[go: up one dir, main page]

Jump to content

pallto

Nga Wiktionary

PALLTO f.

  • 1. Veshje prej stofi të trashë, e gjatë deri në gju dhe me mëngë, e cila kopsitet përpara dhe mbahet sipër rrobave të tjera. Pallto e trashë (e leshtë, e lehtë). Pallto dimri. Pallto fëmijësh (grash, burrash). Stof për pallto. Veshi (hoqi) pallton. Qepi një pallto. Ngriti jakën e palltos.
  • 2. tek. Copë llamarine, e prerë në trajtë katërkëndëshi a trapezi, e cila përbën faqen anësore të një ene, të një kove etj. Palltoja e kovës (e kazanit, e enës).
  • E hoqi nga palltoja dikë e mori me zor dikë, e detyroi të shkojë me të. E kapi (e zuri) për palltoje dikë nuk e la të qetë dikë, deri sa ia plotësoi një punë a një kërkesë; nuk iu nda, iu qep.