[go: up one dir, main page]

Jump to content

leksik

Nga Wiktionary

LEKSIK m. gjuh.

  • 1. Tërësia e fjalëve që ka një gjuhë, një dialekt ose një e folme; fjalori. Leksiku i përgjithshëm (dialektor, krahinor). Leksiku i gjuhës shqipe. Leksiku i së folmes ... Pasurimi (pastrimi) i leksikut të shqipes. Shtresat e leksikut të shqipes. Kartoteka e leksikut të shqipes.
  • 2. Tërësia e fjalëve që përdoren në një fushë të caktuar të veprimtarisë shoqërore ose nga një rreth shoqëror i caktuar; tërësia e fjalëve që përdor një autor në veprën e tij, fjalori i një vepre. Leksiku i përditshëm (i zakonshëm). Leksiku profesional (terminologjik). Leksiku politiko-shoqëror (ushtarak, shkencor). Leksiku i fëmijëve. Leksiku i Naim Frashërit.