[go: up one dir, main page]

Jump to content

shpejt

Nga Wiktionary

SHPEJT ndajf.

  • 1. Në mënyrë të shpejtë, me shpejtësi (për diçka që lëviz); duke përshkuar një largesë të madhe në pak kohë; kund. ngadalë. Eci (vrapoj) shpejt. Kaluan shpejt. Fluturon shpejt. Rrotullohet shpejt. I punonte zemra shpejt.
  • 2. Brenda një kohe a një afati të shkurtër, në pak kohë; menjëherë; me nxitim; kund. ngadalë. Vishem (lahem) shpejt. Punon (ha, fle, lexon) shpejt. U përgjigj shpejt. U shërua shpejt. Është rritur shpejt. U vyshkën shpejt. E mbaroi shpejt. E zgjidhi shumë shpejt. E kuptoi (e mësoi) shpejt. Beson (nxehet, ulet, bindet) shpejt. I shkoi inati shpejt. Më shpejt se koha.
  • 3. Pas një kohe të shkurtër, pas pak kohe, pa u vonuar; për së shpejti. Do të vij (do të nisem) shpejt. Eja shpejt! mos u vono. Duhet shpejt. Shko (nisu) shpejt! Sa më shpejt sa më parë. Tani shpejt tani së fundi, jo shumë kohë më parë.
  • 4. Herët; më përpara se zakonisht, më përpara se të tjerët. Fle (zgjohem, ngrihem) shpejt. Ky fik piqet shpejt. Është ende shpejt për këtë s'ka ardhur ende koha (për të bërë diçka).
  • 5. bised. Qëkur, shumë kohë më parë. Ka shpejt kjo punë.
  • Shpejt e shpejt
  • a) brenda një kohe shumë të shkurtër;
  • b) keq. shkel e shko, pa kujdes.