[go: up one dir, main page]

Jump to content

luspë

Nga Wiktionary

LUSPË f.

  • 1. Leskër e hollë dhe e vogël në lëkurën e disa zvarranikëve ose të disa kandrrave; leskër e rrumbullakët në lëkurën e peshqve, pare peshku. Luspat e gjarprit. Luspat e kandrrave. Luspat e peshkut. I hoqi (i qëroi) luspat.
  • 2. Cipë e hollë që mbulon kokrrat e disa perimeve, farat e disa bimëve ose thelpinjtë e disa frutave; lëkura e frytit të disa pemëve e perimeve; lëkura e jashtme, e thatë dhe petë-petë, që mbulon trungun ose degët e disa drurëve; leskër. Luspat e patates. Luspat e farave (e qiqrave). Luspa e thelpinjve të arrës. Luspë qepe. Luspë molle (dardhe). Luspat e lisit. Luspat e gështenjës. Luspat e degëve (e gjetheve).
  • 3. Diçka si cipë a petë e hollë dhe e vogël; copë e vogël, e hollë ose me majë të mprehtë, që shkëputet nga diçka e fortë, cifël; leskër. Luspë akulli. Luspë druri (guri). Luspat e dërrasës. Luspat e kalemit. I ka hyrë një luspë në sy (në dorë).
  • 4. fig. Mbulesë, cipë. Ia hoqi luspën idealiste (metafizike).