[go: up one dir, main page]

Jump to content

Rrugët, mblidhen ministrat e rajonit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:37, 17 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Me një fond investimi në rrugë prej 500 milion euro qeveria është e angazhuar të rrisë standartet e infrastrukturës. Kështu tha në ministerialin e dytë rajonal të rrugëve ministri i transporteve Sokol Olldashi sipas të cilit zhvillimi më i rëndësishëm do të jetë lidhja Tiranë Elbasan.

"Ne kemi parashikuar që vitin tjetër të financojmë në rrugët e vendit përsëri rreth 500 milionë euro, të cilat do të shkojnë në vazhdimin e projekteve që ne kemi në zhvillim e sipër, por edhe për hapjen e njërit nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore sic është ai që ne e quajmë boshti i jugut dhe që i përket lidhjes së Tiranës me qytetin e tretë më të madh në vend, Elbasanit e për të vazhduar më pas përmes territorit të Shqipërisë dhe për të zbritur në jug", tha Sokol Olldashi, ministër i Transporteve.

Një dimension tjetër rajonal do ti japë sistemit vendas të rrugëve edhe ndërtimi i rrugës së Arbërit për të cilën Olldashi tha se do të tenderohet pjesa e mbetur.

"Rruga e Arbrit është një segment që lidh Tiranën në kufi me Maqedoninë për një distancë prej 63 km, nga të cilat rreth 30 janë tashmë të përfunduara dhe po përgatitemi për të nisur tenderat për 30 km e mbetura", vijoi Olldashi.

Si një argument për zhvillimin e rajonit nëpërmjet rrugëve Olldashi ka përmendur zhvillimet e trafikut në rrugën Durrës Kukës. "Ajo që ne pamë menjëherë me hapjen e saj ishte një rritje e ndjeshme e trafikut që nuk vjen vetëm nga Kosova. Unë jam shumë i kënaqur të vë re statistikat për një rritje të përdorimit të rrugës nga transportuesit e veriut të Maqedonisë, po dhe një rritje të përdorimit të rrugës nga transportuesit e Serbisë së jugut dhe zona industriale e Nishit", tha ai.

Ministri shqiptar i transporteve i ka garantuar zyrtarët e rrugëve të vendeve të rajonit se Shqipëria është e angazhuar të heqë cdo barrierë për integrimin mes vendeve tona. [1]

Referencat

[redakto]
  1. Alsat TV (17.11.2010)