[go: up one dir, main page]

Jump to content

tabelë

Nga Wiktionary

TABELË f.

  • 1. Pasqyrë përmbledhëse, që përmban një varg numrash, emrash etj., të ndarë në shtylla ose të renditur sipas rregullave të caktuara. Tabela matematike. mat. tabela përmbledhëse me vlera e me përfundime të zgjidhura për probleme e funksione të caktuara. Tabela e klasifikimit. sport. Tabela e reshjeve. Tabela e orarit të trenave. Tabela e çmimeve. Tabela e kategorizimit. Tabela e shumëzimit (e pjesëtimit, e mbledhjes, e zbritjes). mat.
  • 2. Pllakë me shkrime a me shenja të posaçme, e cila shërben për të treguar vendin ku arrijmë, drejtimin e lëvizjeve etj. Tabelat rrugore. Tabelat e dyqaneve. Tabela e qitjes. usht. Vari një tabelë. Lexo (shih) tabelën! Gjuaj në tabelë. usht.
  • 3. Pllakë e madhe dërrase, mermeri, xhami etj., e vendosur diku, që shërben për qëllime të caktuara. Tabela e zezë (mësimore) dërrasa e zezë. Tabelat e basketbollit. sport. dërrasat ku janë vendosur koshat në lojën e basketbollit. Lufton nën tabelë (basketbollisti). sport.
  • E bëri tabelë qitjeje dikë libr. shih te QITJ/E, ~A.