re
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]re em. palak.
- Vë re:
- a) ma zë syri, më bie në sy; e shoh;
- b) rrok a kuptoj diçka që nuk e kisha parë përpara, nis ta shoh; vëzhgoj, gjej nga një shqyrtim, nxjerr në shesh;
- c) shoh me kujdes, i vë mendjen; dëgjoj me vëmendje, i vë veshin; ç) kujdesem për diçka a për dikë, tregoj kujdes;
- d) moh. nuk më bën përshtypje, nuk e ndiej. I vë re
- a) i jap rëndësi, i kushtoj vëmendje;
- b) i jap rëndësi më tepër nga sa duhet, e shoh me shumë imtësi. Mos ia vër re mos të të vijë keq për atë që thotë ose që bën; lëre të kalojë. Pa u vënë re pa rënë në sy, pa tërhequr vëmendjen. Vini re! thirrje që përdoret për të tërhequr vëmendjen, për të pasur kujdes.
re I f.
- Grumbull avujsh uji, që rrinë pezull lart në qiell. Re të bardha (të zeza, të murrme, të kuqërremta). Re të imëta (të rralla, të dendura, të shpeshta). Re pupëlore (grumbullore, shtresore). Re të larta (të ulëta). Re të ngarkuara. Re shiu (dëbore, breshri). Re me shi. Shtëllunga resh. Qiell me (pa) re. Kohë me re. Doli një re. U vesh (u mbush) qielli me re. U derdhën (u shkarkuan) retë. U mblodhën (u shpërndanë) retë. Një re shi pak shi.
- Shtëllungë e madhe grimcash të imëta që enden në ajër; grumbull i dendur i diçkaje që ngrihet e që lëviz në ajër; mizëri. Re tymi (avulli, pluhuri). Një re riri. Një re mushkonjash (karkalecash, zogjsh, plumbash). U ngrit një re.
- Diçka që pengon vështrimin, perde. I zunë (i vunë) sytë re. M'u bë një re. Kam një re përpara sysh.
- fig. Diçka e zymtë, që paralajmëron një të keqe; diçka që sjell një shqetësim. Retë e dyshimeve. Mblidhen (varen, dendësohen) re të zeza. Shpërndahen retë.
- fig. Grumbull fjalësh ose veprimesh, zakonisht të mbledhura për të errësuar a shtrembëruar diçka. Re fjalësh (frazash, parullash). Re gënjeshtrash.
- krahin. Rrufe. I ra (e goditi) reja. Krisi (shtiu) reja. E vrau reja.
- Gjer në re (te retë) shumë lart. Re e gjallë shih te GJALLË (i,e). Re me breshër
- a) njeri zemërak, i hidhur;
- b) trim i madh, të cilit nuk i del kush përpara. U bë re nuk duket më, u zhduk, u bë tym. Kullot retë shikon si i hutuar, nuk e ka mendjen aty. E nget reja (këtë verë, këtë behar) bie shumë shi, s'po pushon shiu. Përpin retë shih te PËRPIJ. U përzien retë shih te PËRZIEJ. Pinin retë ishin shumë të shpejtë e të aftë (për trimat, për kuajt). Shpërthyen retë shih te SHPËRTHEJ. Treti (humbi) si re humbi fare nga sytë, u zhduk. U bë si re e bardhë mezi shquhej, mezi dallohej. Iku (erdhi, kaloi) si reja me breshër (me furtunë) iku me vrull me shpejtësi të madhe. Nuk bie reja (rrufeja) në hithra fj. u. mospërf. shih te HITH/ËR,~RA.
re II f. muz.
- Nota e dytë e shkallës muzikore; shenja për këtë notë. Nota re.
re III f.
- Nusja e shtëpisë; e reja. Ime re. Re e vjehërr.
re IV f. krahin.
- Fytyrë, pamje, çehre. Ka re të keqe.
re V f. vjet.
- Leje, urdhër. I dha re. Me re të tij.
re I f.
- Vajzë e re, vajzë në moshën e rinisë. Të rinj e të reja. Të rejat e skuadrës. Kampionati për të rejat.
- Anëtare e organizatës së rinisë. Të rejat e organizatës. Mbledhje me të rejat.
- Nusja e djalit (kundrejt prindërve të djalit), nusja e shtëpisë. E reja e djalit. Vjehrra me të renë.
- I bërtet së bijës ta dëgjojë e reja fj. u. e hedh fjalën për ta dëgjuar dikush tjetër, e thotë tërthorazi diçka, i bie pragut të dëgjojë dera.
re II f.
- kryes. Lajm, diçka që ka ndodhur kohët e fundit dhe që merret vesh, ngjarjet e fundit. Të rejat e ditës. Të rejat e fundit. Të rejat e shtypit (e gazetës). Mësoj (marr vesh) të rejat. Ç'të reja kemi? Ç'të re na solle? Ç'kemi ndonjë të re?
- kryes. Diçka që është zbuluar ose studiuar kohët e fundit, arritjet e fundit në një fushë të shkencës, të teknikës a të prodhimit. Të rejat e shkencës e të teknikës.
- vet. nj. Ajo që ka ardhur në jetë para pak kohësh, dukuri që sapo është shfaqur; diçka e re dhe përparimtare, ajo së cilës i përket e ardhmja; kund. e vjetra. E reja revolucionare (përparimtare). E reja në jetë (në art). Filizat e së resë. Lindja (fitorja) e së resë. Luftëtar (përfaqësues) i së resë. Mbrojtja (përkrahja) e së resë. Lufta e së resë me të vjetrën. Përqafoj (përhap) të renë. Jetoj me të renë. I hap rrugën së resë.