pelenë
Appearance
PELENË f.
- Shpargër. Pelena të bardha (të pastra, të lagura). Pelenat e foshnjës. E mbështolli me pelena. Lau (thau, hekurosi) pelenat.
- Është në pelena dikush a diçka përçm.
- a) është ende shumë i ri dikush, i ka buzët me qumësht, është ende në shpërgënj;
- b) porsa është formuar diçka, sapo është krijuar, sapo ka lindur. Ka gjetur pelena të buta ka rënë në rehati; ka gjetur vend të qetë, të rehatshëm a pa telashe.