[go: up one dir, main page]

Jump to content

ters

Nga Wiktionary

TERS mb. bised.

  • 1. Që të sjell gjoja prapësi, të këqija etj. Numër ters. Ishte ters.
  • 2. Që shkon keq, që nuk shkon mbarë; jo i mbarë. Ditë terse.
  • 3. Që bën prapësi, që nuk rri dot i qetë, i prapë; që nuk shkon mirë me të tjerët, i tillë, që s'merresh dot vesh me të. Njeri ters. Është terse në gojë.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimeve 1, 3 të mbiemrit. Ters i madh.
  • Tersi i Pojanit thjeshtligj. njeri që gjithnjë e për çdo gjë shfaq mosbesim, njeri që gjithnjë ndjell keq.

TERS ndajf. bised.

  • 1. Keq, jo mbarë, jo mirë; kund. mbarë. Filloi (shkoi, vajti) ters puna (dita).
  • 2. Keq, mbrapsht, jo drejt, jo ashtu si është a si duhet, së prapi. E kuptoi ters. Foli ters. Ia mori (për) ters fjalët. E kapi kalemi për ters dikë e kanë zënë keq me të, i bien më qafë e nuk e lënë të përparojë.