[go: up one dir, main page]

Jump to content

veti

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Emër

[redaktoni]

veti f.

  1. filoz. Cilësia e një sendi a e një dukurie, që shfaqet kur bashkëvepron me sende a me dukuri të tjera dhe që e dallon ose e afron me to. Veti thelbësore (jo thelbësore). Vetitë e sendit. Vetitë e qenieve të gjalla. Vetitë e rendit socialist.
  2. Cilësi dalluese e dikujt a e diçkaje, tipar kryesor që karakterizon një njeri, një kafshë, një bimë a një send; cilësi e natyrshme dhe e përhershme e dikujt a e diçkaje. Veti të mira (të këqija). Veti e veçantë. Vetitë kimike (fizike) të një metali. Vetitë e karakterit të njeriut. psikol. Vetia plastike e trurit. psikol. Vetitë e komunistëve. Lëndë me veti shëruese.