[go: up one dir, main page]

Jump to content

var

Nga Wiktionary

VAR kal.

  • 1. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, në një çengel, në një tel etj., e ngec a e lidh diku në mënyrë të tillë që të rrijë pezull. Var llambën. Var xhaketën (pallton). Var pikturën (tablonë, portretin). Var në gozhdë (në çengel). Var kusinë në vargua. Vari pushkën në krah.
  • 2. Ngjit diçka në mur, e vë në mur a në një vend tjetër të dukshëm për ta parë të tjerët. Var listën (shpalljen). Var një parullë.
  • 3. I vë dikujt litarin si lak në grykë, e lidh a e tërheq sipër dhe e mbyt, ia lidh litarin në qafë dhe e shtrëngoj që të vdesë. E varën fashistët.
  • 4. Ul poshtë, përkul; e lëshoj a e shpie diçka poshtë. Vari kokën. Vari krahët (këmbët).
  • 5. E bëj të zbresë tatëpjetë, e çoi poshtë. I vari dhitë nga mali.
  • 6. fig. bised. Tregoj pak kujdes për dikë a për diçka, nuk i kushtoj vëmendjen e duhur, e lë pas dore; e lë mënjanë, e braktis tërësisht. Ia vari punës (detyrës). Ai ua varte mësimeve. Ia vari të sëmurit. Ua vari pleqve.
  • 7. fig. (me pjesëzat mohuese nuk, s', mos). Nuk e vlerësoj e nuk e nderoj dikë, nuk ia dëgjoj fjalën, nuk e përfill, as që pyes fare për të. Ai nuk ua varte fare eprorëve.
  • 8. fig. Mbështet një shpresë, fatin etj. te dikush a te diçka. Të gjitha shpresat i kanë varur tek ata.
  • 9. fig. bised. I ngarkoj dikujt një punë a një detyrë, ia bëj barrë dikujt. Ma varën mua atë punë.
  • I vari një fjalë dikujt i shpuri një lajm; i tha diçka. I varën këmborën (prapa, në qafë) dikujt shih te KËMBOR/E,~A. Vari kokën (kryet)
  • a) u mërzit e u zemërua, ndenji me kokë ulur;
  • b) hoqi dorë nga mendjemadhësia ose nga krenaria e kotë, i ranë pendët. Ia vari (ia la, ia vuri) në qafë diçka shih te QAF/Ë,~ A. I varën (i vunë) teneqenë (legenin) dikujt mospërf. shih tek TENEQ/E,~ JA. Nuk ia vari torbën (trastën, hejbetë, kapistallin, kapistrën, këmborën) nuk e përfilli aspak, nuk e pyeti fare, nuk iu bind; nuk e vlerësoi, nuk i dha rëndësi. I vari (i uli) veshët shih te VESH,~ I. Nuk ia vari veshin dikujt a diçkaje, nuk i kushtoi vëmendje, nuk e përfilli, nuk e pyeti fare; nuk e dëgjoi, nuk iu bind. I vari (i lëvari, i lëshoi) vetullat u zemërua, u pezmatua; u ngrys, i ngrysi vetullat. I vari zilen dikujt e nxiti dikë, e shtyu, e kurdisi për diçka. Ia varën atë (këtë) këmborë shih te KËMBOR/Ë,~A. I vari (i lëvari, i lëshoi) buzët (hundët, turinjtë) një pëllëmbë
  • a) shprehu pakënaqësi për diçka, tregoi me shprehjen e fytyrës se diçka nuk i pëlqen;
  • b) u zemërua shumë, u pezmatua; u ngrys. Të var në qese të duhanit shih te QES/E,~ JA. E vari (e vuri, e mban, e ka) vath në vesh diçka shih te VESH,~I. I vari ujkut mëlçitë në qafë iron. i besoi me mendjelehtësi një njeriu të pandershëm e të pabesë pikërisht atë gjë që ai e lakmonte më tepër, priti të mbrohet nga ai që dëshironte t'i bënte të keqen, besoi e shpresoi tek i ligu; ia la në dorë fatin armikut. Kur ta varësh zilen, duhet t'i biesh fj.u. kur ta marrësh përsipër një punë a detyrë, duhet ta kryesh mirë.