe “Hëna e kantjereve”.

Vepra të kushtuara

Më 2017 u botua libri i shkruar nga e motra, Antike Hoxha, "As vdekja nuk e shoi dot urrejtjen", që i kushtohet të vëllait.[10]

Referencat

  1. ^ a b c d Elsie, Robert (1997) [1995]. "Histori e Letërsisë Shqiptare" (PDF). elsie.de. Tiranë: Dukagjini. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d e Koçi, Ervin (15 mars 2012). Debati mes dy shkrimtarëve. Kadare: u bëre edhe ti Bilal të flasësh!: shkrimtarët kritikojnë Kadarenë për romanin e tij "Dasma" - intervistë Shefki Hysës dhe Namik Manasë. Tiranë: Metropol - Nr. 2614. fq. 12–13. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Ndreca, Ardian (4–5 maj 2013). "Pritmet e rreme në letërsi: [historia e letërsisë shqiptare]". respublica.al. Mapo. - Nr. 899. fq. 29. Marrë më 8 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja)
  4. ^ a b c Hysa, Shefki (15 mars 2009). "Bilal Xhaferri - jetëshkrim". krahu-bilalxhaferri.blogspot.al. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Tuci, Aida (int.) (2014). "Kadare: Goditja e Bilal Xhaferrit, e pamoralshme". gazeta-shqip.com. Shqip. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Muze për Bilal Xhaferrin, shtëpia e shkrimtarit e hapur për të gjithë". oranews.tv. 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Idriz Balani – Skulptori Misionar që punon për Paqen e Kohëve Moderne". krahu.wordpress.com. 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Osmani, Resmi (2012). "Balada Çame - Kryevepra poetike e Bilal Xhaferrit". zemrashqiptare.net. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Apolloni, Ag (25 maj 2015). "Disidenca e Don Kishotit". Panorama Online. Marrë më 7 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  10. ^ Mema, Agron (2017). "Pena Shqiptare / Antike Hoxha". telegraf.al. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura

  • Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Albania, New Edition. Lanham, Maryland, and Oxford: Scarecrow Press. ISBN 0-8108-4872-4. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Halili, Hekuran (2007). Unë – Njeriu. Sarandë: Milosao. ISBN 978-99943-966-6-5. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Hamiti, Sabri (1996). Poeti i nemun - Bilal Xhaferri. Prishtinë: Rilindja. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Hysa, Shefki (2008). Diplomacia e vetëmohimit: zhvillime të çështjes çame: publicistkë. Tiranë: Kristalina-KH. ISBN 978-99956-650-3-6. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kallulli, Adriatik (2006). Realiteti pa bojra dhe ojna: [Bilal Xhaferri, "Objekti industrial lart në mal"]. Tiranë: Mehr licht!. - Nr. 29. fq. 308–314. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Te parametri |title= ndodhet simboli i padukshëm "line feed character" - Pozicioni: 71 njësi duke numëruar nga e majta (Ndihmë!)
  • Kuçuku, Bashkim (2008). Antologji e poezisë shqipe bashkëkohore. Tiranë: Onufri. ISBN 978-99943-42-41-9. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Kulli, Fatime (2004). Uragani i meteorëve: Bilal Xhaferri dhe Ismail Kadare ballë për ballë. Shkup: Asdreni. ISBN 9789989222771. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Mane, Namik (2003). Një natë e zakonshme. Tiranë: Neraida. ISBN 99927-902-4-5. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Mehmeti, Ahmet (2007). “Nektar i shpirtit shqiptar” (Antologji për Çamërinë). Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë / Arbëria. ISBN 978-99943-50-13-1. {{cite book}}: |ref=harv i pavlefshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme