[go: up one dir, main page]

Jump to content

tyl

Nga Wiktionary

TYL m.

  • 1. Pëlhurë e hollë, e rrallë dhe e tejdukshme, e endur me fije mëndafshi, pambuku a me fije sintetike si rrjetë e imët dhe me lule, me rrathë, me figura etj., që përdoret për perde, për zbukurimin e rrobave të brendshme e të veshjeve të tjera të grave, për këmishë, bluza etj. Tyl i bardhë. Tyl me lule (me rrathë). Perde tyli. Fustan tyli. Këmishë prej tyli.
  • 2. fig. libr. Cipë e hollë që mbulon a që mbështjell diçka; tis. Një tyl mjegulle. Një tyl i hollë tymi. Tyli i reve. Tyli i errësirës (i natës).